Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së 27-të. Dy ndeshjet më interesante të programit të ditës së shtune do të jenë mes Burnley e Arsenal dhe Brighton e Leicester City, përcjell KosovaPress. “Topçinjtë” do të kërkojnë sot fitoren kundër Burnley, ku nëse arrin të arkëtojë tre pikë të plota, do të afrohej në vetëm tri pikë ndaj kampionit aktual të Premier Ligës, Liverpool-it, që gjendet në pozitën e shtatë. Në anën tjetër, Leicester si mysafirë do t’i kërkojë me ngulm tri pikët në ndeshjes kundër Brighton, ku me rast fitoreje, do të lëviznin nga vendi i tretë në të dytin, pasi që “Dhelprat” ...
Komentet te Premier Liga angleze vazhdon me disa ndeshje interesante Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pas ndeshjeve hapëse të xhiros së 23-të, ku Besa e Pejës humbi në shtëpi kundër Trepçës ’89 me rezultat të ngushtë 1:2, dhe Ballkani mposhti Drenicën 2:1, Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje interesante. Prishtina pret në shtëpi skuadrën e Llapit dhe Arbëria do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Gjilanit, përcjell KosovaPress. Pas 23 xhirosh, tabelën e Superligës e kryeson skuadra e Ballkanit me 48 pikë, një më shumë se vendi i dytë Drita, dhe katër më shumë se vendi i tretë, Prishtina. Në zonën e rrezikut gjenden dy skuadrat, Drenica dhe Besa. Drenica gjendet në vendin e nëntë me 24 pikë, kurse Besa si ...
Komentet te Superliga e Kosovës, vazhdon xhiro e 23-të Janë të Mbyllura
Një kasafortë me armë është vjedhur në një dyqan në sheshin “Njazi Ademi” në Viti. Në dyqanin i cili merret me shitjen e armëve, veç armëve 10-12 armëve janë vjedhur edhe rreth 3-4 pako me municion 9mm. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në këtë dyqan armësh. Pas raportimit të pronarit, policia kanë nisur hetimet rreth kësaj vjedhje. “Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan i cili merret me shitjen e armëve. Sipas pronarit të lokalit, është vjedhur një kasafortë ne të cilën kanë qenë të vendosura rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako me municion ...
Komentet te Vidhet kasaforta me armë dhe pako municioni në Viti Janë të Mbyllura
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se pavarësisht sulmeve të gjithanshme askush nuk mund të zbehë luftën e UÇK-së. I shoqëruar nga bashkepartiakë, ai bëri homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Limaj u shpreh se një komb që nuk ka mirënjohje për të kaluarën e tij rrezikon të ardhmen e tij. Ai tha se duke nderuar Adem Jasharin dhe familjen e tij nderojmë të gjithë dëshmorët e rënë në luftën për lirinë e Kosovës. Limaj: Nderojmë veprën e familjes Jashari Video “Si çdo vit në këtë datë, gjithë kombi shqiptar vjen këtu për të nderuar lavdinë, sakrificën, përkushtimin e komandantit legjendar (Adem Jashari), sakrificën e ...
Komentet te Limaj nga Prekazi: Askush nuk mund ta zbehë luftën e UÇK-së Janë të Mbyllura
Është zhdukur një e mitur në Hajvali të Prishtinës. Babai i saj ka raportuar të premten në Polici se e bija e tij pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer më në shtëpi dhe se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj. Për çka Policia e Kosovës thonë se janë duke e hetuar rastin. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KosovaPress ...
Komentet te Zhduket një e mitur në Hajvali, babai thotë se vajza pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer më Janë të Mbyllura
Në Gjakovë janë arrestuar pesë persona me dyshimin për prostitucion. Deri te arrestimi erdhi pas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se arrestimet kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes dhe të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt Fillimisht tre persona u arrestuan rreth orës 20:00 në rrugën “Gasper Karaqi”. “Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar ...
Komentet te Arrestohen pesë persona për prostitucion në Gjakovë Janë të Mbyllura
Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bëhen homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga përfaqësues të institucioneve, të partive politike, ambasadorë të akredituar në vendin tonë si dhe qytetarë. Kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, nderoi veprën e Jasharajve duke thënë se ata u sakrifikuan që ne sot të jetojmë dhe të punojmë në liri. Suma: Jasharajt u sakrifikuan që ne të jetojmë e të punojmë të lirë Video “Sot me bashkëpunëtorë, me zyrtare komunal, me ish-ushtarë të UÇK-së, kryetarin e familjes së dëshmoreve, të burgosurve politikë, si çdo vit kemi ardhur për të nderuar veprat, sakrificën e komandantit ...
Komentet te Suma: Jasharajt u sakrifikuan që ne sot të jetojmë të lirë Janë të Mbyllura
Në 23 vjetorin e rënies së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe manifestimit Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sot në Prekaz është hapur ekspozita e fotografit Sefer Aliqkaj. Janë 15 fotografi që janë realizuar në stinë të ndryshme të kompleksit memorial “Adem Jashari” dhe të kullave të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt. Autori i kësaj ekspozite Sefer Aliqkaj, tha se kjo është ekspozita e tij e dytë që e realizon në Prekaz. Aliqkaj: Ekspozita është me 15 fotografi Video “Me rastin e 23 vjetorit të rënies së familjes Jashari unë e kam hapur ekspozitën time të radhës. Ekspozita është me 15 fotografi të cilat i kam ...
Komentet te Në Prekaz hapet ekspozita me fotografi të kullave të Jasharëve Janë të Mbyllura
Gjashtë persona vdiqën dhe më shumë se 30 u plagosën në një aksident që përfshinte një autobus ukrainas në Poloninë juglindore, thanë shërbimet lokale të shpëtimit mjekësor. Agjencia shtetërore e lajmeve PAP njoftoi se autobusi kishte 57 persona dhe gjatë natës kishte rënë në një hendek, raporton Reuters, shkruan Ora News. Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale, ndërsa zëdhënësi i shërbimeve lokale konfirmoi se autobusi po udhëtonte për në Ukrainë. “Pasagjerët ishin duke fjetur kur ndodhi aksidenti, shumica nuk ishin të lidhur me rripa sigurie, kështu që u plagosën rëndë. Ata ishin kryesisht të rinj që po ktheheshin në shtëpi,” tha zëdhënësi duke shtuar se në bord nuk kishte ...
Komentet te Përplaset autobusi ukrainas në Poloni, vdesin 6 persona, lëndohen 57 Janë të Mbyllura
Edhe sot tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po bëhen homazhe për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari. Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në këtë kompleks bëri homazhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni. Bashkë me Qunin për homazhe ishte edhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama. Homazhe bënë edhe përfaqësues tjerë nga partitë politike dhe shoqatat e dala nga lufta/KosovaPress ...
Komentet te Quni e Rama bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” Janë të Mbyllura