Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Facebook mbylli llogari ruse që mashtronin lidhur me Navalny-n

Rajoni dhe Bota
Rusia të enjten kërkoi një shpjegim nga Facebook pasi gjiganti i mediave sociale tha se, “këto llogari kishin dalë nga shinat në një fushatë për të mashtruar rusët që protestonin për arrestimin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny”. Facebook, tha se sistemet e tij të automatizuara zbuluan dhe çaktivizuan 530 llogari në Instagram, duke i lënë për t’u përdorur në fushatën kundër protestuesve që dolën në rrugë në Rusi pas arrestimit të Navalny në mes të janarit. Rusët reaguan duke dërguar një letër drejt Facebook-ut. “Roskomnadzor i ka dërguar menaxhmentit të Facebook një letër që përmban një kërkesë për të siguruar listat e llogarive në të cilat aksesi ka qenë ...
Komentet te Facebook mbylli llogari ruse që mashtronin lidhur me Navalny-n Janë të Mbyllura

​Ambasadori amerikan për arrestimin e 8 zyrtarëve policorë: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett është deklaruar rreth arrestimeve të tetë zyrtarëve policorë të Kosovës me dyshimin për kryerjen e disa veprave penale. Kosnett thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, duke theksuar edhe se është inkurajuese kur institucionet reagojnë pas raportimeve të qytetarëve. “Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot duke falënderuar qytetarët e guximshëm, Inspektorati policor ka arrestuar tetë zyrtarë policorë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues një vjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Është inkurajuese të shohësh institucionet që reagojnë pas raportimeve të qytetarëve dhe duke vepruar në raportin e një qytetari dhe duke i mbajtur ...
Komentet te ​Ambasadori amerikan për arrestimin e 8 zyrtarëve policorë: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin Janë të Mbyllura

Lumezi: Një vit më parë nisen hetimet për arrestimin e 8 zyrtarëve policorë

Lajme
Tetë zyrtarë policorë të Kosovës, dy nga ta femra dhe një i komuniteti serb janë arrestuar në mëngjesin e së premtes e që po ngarkohen me veprat penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”. Gjatë bastisjes në tri lokacione në Prishtinë, në lagjen “Taslixhe”, “Bardhosh” dhe “Stacionin e Policisë së Jugut”, janë konfiskuar nëntë telefon celularë, një veturë dhe dokumente të cilat do të shërbejnë për hetimin e mëtejmë të rastit. Kështu u bë e ditur në ...
Komentet te Lumezi: Një vit më parë nisen hetimet për arrestimin e 8 zyrtarëve policorë Janë të Mbyllura

OAK realizon fazën e dytë të projektit-Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës së shkaktuar nga Covid-19

Lajme
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në kuadër të implementimit të projektit lidhur me efektet e pandemisë në ekonominë e vendeve të rajonit, së bashku me bashkëpunëtorët Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut të Vlorës realizuan aktivitetin e dytë në kuadër të këtij projekti të financuar nga Ëestern Balkans Fund. Sipas një komunikate të OAK, qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi lidhur me të gjeturat e hulumtimit të përbashkët të realizuar për menaxhimin e situatës me pandeminë dhe efektet e saj në vendet e rajonit. “Gjithashtu partnerët u dakorduan lidhur me hapat e mëtutjeshëm rreth fazës përmbyllëse të këtij projekti, ...
Komentet te OAK realizon fazën e dytë të projektit-Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës së shkaktuar nga Covid-19 Janë të Mbyllura

Njoftim shtesë (Video

Lajme
Mbahet turniri në futsall për nder të Epopesë së UÇK-së (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00) Do të ketë video/KosovaPressDielliNews ...
Komentet te Njoftim shtesë (Video Janë të Mbyllura

​Dosja në rastin e Mustafës do të kalojë të trupi gjykues më 30 prill

Lajme
Mbrojtja e Salih Mustafës pritet të qëndrojë në Kosovë nga mesi i marsit deri më 5 prill me qëllim të mbledhjes së provave për t’u përballur në rastin gjyqësor ku ish-komandanti i UÇK-së po akuzohet nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. Në konferencën e sotme mbi çështjen e Mustafës, të mbajtur në Dhomat e Specializuara në Hagë, prokuroria bëri të ditur se është e gatshme për fillimin e procesit gjyqësor, ndërsa nga gjyqtari u tha se kalimi i dosjes së çështjes të trupi gjykues pritet të ndodh më 30 prill. Në përfundim të seancës së sotme, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka bërë të ditur urdhrin se ...
Komentet te ​Dosja në rastin e Mustafës do të kalojë të trupi gjykues më 30 prill Janë të Mbyllura

Kategorizimi i ri, 14 komuna në zonë të kuqe

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Gjilani, Gjakova, Kamenica, Zubin Potoku dhe Kllokoti kanë kaluar në zonën e kuqe, ndërsa në këtë zonë mbesin edhe Prishtina, Fushë Kosova, Peja, Gjilani, Obiliqi dhe Lipjani duke u bërë gjithsej 14 komuna. Shtimja, Istogu, Deçani, Rahoveci, Prizreni, Novobërda, Suhareka dhe Kaçaniku janë komunat që këtë javë kalojnë në zonën e verdhë, ndërsa në të njëjtën zonë mbesin edhe Vushtrria, Podujeva, Ferizaj, Vitia, Graçanica dhe Prizreni, duke u bërë ...
Komentet te Kategorizimi i ri, 14 komuna në zonë të kuqe Janë të Mbyllura

Hoti: Mësimdhënësit janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid 19

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në kryeqytet, me rastin e 7 marsit “Ditën e Mësuesit”. Duke u shprehur falënderues ndaj tyre, Hoti tha se mësimdhënësit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që nxënësit mos të mbesin prapa në mësime. Ai bëri të ditur se në bazë të evidencave javore që i marrin, mësimdhënësit në gjithë Kosovën janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid-19. Hoti: Mësimdhënësit i kanë vlerësimet më të larta Video: “Ka qenë një vit sfidues në gjitha drejtimet dhe mënyra si kemi arritur me organizu mësimin me këto modalitetet e ndryshme është bërë një punë e jashtëzakonshme që ...
Komentet te Hoti: Mësimdhënësit janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid 19 Janë të Mbyllura

Shtatë të vdekur dhe 564 raste me COVID-19

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 564 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve ...
Komentet te Shtatë të vdekur dhe 564 raste me COVID-19 Janë të Mbyllura

​BB mbështet familjet nevojtare me materiale mësimore për fëmijët

Lajme
Fëmijëve nga komunitetet e pakicë dhe familjeve nevojtare në Kosovë u janë siguruar libra, lojëra dhe aktivitete të tjera të mësimit në shtëpi, me dorëzimin e rreth 1500 pakove për fëmijë të moshës 0-7 vjeç, si pjesë e mbështetjes së Bankës Botërore për përgjigjen e Kosovës ndaj pandemisë së COVID-19. Sipas një komunikate të BB-së, këto aktivitete të mësimit në shtëpi janë duke u plotësuar me video mësime të prodhuara rishtazi, të cilat do të transmetohen çdo ditë përmes një platforme të dedikuar online, disa TV stacioneve lokale dhe mesazheve SMS për afro 50,000 familje në Kosovë, si pjesë e financimit urgjent për COVID-19 për mbështetjen e zhvillimit gjatë fëmijërisë ...
Komentet te ​BB mbështet familjet nevojtare me materiale mësimore për fëmijët Janë të Mbyllura