Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri. 21 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit. Numrin më të lartë e ka Tirana, me 9 viktima, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja pozitive në 3308 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 ...
Komentet te Edhe 21 viktima nga Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 3.701 teste të kryera janë regjistruar 722 raste të reja me Covid-19, respektivisht incidencë prej 20%. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 186 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 9 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 106.832 raste, prej të cilëve 94.461 janë shëruar, kurse 3.185 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 9.186 raste aktive./KosovaPress ...
Komentet te Nëntë viktima dhe 722 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni Janë të Mbyllura
Ritmi i administrimit të vaksinave në SHBA vazhdon të përmirësohet në secilën ditë, duke e sjellë vendin më afër imunitetit të tufës. Këtë javë, presidenti amerikan Joe Biden tha se vendi do të ketë vaksina të mjaftueshme për çdo të rritur deri në fund të muajit maj. Si rrjedhojë, një analizë e CNN e të dhënave federale tregon se imuniteti i tufës ka gjasa të mos jetë edhe shumë larg. Me ritmin aktual prej rreth 2 milionë dozave në ditë – mesatarja e shtatë ditëve të fundit të dozave të administruara, të cilat u raportuan nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – SHBA-ja mund ta arrijë imunitetin ...
Komentet te SHBA-ja mund ta arrijë imunitetin e tufës deri në verë Janë të Mbyllura
Në nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është mbajtur akademi përkujtimore në të cilën u kujtua sakrifica e familjes Jashari në betejën e 5,6 dhe 7 Marsit në Prekaz. Aty, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se duhet bërë të gjithë bashkë për të vulosur Pavarësinë e Kosovën në kufijtë e 17 Shkurtit. Duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Osmani tha se duhet vazhduar rrugën e nisur nga ta për një shtet të fortë. Osmani bëri thirrje për unitet për, siç tha ajo, çështjet me rëndësi kombëtare. Osmani: Përpjekja për atdheun nuk është përmbyllur me shpalljen e Pavarësisë së ...
Komentet te Në shënimin e Epopesë bëhet thirrje për bashkim të spektrit politik në çështjet me rëndësi për Kosovën Janë të Mbyllura
Sot u mbajt akademia solemne me rastin e manifestimin shtetëror Epopeja e UÇK-së. Në këtë manifestim, mori pjesë edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka theksuar se Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. “Në këtë ditë të shënuar, përulemi para heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Ne u jemi borxhli të rënëve, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej. Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt. Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin ...
Komentet te Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri Janë të Mbyllura
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar opozitës pjesëmarrje në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti departizimin e administratës dhe pavarësimin e sistemit gjyqësor. Por, kreu i Qeverisë maqedonase, ka thënë se për këtë gjë duhet të ketë me kë të bisedojë, pasi për një çështje të tillë, siç ka thënë ai, nuk ka besim te lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zaev ka thënë se për propozimin e tij do të hapë debat edhe brenda partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate. “Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për qeveri të përbashkët, qeveri me opozitën. Por të ketë person ...
Komentet te Zaev fton opozitën në qeveri Janë të Mbyllura
“Djajtë e Kuq” të gatshëm t’i besojnë Dean Henderson. Manchester United thuhet se mund të shesë portierin spanjoll David De Gea, raporton “The Sun”. Dean Henderson pritet që të jetë zgjedhja ideale si portier i parë nga sezoni i ardhshëm, dhe De Gea mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror, përcjell KosovaPress. 30 vjeçari ka bërë 24 paraqitje këtë sezon në Premier Ligën angleze, duke e mbajtur portën e paprekur nëntë herë për Manchester United./KosovaPress ...
Komentet te Manchester United mund të shesë De Gean Janë të Mbyllura
Në Karaçevë, në vendin ku kohë më parë u rrënuan kazinotë ilegale, filluan sërish ndërtimet, ndërtime këto të cilat nuk kishin leje nga autoritetet lokale. Pikërisht për këtë arsye, të mungesës së lejes së ndërtimit, sot Inspekotrati i Komunës së Kamenicës, bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërprerë punimet. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit të Komunës së Kamenicës, Zotrim Kastrati. “Janë ndërprerë punimet të ndërtimeve në Karaçevë, kjo për shkak se nuk kanë leje ndërtimi”, tha Kastrati për KosovaPress. Kujtojmë që kazinotë ilegale u rrënuan më 19 shtator të vitit të 2020, në një aksion të gjerë të Policisë së ...
Komentet te Ndërpriten punimet në vendin ku u rrënuan kazinotë në Karaçevë Janë të Mbyllura
Federata e Boksit e Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e rregullt të punës dhe zgjedhor, ku është zgjedhur kryetari i ri, nënkryetarët dhe anëtarët e bordit. Sipas një njoftimi të Federatës, kuvendi u përfaqësua nga gjithsejtë 22 klube dhe 44 delegat plus 3 delegat nga tri shoqatat, gjyqtarëve, trajnerëve, delegatëve gjithsejtë 47 delegat me të drejt vote. Prezent për të vëzhguar procesin nga afër ishte edhe sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj./KosovaPress ...
Komentet te Enver Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i Federatës së Boksit Janë të Mbyllura
Në Akademinë Përkujtimore në shënim të përvjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani bëri thirrje për unitet për, siç tha ajo t’i dalë zot Republikës së Kosovës. Duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari, ajo tha se komandanti Adem Jashari ishte i bindur se pa një rezistencë të armatosur liria ishte e paarritshme. “Nuk ishte fundi i komandantit, ky ishte përjetësimi i tij dhe familjes Jashari në themelet e shtetit të Kosovës. Ata mbrojtën identitetin dhe nuk pranuan të nënshtrohen. Ata e mbrojtën shtëpinë sepse ajo sikurse shteti është territor sovran për të cilin flijohet edhe jeta. Obligohemi që rrugën e nisur atëherë ta ...
Komentet te Osmani: Të bëhemi bashkë për t’i dalë zot republikës sonë Janë të Mbyllura