Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Juventus-Lazio, ndeshja kryesore në Serie A

Sport
Liga italiane e njohur ndryshe edhe si Serie A, vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros 26-të. Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të jetë mes kampionit italian Juventus dhe skuadrës së Lazios, përcjell KosovaPress. Pas 24 xhirosh, Juventus gjendet në vendin e tretë në tabelë, me 14-të fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 49 pikë, 10-të më pak se vendi i parë Interi, dhe katër pikë më pak se vendi i dytë Milani. Në anën tjetër, skuadra e Lazios pas 24 ndeshjeve, ka 13-të fitore, katër barazime dhe shtatë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e shtatë, me gjithsej 43 pikë. Më poshtë ...
Komentet te Juventus-Lazio, ndeshja kryesore në Serie A Janë të Mbyllura

Liria e Kosovës, meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari

Lajme
Në ditën e dytë të manifestimit gjithëpopullor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ata vlerësojnë se lirinë që sot e gëzon Kosova është meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari. Qytetari Fadil Sadiku, tha se liria që sot e gëzojnë është meritë e familjes Jashari. Sadiku: Sakrifica e familjes Jashari është e shenjtë VIDEO “Sakrifica e familjes Jashari është e shenjtë, ka filluar prej datës 5, 6 dhe 7 mars, tri ditë efanziva ka zgjatur. 22 anëtarë të familjes janë shkuar të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të Hamëz Jasharit, e 55 ...
Komentet te Liria e Kosovës, meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari Janë të Mbyllura

Qeveria Kurti 2 pritet të betohet deri në fund të marsit, Haxhiu: Po diskutohen emrat e ministrave

Lajme
Qeveria Kurti 2 pritet që të betohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri në fund të këtij muaji. Lëvizja Vetëvendosje, që e vetme siguroi 58 mandate, ka nisur komunikimet me subjektet e komuniteteve pakicë joserbe për të siguruar 61 votat e nevojshme, ndonëse dy deputetë tashmë kanë shprehur publikisht gatishmërinë për të votuar qeverinë e re. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë për KosovaPress, beson se presidentja në detyrë Vjosa Osmani nuk do të humbasë kohë dhe do të thërrasë seancën e parë të legjislaturës së tetë e gjithashtu do të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të LVV-së, që në këtë ...
Komentet te Qeveria Kurti 2 pritet të betohet deri në fund të marsit, Haxhiu: Po diskutohen emrat e ministrave Janë të Mbyllura

Papa Françesku takon klerikun e fuqishëm në Irak

Rajoni dhe Bota
Papa Françesku po zhvillon një takim simbolik me një nga figurat më të fuqishme në Islamin Shia në ditën e dytë të udhëtimit të tij historik në Irak. Është udhëtimi i parë ndërkombëtar i Papës që nga fillimi i pandemisë dhe vizita e parë papnore në Irak. Covid-19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë udhëtimin më të rrezikshëm të Papës deri më tani, raporton BBC, shkruan Ora News. Udhëheqësi 84-vjeçar i kishës katolike më herët u tha gazetarëve se ai ndjehej “i detyruar” të bënte udhëtimin “emblematik”, gjatë së cilit do të vizitonte disa vende në Irak. Bisedimet e Papës me klerikun kryesor Shia 90-vjeçar ka të ngjarë ...
Komentet te Papa Françesku takon klerikun e fuqishëm në Irak Janë të Mbyllura

Bayern Munich-Borussia Dortmund, formacionet e mundshme

Sport
Bayern Munich pret në shtëpi Borussia Dortmundin në derbin e njohur ndryshe edhe si “Der Klassiker”, ku mysafirët do të tentojnë të sigurojnë fitoren e tretë radhazi, që t’i mbajnë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve. Kurse, kampioni i Bundesligas Bayerni, duhet të evitojë humbjen në “Allianz Arena”, që ta sigurojnë vendin e parë të tabelës, ku ndiqen nga skuadra e RB Leipzig, që ka dy pikë më pak se “Bavarezët”. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, të dy skuadrat kanë nga katër fitore, një barazim dhe një humbje, përcjell KosovaPress. Për Bayernin në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Corentin Tolisso, Douglas Costa, Alexander ...
Komentet te Bayern Munich-Borussia Dortmund, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

​Rama: Italia është engjëlli mbrojtës i Shqipërisë

Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj. Gjatë fjalës së tij në këshillin Rajonal të Pulias, ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe kreu i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Rama e konsideroi Italinë si engjëllin mbrojtës të Shqipërisë. Rama nga aty theksoi se kanë ndodhur shumë ndryshime të mirën e Shipërisë gjatë 30 viteve. Kryeministri mori nga Emiliano çmimin mirënjohës “Rrënja e Pulias”, që i jepet vetëm puliezëve, por që kreu i Pulias theksoi se Rama është një puliez me shtetësi shqiptare. “Nuk e di a e meritoj gjithë ...
Komentet te ​Rama: Italia është engjëlli mbrojtës i Shqipërisë Janë të Mbyllura

​Bekim Jashari bën homazhe te memoriali i dëshmorëve në Marinë

Lajme
Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në nderim të Epopesë së UCK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë. Jashari në homazhet që bëri në Marinë ishte i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, drejtorët dhe nga punonjës të tjerë të Komunës së Skenderajt. Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jashari bëri homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz./M.Duraku/KosovaPress ...
Komentet te ​Bekim Jashari bën homazhe te memoriali i dëshmorëve në Marinë Janë të Mbyllura

“Kundër patriarkatit që vret” të hënën marsh në Prishtinë

Lajme
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, do të realizojë marshin të hënën më 8 mars, nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera. Krejt kjo ka për qëllim të kthejë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet. Të gjitha gratë që u vranë si pasojë e dhunës do të përkujtohen edhe më 8 mars dhe do të kërkohet drejtësi për të gjitha rastet. Nga sheshi “Zahir Pajaziti” në ...
Komentet te “Kundër patriarkatit që vret” të hënën marsh në Prishtinë Janë të Mbyllura

Lladrovci në Prekaz: Përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme të familjes Jashari

Lajme
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,bashkë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. Kryetari Lladrovci është shprehur se përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme të Jasharajve legjendar, për çlirimin e Kosovës. Shkrimi i plotë i tij në facebook: Në vijim të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë vendit ku prehen Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt e pavdekshëm së bashku me Kryetarin Bekim Jasharin dhe përfaqësuesit e komunës së Drenasit dhe Skenderajt. Gjithmonë përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme ...
Komentet te Lladrovci në Prekaz: Përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme të familjes Jashari Janë të Mbyllura

​Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri

Lajme
Një person është gjetur i vdekur në një pusetë në oborrin e tij në Vushtrri. Për përmbysjen e tij në pusetë, është raportuar në polici nga një familjare e të ndjerit. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku edhe vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion “Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të ...
Komentet te ​Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri Janë të Mbyllura