Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Grabitje me maska anti-covid në Prishtinë

Lajme
Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë. Sipas viktimës mashkull kosovar, dy të dyshuar meshkuj me maska anti covid, kanë hyrë në banesën e tij dhe përmes kanosjes duke e mbështetur viktimën për muri kanë arritur t’i marrin para të gatshme dhe dokumente personale. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime./KosovaPress ...
Komentet te Grabitje me maska anti-covid në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Nis gjyqi për vrasjen e George Floyd, 4 policë nën akuzë

Rajoni dhe Bota
Përzgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj ish policit të bardhë Derek Chauvin, i akuzuar për vrasje pa paramendim për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, do të fillojë të hënën. Videot e incidentit në Mineapolis majin e kaluar shkaktuan protesta në të gjithë botën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan njofton se gjyqi pason përvjetorin e një incidenti tjetër të profilit të lartë të tensioneve racore në Los Anxhelos 30 vjet më parë. Polici i pushuar nga puna u pa në një video të gjatë gati 9 minuta me gjurin e tij në qafën e afrikano-amerikanit George Floyd, i cili vdiq në duart e policisë. Oficeri, Derek Chauvin, akuzohet për ...
Komentet te ​Nis gjyqi për vrasjen e George Floyd, 4 policë nën akuzë Janë të Mbyllura

Moti këtë të diele në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime të vazhdueshme dhe vranësira kalimtare, ndërkohë që në skajin jugor parashikohet të ketë edhe reshje shiu. Në pjesën e dytë të ditës situata do të përmirësohet. Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në orët e para të mëngjesit dhe do të rriten në mesditë duke u luhatur në vlerat -2 deri në 16 gradë celsius. Era pritet të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h, raporton Meteoalb, duke krijuar dallgëzimin 2-3 ballë në det./KosovaPress ...
Komentet te Moti këtë të diele në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Festivali i Sanremos, shqiptari Ermal Meta merr vendin e 3

Rajoni dhe Bota
Në një mbrëmje të gjatë ku gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tretë në edicionin e 71 të Sanremos me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’, e cila shumë e pëlqyer nga publiku. Maneskin janë fituesit e edicionit të 71 të festivalit Sanremo. Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio fituan me këngën ‘Zitti e buona’. Në vendin e dytë u rëndit Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’. Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarët big, ndërkohë që kënga e Ermal Metës ishte një nga këngët pretendente për çmimin e parë. ...
Komentet te ​Festivali i Sanremos, shqiptari Ermal Meta merr vendin e 3 Janë të Mbyllura

​Moti gjatës javës që vjen

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore. Sipas institutit, reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet nw njoftim./KosovaPress ...
Komentet te ​Moti gjatës javës që vjen Janë të Mbyllura

​7 marsi, festa shqiptare e mësuesit

Lajme
Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si ...
Komentet te ​7 marsi, festa shqiptare e mësuesit Janë të Mbyllura

​Moti sot në Kosovë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht me diell por i ftohtë. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. “Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te ​Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura

​72.500 persona me Covid-19 që nga rastet e para në Kosovë

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 72.500 raste nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.640 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve ...
Komentet te ​72.500 persona me Covid-19 që nga rastet e para në Kosovë Janë të Mbyllura

​Epopeja e UÇK-së përfundon me natën e zjarreve

Lajme
Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfundon sonte me natën e zjarreve në Prekaz. Manifestimi nisi më 5 mars, ku fillimisht në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore iu kushtua Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Po në të njëjtën ditë janë mbajtur seanca solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare, si dhe është mbajtur parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. 6 marsi ka nisur me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz ...
Komentet te ​Epopeja e UÇK-së përfundon me natën e zjarreve Janë të Mbyllura

​Qeveria për katër muaj kishte të hyra 703.2 milionë euro, shpenzoi 817.1 milionë euro

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhet se shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit të vitit 2020 ishte 703.2 milionë euro. Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katërt (TM4) 2020. “Shuma e të hyrave të Qeverisë në TM4 2020 ishte 703.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 52.2% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Shuma e shpenzimeve të Qeverisë në TM4 2020 ishte 817.1 milionë ...
Komentet te ​Qeveria për katër muaj kishte të hyra 703.2 milionë euro, shpenzoi 817.1 milionë euro Janë të Mbyllura