Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​WhatsApp sfidon Zoom dhe Skype?!

Lajme
Kompania “WhatsApp” sfidon kompanitë “Zoom” dhe “Skype” duke realizuar telefonata dhe video thirrje të disponueshme edhe në versionin për kompjuterat, në një periudhë në të cilën ka pasur një bum thirrjesh për shkak të pandemisë Covid-19. Funksioni është aktiv për bisedat, por në të ardhmen do të shtrihet në grupe. Kompania shpjegon në një postim zyrtar: “Në vitin e fundit kemi parë një rritje të fortë të thirrjeve në WhatsApp, shpesh edhe për biseda të gjata. Në 31 dhjetorin e kaluar kemi regjistruar rekordin për numrin më të madh të thirrjeve të bëra në një ditë me 1,4 miliardë e thirrjeve zanore dhe video. Meqenëse shumë njerëz janë ende larg ...
Komentet te ​WhatsApp sfidon Zoom dhe Skype?! Janë të Mbyllura

Shmangni plakjen duke ndjekur këto hapa

Lifestyle
Një studimi i ri i ndërmarrë në 4 shtete nga Këshilli Evropian i Informacionit rreth ushqimit, ka zbuluar se dieta mesdhetare, e cila më herët është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerin, mund të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme faktorët që kanë lidhje me procesin e plakjes. Të ngopur nga studimet dhe dietat e shumta me synim rënien në peshë, sajti i ri Vox u konsultua me 60 studime të lidhura me humbjet në peshë dhe foli me 9 ekspertë duke konkluduar se ‘ajo çfarë hani dhe në ç’sasi ka impakt më të madh në fizikun tuaj se sa ushtrimet ...
Komentet te Shmangni plakjen duke ndjekur këto hapa Janë të Mbyllura

Pas gabimit, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Sport
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës së Arsenalit. “Më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i irrituar sa të gjithë ju” shkruan Xhaka. Gabimi i mesfushorit shqiptar, i ka kushtuar me gol skuadrës së tij, Arsenal. “Topçinjtë” barazuan 1:1 me Burnleyn në xhiron e 27-të të Premier Leagues. Pierre-Emerick Aubameyang kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 6-të, para se Granit Xhaka në minutën e 39-të të godiste me top Chris Wood dhe topi nga ai të përfundonte në rrjetën e Bernd Lenos. Në tabelë, pas 27 ndeshjeve Arsenali është i dhjeti me vetëm 38 ...
Komentet te Pas gabimit, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit Janë të Mbyllura

​2.301 raste të reja dhe 41 vdekje nga COVID-19 në Greqi

Rajoni dhe Bota
Greqia konfirmoi sot 2 301 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 14 u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Deri më tani, Greqia ka një total të konfirmuar prej 203 978 rastesh me SARS-CoV-2, Sipas të dhënave të konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 72 prej tyre janë të lidhura me ardhjet nga jashtë dhe 3 231 me raste tashmë të regjistruara. Gjithashtu, në vend u raportuan edhe 41 vdekje të tjera në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit, numri total i të cilave ka arritur në 6 705. Numri i pacientëve të ...
Komentet te ​2.301 raste të reja dhe 41 vdekje nga COVID-19 në Greqi Janë të Mbyllura

​Bayern kryeson garën për Koulibaly

Sport
“Bavarezët” po mendojnë për përforcime në repartin e mbrojtjes. Gjiganti gjerman Bayern Munich është duke kryesuar garën që ta transferojë mbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly, raporton “Il Mattino”. Shuma që e kërkonte Napoli për qendërmbrojtësin tani është përgjysmuar në 45 milionë euro, dhe “Bavarezët” po kërkojnë të përforcojnë më shumë repartin defansiv, përcjell KosovaPress. Për Koulibaly, interesim serioz kanë shprehur edhe gjigantët anglez Liverpool e Manchester United, por Bayerni e dëshiron me çdo kusht transferimin e senegalezit./KosovaPress ...
Komentet te ​Bayern kryeson garën për Koulibaly Janë të Mbyllura

​Kapen rreth 200 kg lëndë narkotike në Maqedoni

Rajoni dhe Bota
Gjatë ditës së sotme policia e Maqedonisë së Veriut, ka zhvilluar një operacion anti-drogë, ndërsa janë kryer disa bastisje. Operacioni është zhvilluar në rajonin e Gjevgjelisë, ndërsa sipas informacioneve të para janë kapur rreth 200 kilogramë lëndë narkotike. Burime thonë se ende vazhdojnë masat policore. Sipas të dhënave fillestare aksioni ka të bëj me shpërbërjen e një grupi për të cilin autoritetet po punojnë prej kohësh, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të shpërndarjes së drogës. Jozyrtarisht mësohet se në grupi është i përbërë nga njerëz me ndikim në këtë rajon./Alsat/KosovaPress ...
Komentet te ​Kapen rreth 200 kg lëndë narkotike në Maqedoni Janë të Mbyllura

​Gjermania merr pacientë me Covid-19 nga Sllovakia

Rajoni dhe Bota
Shteti perëndimor gjerman i North Rhine-Westphalia ka rënë dakord të marrë pacientë me COVID-19 nga Sllovakia, tha sot një diplomat i lartë i Bratislavës. “Sllovakia falënderon Gjermaninë dhe shtetin federal të North Rhine-Westphalia për pranimin e pacientëve sllovakë COVID-19 për trajtim urgjent në spitalet e tyre”, shkroi ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok në Twitter. Një aeroplan mjekësor me pacientë pritet të zbresë në qytetin e Dortmundit sot në mbrëmje vonë. Me qëllim lehtësimin e presionit mbi sistemin e kujdesit shëndetësor sllovak gjatë valës së tij të tretë të COVID-19, vendet fqinje kanë ofruar ndihmë për vendin malor të BE-së. Pacientët e parë sllovakë u transferuan në një spital në ...
Komentet te ​Gjermania merr pacientë me Covid-19 nga Sllovakia Janë të Mbyllura

​23 641 raste dhe 307 viktima nga COVID-19 në Itali

Rajoni dhe Bota
Ekziston një shqetësim i madh përsa i përket evolucionit të pandemisë, që kërkon rritjen e masave në të gjithë territorin kombëtar dhe zvogëlimin e ndërveprimeve fizike dhe lëvizshmërisë, vlerësoi sot Komiteti Teknik Shkencor në një procesverbal për pandeminë COVID-19. Në Itali u regjistruan 23 641 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çojnë totalin e tyre, që nga fillimi i urgjencës, në 3 046 762. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë raportojnë edhe për 307 viktima shtesë, për një total prej 99 578 vdekjesh. Shkalla e pozitivitetit është 6,6%, e rritur me +0,3% që nga dje. Aktualisht, ka 2 571 pacientë në kujdes intensiv për Covid ...
Komentet te ​23 641 raste dhe 307 viktima nga COVID-19 në Itali Janë të Mbyllura

​Juventus synon Agueron

Sport
Sulmuesi argjentinas mund të largohet si lojtar i lirë nga sezoni i ardhshëm. Gjiganti italian Juventus është duke e konsideruar një lëvizje për sulmuesin e Manchester City-t Sergio Aguero, raporton “Sport Mediaset”. Kontrata e argjentinasit do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe skuadra nga Serie A dëshiron ta përforcojë më shumë repartin e mbrojtjes, duke e menduar një partneritet mes Cristiano Ronaldos e Sergio Agueros, përcjell KosovaPress. Aguero kaloi nga radhët e Atletico Madridit tek skuadra e Manchester City-t, në qershor të vitit 2011. Që nga ajo kohë, 32 vjeçari ka 269 paraqitje në Premier Ligë, së bashku me 180 gola dhe 54 asistime./KosovaPress ...
Komentet te ​Juventus synon Agueron Janë të Mbyllura

​Moti nesër në Kosovë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht me diell por i ftohtë. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. “Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim/KosovaPress ...
Komentet te ​Moti nesër në Kosovë Janë të Mbyllura