Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​ShSKUK: Sejdullah Hoxha mbi 40 vjet kontribuoi në sistemin shëndetësor

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së Prof. Sejdullah Hoxha, duke thënë se ai me punën e tij në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, dëshmoi angazhim, sinqeritet, profesionalizëm dhe mbi të gjitha, përkrahjen e tij për kolegët në ngritjen profesionale. ShSKUK në një telegram ngushëllimi, ka theksuar se mbi 40 vjet të punës së tij dhe pas pensionimit, ai vazhdoi të mbetet në shërbim të pacientëve, studentëve dhe specializantëve dhe specialistëve të rinj, që kishin nevojë për përkrahjen e tij. “Profesori gjatë punë së tij në klinikë ka kontribuar shumë në ngritjen dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore, për çka do t’i jemi shumë mirënjohës. Ai ...
Komentet te ​ShSKUK: Sejdullah Hoxha mbi 40 vjet kontribuoi në sistemin shëndetësor Janë të Mbyllura

​Sherifi: Ndikimi i Grenellit tejkalon kufinjtë e një qytetari të zakonshëm amerikan

Lajme
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi duke komentuar qasjen ndaj deklaratave të Richard Grenellit, ka thënë se kushdo që beson që tëeet-et e tij nuk kanë kurrfarë ndikimi sepse ai tash nuk është më në pushtet gabon rëndë, pasi Grenell është politikan me shumë kontakte në gjithë botën. Sherifi ka shkruar në Facebook se Tëeet-et e Grenellit nuk guxojmë t‘i trajtojmë sikur tëeets të një “qytetari” të zakonshëm amerikan, siç rendomë trajtohen nga një numër i madh i akterëve të skenës publike. “E kanë shumë gabim të gjithë ata që mendojnë se publikimet e Richard Grenell në Tëitter kufizohen vetëm në informimin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-ve, Jake ...
Komentet te ​Sherifi: Ndikimi i Grenellit tejkalon kufinjtë e një qytetari të zakonshëm amerikan Janë të Mbyllura

​Rrahje dhe plagosje në Kaçanik, konfiskohen disa armë

Lajme
Një rrahje në mes tre personave ka ndodhur dje pasdite në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ku si pasojë një persona është plagosur me armë zjarri në këmbë. Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje tre meshkuj kosovarë, janë rrahur mes veti ku janë përdorë shufra metali si dhe një armë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor ku njëri nga të lënduarit është plagosur nga arma e zjarrit në këmbë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një revole Bereta, 59 fishekë të kalibrit 9 mm, një revole TT me 16 fishek, një revole me 23 fishek të kalibrit 9 mm dhe një pushkë gjuetie me 14 fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit ...
Komentet te ​Rrahje dhe plagosje në Kaçanik, konfiskohen disa armë Janë të Mbyllura

​Grabitje e armatosur në Prishtinë

Lajme
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje pasdite në një pompë të derivateve në Pejë. Sipas dy punëtorëve të një pompe të derivateve, dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para dhe disa pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime. /KosovaPress ...
Komentet te ​Grabitje e armatosur në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Haradinaj me postim emocionues, uron 7 marsin me një fotografi nga shkolla fillore

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes disa vargjeve të poetit të madh Naim Frashërit, i ka uruar 7 Marsin, ditën e Mësuesit, të gjithë mësimdhënësve dhe edukatorëve shqiptarë. ‘Lumja ti moj Korç’ o lule! Q’i le pas shoqet e tua. Si trimi në ball u sule, ta paçim për jetë hua. Të nderuar mësimdhënës! Përmes këtyre vargjeve të arta nga poeti jonë i madh Naim Frashëri, kam kënaqësinë t’ua uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë juve mësimdhënë dhe edukatorë shqiptarë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se dita e hapjes së shkollës shqipe në Korçë, është një prej ...
Komentet te ​Haradinaj me postim emocionues, uron 7 marsin me një fotografi nga shkolla fillore Janë të Mbyllura

Ahmeti: S’ka klane brenda LDK-së

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka deklaruar se çështja e klaneve është prodhim mediatik dhe prodhim i njerëzve që nuk ia duan të mirën LDK-së. Ahmeti duke komentuar zgjedhjet e brendshme në LDK, ka thënë për KosovaPress, se nuk sheh klane, por sheh dhe inkurajon konkurrencën e lirë në mënyrë që delegatët ta kenë mundësinë e përzgjedhjes së kryetarit. Ahmeti: Çështja e klaneve është prodhim mediatik Video: “Tani a do të jenë a jo (zgjedhje demokratike) janë hipoteza ose presupozime të njerëzve, do ta shohim me kohë këtë situatë kur të mbahet kuvendi. Për ndryshe sigurisht që njerëzit kanë afërsi mes vete por edhe mund të kenë ...
Komentet te Ahmeti: S’ka klane brenda LDK-së Janë të Mbyllura

​435 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

Lajme
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 435 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia po ashtu, ka shqiptuar 907 tiketa trafiku. Ndërkohë, është bërë e ditur se gjatë 24 orëve, kanë ndodhur 12 aksidente trafiku me të lëndime dhe 24 aksidente me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te ​435 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid Janë të Mbyllura

​Një punëtor lëndohet pasi rrëzohet nga një ndërtesë në Vushtrri

Lajme
Një punëtor përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor/KosovaPress ...
Komentet te ​Një punëtor lëndohet pasi rrëzohet nga një ndërtesë në Vushtrri Janë të Mbyllura

​Vjedhin para në kishat e Kllokotit dhe Parteshit

Lajme
Dy vjedhje kanë ndodhur në objektet fetare në Kllokot e Partesh. Sipas Policisë, persona të panjohur më 5 mars, me forcë kanë depërtuar në brendësin e objektit fetar në Kllokot me ç ‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, ndërsa në objektin ndihmës kanë vjedhur një kositëse bari. Po në të njëjtën ditë në Partesh, është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendësin e objektit fetar me ç ‘rast kane vjedhur një shumë të parave dhe një serë. Rasti nën hetime./KosovaPress ...
Komentet te ​Vjedhin para në kishat e Kllokotit dhe Parteshit Janë të Mbyllura

​Del në kafe i infektuari me Covid-19

Lajme
Gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e urdhrit operativ gatishmëria dhe reagimi për Covid-19, patrulla policore ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me Koronavirus, të cilit iu ishte caktuar masa vetë izolimit. Rasti ka ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës dhe po hetohet lidhur me përhapjen e sëmundjeve infektive./KosovaPress ...
Komentet te ​Del në kafe i infektuari me Covid-19 Janë të Mbyllura