Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Osmani uron mësimdhënësit: Ju jeni bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se mësimdhënësit janë bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë dhe garancia jonë më premtuese për një të ardhme më të mirë. Ajo në një postim në Facebook duke uruar mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit – 7 Marsi, ka thënë se përkulet përpara punës së mësuesve e të mësuesve tona, përpara të gjithë atyre që ndriçimin e rrugëtimit të dijes e kanë mision të jetës. Postimi i plotë: Në 7 marsin e vitit 1887, në Korçën e bukur, në qytetin e serenatave u ekzekutua një nga notat më domethënëse të historisë sonë që hapi rrugën për kompozimin e një serenate të ...
Komentet te Osmani uron mësimdhënësit: Ju jeni bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë Janë të Mbyllura

​Ju jeni 25-vjeç dhe jeni vetëm: Po tani?

Lifestyle
Nëse jeni beqar, dhe në të njëjtën kohë jeni mbi 25-vjeç, e dini shumë mirë si është kur të gjithë, nga anëtarët e familjes dhe anëtarët e familjes së gjerë te miqtë dhe fqinjët ju pyesin se si nuk keni ndonjë të veçantë. Sikur nuk të mjafton që të gjithë rreth teje janë në një marrëdhënie, dhe nuk takon kurrë dikë, por ke nevojë që ata të të krijojnë presion shtesë çdo ditë dhe të thonë se “është koha për ty” dhe se duhet të marrësh tashmë i martuar. Është shumë irrituese dhe ndonjëherë ju keni shumë nga të gjitha ato komente për të dëshiruar që të gjithë t’ju lënë ...
Komentet te ​Ju jeni 25-vjeç dhe jeni vetëm: Po tani? Janë të Mbyllura

Bekim Jashari ndan mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar të Skenderajt

Lajme
Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka ndarë mirënjohje dhe një shumë simbolike prej 50 eurosh për 52 mësimdhënësit më të dalluar të kësaj komune për vitin shkollor 2020-2021. Ai me këtë rast ka thënë se edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë. “Përkrahja për mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë dhe kështu do të vazhdojmë që së bashku të shënojmë rezultate edhe më pozitive në avancimin e arsimit në komunën tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook. Postimi i plotë: Sot në këtë ditë të shënuar historike, në këtë ditë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Ditën e Mësuesit, në shenjë respekti për kontributin e tyre ndava ...
Komentet te Bekim Jashari ndan mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar të Skenderajt Janë të Mbyllura

Kurti: Mësuesi na sjell virtytin publik të lirisë

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke uruar ditën e mësuesit, ka thënë se mësues special ishte Shaban Jashari sepse u kthye në mësues për fëmijët e tij, por ishte edhe mësues integral sepse u bë mësuesi i lirisë për bijat dhe bijtë e tij. Kurti ka shkruar në Facebook se personaliteti mësimdhënës mbart drejtpërdrejt fuqinë që i jep virtyti publik i shoqërisë sonë. Mësuesi vjen menjëherë pas prindit. “Sapo fëmija del prej ngrohtësisë së nënës, babait dhe vatrës, ka përpara vetes dhe bashkëmoshatarëve të vet një autoritet të ri të cilin e dashuron jo thjesht prej ndjenjës, por prej dijes. Në sytë e shkollarit mësuesi është përfaqësuesi i një ...
Komentet te Kurti: Mësuesi na sjell virtytin publik të lirisë Janë të Mbyllura

Arrestohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Istog për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi. Policia thotë se ka të bëjë me një rast në Viti në vitin 2020, por nuk ka dhënë më shumë detaje. I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje./KosovaPress ...
Komentet te Arrestohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi Janë të Mbyllura

Nëntë persona të vdekur dhe 548 raste të reja me Covid-19

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe ...
Komentet te Nëntë persona të vdekur dhe 548 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

OBSH rrëzon planet e BE-së: Jo pasaportës së vaksinimit, imuniteti nuk zgjat

Rajoni dhe Bota
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “pasaporte digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”. Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit. “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”. “Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së”, shtoi ai. Komisioni Europian ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” në ...
Komentet te OBSH rrëzon planet e BE-së: Jo pasaportës së vaksinimit, imuniteti nuk zgjat Janë të Mbyllura

​Ndahet nga jeta tekniku medicinal Liman Shala

Lajme
Sot është ndarë nga jeta tekniku medicinal Liman Shala, i cili ka shërbyer në Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë deri në vitin 1993 kur edhe ishte përjashtuar me dhunë nga puna. Lajmin e bëri të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës me ç’rast i ka i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. “Shaka gjatë viteve 1998-1999 dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së pranë brigadës 113 Muje Krasniqi, ku u kishte dal në ndihmë të plagosurve dhe të sëmurëve të zonës së Drenicës. Ishte person i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor”, ...
Komentet te ​Ndahet nga jeta tekniku medicinal Liman Shala Janë të Mbyllura

​Hoxhaj: Mësuesit janë heronj të ditëve tona

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me rastin e Ditës së Mësuesit, ka thënë se Republika e Kosovës, liria dhe pavarësia e saj, nuk do të ishin të mundura pa mësuesit dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm përgjatë historisë. Hoxhaj ka shkruar në Facebook se misioni i tyre i hershëm për zhdukjen e analfabetizmit dhe më pas organizimi paralel i mësimit shqip në kohën e okupimit serb u bë platforma kombëtare që e ruajti kulturën e popullit tonë nga zhdukja. “Mësuesit janë heronj të ditëve tona. Sot, patriotizmi më i madh që mund ta shprehim është edukimi i gjeneratave dhe ndërtimi i një baze ...
Komentet te ​Hoxhaj: Mësuesit janë heronj të ditëve tona Janë të Mbyllura

Verona – Milan, formacionet zyrtare

Sport
Milani duhet të fitoje kundër Veronas për të siguruar edhe më tutje vendin e dytë në tabel, sidomos pas fitores së Juventusit ndaj Lazios. Skuadra e Stefano Piolit momentalisht është në vendin e dytë me vetëm një pikë para “Zonjës së Vjetër” dhe ballafaqimi me Veronan nuk do të jetë aspak i lehtë kur dijet se skuadra e trajnerit Juric po kalon nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve dhe shfaq një lojë shumë të mirë, përcjell KosovaPress. Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe këto janë formacionet zyrtare: Verona: Silvestri; Magnani, Gunter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Veloso, Lazovic; Barak, Zaccagni; Lasagna Milan: G Donnarumma; Calabria, Romagnoli, Tomori, Dalot; Kessie, Meite; ...
Komentet te Verona – Milan, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura