Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

Lajme
Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz. Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Pas ndezjes së flakadanëve do të mbahet edhe një koncert muzikor./KosovaPress ...
Komentet te ​Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve Janë të Mbyllura

Siri: Autobusët bien në mina, 18 të vdekur

Rajoni dhe Bota
Të paktën 18 civilë u vranë kur dy autobusë ranë në mina afër qytetit të Salamis në provincën siriane Hama, raporton televizioni El Ihbariya. Sipas agjencisë ruse TASS, disa persona u plagosën rëndë në aksident. Sipas informacionit paraprak, minat ishin vendosur nga anëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Më 24 shkurt, ushtria siriane zmbrapsi sulmin e Shtetit Islamik në shkretëtirën siriane dhe me atë rast, nëntë ushtarë u vranë./KosovaPress ...
Komentet te Siri: Autobusët bien në mina, 18 të vdekur Janë të Mbyllura

21 viktima dhe 819 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 21 viktima dhe 819 raste të reja me koronavirus nga 3372 testime të kryera, ndërsa janë shëruar 838 qytetarë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19.663 vaksinime, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Më së shumti raste janë identifikuar në këto bashki: 300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 ...
Komentet te 21 viktima dhe 819 raste të reja me koronavirus në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Osmani ngushëllon familjen Gruda

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Gruda me rastin e ikjes në amshim të profesor Zejnullah Grudës. “Sot iku edukuesi i shumë brezave, prof. dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë. Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë profesor”, ka shkruar ajo në Facebook. Zejnullah Gruda ka qenë profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autor i disa librave./KosovaPress ...
Komentet te ​Osmani ngushëllon familjen Gruda Janë të Mbyllura

​Ndërron jetë profesori Zejnullah Gruda

Lajme
Ka vdekur profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publike avokati Kujtim Kërveshi. Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjen Gruda, gjithë të afërmit dhe kolegët e tij. Zejnullah Gruda ka qenë profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autor i disa librave./KosovaPress ...
Komentet te ​Ndërron jetë profesori Zejnullah Gruda Janë të Mbyllura

​Jeta shkon shpejt: Mos e bëni këtë në të tridhjetat tuaja, do të pendoheni

Lifestyle
Këto janë disa nga gjërat për të cilat shumë pendohen më vonë në jetë, mos lejoni që t’ju ndodhë kjo. Nëse e njeh veten në këtë, ke ende kohë të rregullosh diçka në jetën tënde. 1. Ju po përpiqeni të përmbushni normat shoqërore Ju do të ndjeni presionin e mjedisit në lidhje me atë që duhet të bëni sipas tyre, dhe nuk jeni ende – të martoheni, të keni apartamentin tuaj, fëmijët dhe një punë të përhershme. Por mos lejoni që kjo të ndikojë te ju dhe vendimet tuaja, por jetoni ashtu siç ju duket e përshtatshme. Ne nuk jemi të gjithë njësoj dhe koha e duhur për gjëra të ...
Komentet te ​Jeta shkon shpejt: Mos e bëni këtë në të tridhjetat tuaja, do të pendoheni Janë të Mbyllura

​Për shkak të një gabimi, makina larëse konsumon dy herë më shumë energji elektrike

Lajme
Edhe pse keni një rekomandim për secilën kuti detergjent se sa të vendosni për një cikël larjeje, shumica e prodhuesve e ekzagjerojnë – logjikisht, për të konsumuar më shumë produkte dhe për ta blerë atë më shpesh. Shumë pastrues dëmton buxhetin dhe rrobat, por gjithashtu ndikon në mënyrë drastike faturën tuaj të energjisë elektrike. Përveç faktit që detergjenti i tepërt do të lërë njolla të bardha në rrobat tuaja, pluhuri i tepërt do të bllokojë edhe kulluesit tuaj, andaj makina do të konsumojë dy herë më shumë energji elektrike për larje. Sa detergjent duhet të përdorni? “Së pari, është e rëndësishme të theksohet se më shumë detergjent nuk do të ...
Komentet te ​Për shkak të një gabimi, makina larëse konsumon dy herë më shumë energji elektrike Janë të Mbyllura

Glauk Konjufca befason mësuesin e tij për 7 Mars

Lajme
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, së bashku me shokun e tij të bankës shkollore, Besnik Reçicën, sot kanë befasuar me një vizitë mësuesin e tyre të parë, Hamdi Salihun, në Kojskë të Lipjanit. Konjufca në një postim në Facebook ka shkruar se është pafundësisht mirënjohës për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe punëtorët e arsimit që e bartën mbi shpatulla shkollimin e brezave. “Unë e Besniku, së bashku me plot shokë e shoqe tjera, shkuam në klasën e tij më 1 shtator të vitit 1988. Dashuria që na e jepte mësuesi Hamdi, afërsia dhe sjellja e mirë, e po ashtu edhe metoda jashtëzakonisht efektive e dhënies së mësimit, janë të paharrueshme”, ...
Komentet te Glauk Konjufca befason mësuesin e tij për 7 Mars Janë të Mbyllura

Intervistë për median kosovare? Reagon Rama: Nivel i ri i maskarallëkut, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas pretendimeve se ka zhvilluar një intervistë me një media në Kosovë duke e mohuar një gjë të tillë. Rama e cilëson si një nivel të ri të maskarallëkut mediatik, në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale. “Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!”, ka shkruar Rama në Twitter./KosovaPress ...
Komentet te Intervistë për median kosovare? Reagon Rama: Nivel i ri i maskarallëkut, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale! Janë të Mbyllura

​Këto tipare fëmijët i trashëgojnë nga babai

Lajme
Pyesni veten se çfarë karakteristikash trashëgojnë fëmijët nga baballarët e tyre? Mos u shqetëso, sepse shkenca ka përgjigjen për këtë pyetje. Pamja e jashtme Fëmija trashëgon 60 për qind të gjeneve të babait, dhe 40 për qind të nënës, kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Kështu, një fëmijë mund të trashëgojë disa karakteristika të dukshme nga babai. Lartësia Pamja fizike është kryesisht rezultat i gjeneve të babait. Nëse babai është i gjatë, ka shumë mundësi që të jetë edhe fëmija. Dhëmbët Struktura e dhëmbëve kryesisht trashëgohet nga babai. Duart Nëse babai është djathtas, fëmija ndoshta do të jetë gjithashtu. Gishtat Nuk është e pazakontë që baballarët dhe fëmijët kanë ...
Komentet te ​Këto tipare fëmijët i trashëgojnë nga babai Janë të Mbyllura