Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Philip Kosnett: Gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës

Lajme
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke thënë se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se këtë e kanë pranuar edhe shumica e votuesve. “Megjithëse shpesh të pakredituara, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës. Votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese këtë, duke siguruar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! IWD2021”, ka shkruar diplomati amerikan. Ndryshe, sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe ...
Komentet te Philip Kosnett: Gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës Janë të Mbyllura

Szunyog: Gratë në Kosovë po tejkalojnë barrierat dhe po nxisin ndryshimin

Lajme
Gratë në Kosovë po tejkalojnë barrierat dhe po nxisin ndryshimin, megjithatë ende pabarazia mbizotëron, dhuna kundër grave nuk ka pushuar dhe ato kanë shumë pengesa për të arritur synimet e tyre. Kështu tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku edhe është prezantuar raporti “Gratë dhe COVID-19, tregimet që kanë rëndësi”, që ka qenë një garë e fotografisë dhe e tregimit. Szunyog tha se gratë në Kosovë kanë treguar se janë të gatshme që të marrin vendin e tyre në vendimmarrje, e për këtë tha se shembulli më i mirë është që në Kuvendin e Kosovës tashmë do të jenë ...
Komentet te Szunyog: Gratë në Kosovë po tejkalojnë barrierat dhe po nxisin ndryshimin Janë të Mbyllura

​Finlanda forcon kufizimet për frenimin e rritjes së rasteve

Rajoni dhe Bota
Finlanda do të hyjë në një bllokim trejavor, pas miratimit sot nga parlamenti të një propozimi të qeverisë për të mbyllur përkohësisht kafenetë, baret dhe restorantet, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të COVID-19. “Kufizimet synojnë të minimizojnë kontaktet mes banorëve në mënyrë që të zvogëlojmë numrin e infektimeve dhe të mbajnë nën kontroll epideminë”, tha në parlament kryeministrja Sanna Marin. Në fuqi nga e marta, mbyllja do të zbatohej në zonat ku epidemia konsiderohet të jetë në një fazë përshpejtimi ose transmetimi në komunitet. Nga kjo priten të preken 15 nga 19 rajonet e Finlandës. Nxënësit e klasave të larta dhe të shkollës së mesme do ...
Komentet te ​Finlanda forcon kufizimet për frenimin e rritjes së rasteve Janë të Mbyllura

Von der Leyen: BE mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

Rajoni dhe Bota
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot se vendet e tjera të BE-së mund të bllokojnë eksportet e vaksinave antiCOVID-19, siç bëri Italia për shpërndarjen e tyre në Australi. “Nuk ishte një rast i izoluar”, shpjegoi kreu i ekzekutivit evropian për gazetën gjermane “WirtschaftsWoche”. Paralajmërimi i von der Leyen vjen pas ndalimit të eksportit të 250.000 dozave vaksinash javën e kaluar nga Roma, që e justifikoi vendimin e saj me mungesën e tyre në Evropë dhe asaj të një nevoje urgjente në Australi./Atsh/KosovaPress ...
Komentet te Von der Leyen: BE mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash Janë të Mbyllura

​Osmani: Gratë promovojnë arsimimin duke qëndruar kundër dhunës në baza gjinore

Lajme
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, UN Women në partneritet me Zyrën e Presidentes dhe Fondacionin IPKO, të mbështetur nga Ambasada britanike në Kosovë, organizuan sot një aktivitet me gra dhe vajza nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, për t’i frymëzuar ato të vazhdojnë arsimin e tyre dhe bëhen udhëheqëse të së nesërmes. Gjatë aktivitetit u hap edhe ekspozita me punimet e vajzave të pranishme, duke treguar se si arti mund të jetë mjet i thyerjes së barrierave, stereotipeve gjinore dhe fuqizimit të vajzave. Në fjalimin e saj hyrës, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani tha se gratë dhe vajzat e reja promovojnë arsimimin duke qëndruar kundër dhunës ...
Komentet te ​Osmani: Gratë promovojnë arsimimin duke qëndruar kundër dhunës në baza gjinore Janë të Mbyllura

Shtyhet sërish afati i bllokimit në Kapshticë, deri më 22 mars

Lajme
Dalja nga Shqipëria dhe hyrja në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars 2021. Autoritetet e Policisë greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri më 22 mars, njofton Stacioni i policisë kufitare Kapshticë. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në ...
Komentet te Shtyhet sërish afati i bllokimit në Kapshticë, deri më 22 mars Janë të Mbyllura

​Posta e Kosovës më afër qytetarëve të Podujevës

Lajme
Sot në ditën e parë të punës, pas zgjedhjes së tij kryeshef ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi me bashkëpunëtorët e tij u prit në Komunën e Podujevës nga kryetari Shpejtim Bulliqi. Ata me këtë rast zyrtarizuan tri marrëveshje bashkëpunimi për shpërndarjen e tatimit në pronë, hapjen e sportelit të Postës brenda objektit të administratës komunale, si dhe për shërbimin postar që Posta e Kosovës dhe Komuna e Podujevës ta kenë në qendër të prioriteteve interesin publik dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët. Kryeshefi ekzektutiv Xhevdet Smakiqi dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi u zotuan që në vazhdimësi do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për interesin e qytetarëve me projekte ...
Komentet te ​Posta e Kosovës më afër qytetarëve të Podujevës Janë të Mbyllura

Marsh kundër shtypjes së grave, Kurti: Qeveria e re s’do t’i ketë më pak se 5 ministre

Lajme
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, kanë mbajtur marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, e pjesë morën edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili njëherë është edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit. “Patriarkati vret”, “Poshtë patriarkati”, Edhe sa jetë të humbura”, ishin disa nga thirrjet e marshuesve. Nga aty Presidentja në detyrë, Osmani tha së institucionet e drejtësisë së Kosovës vlerësojnë jetën e një burri më shumë se të një gruaje, për çka edhe ishte njëra ndër arsyet ...
Komentet te Marsh kundër shtypjes së grave, Kurti: Qeveria e re s’do t’i ketë më pak se 5 ministre Janë të Mbyllura

​Pochettino: Do të luftojmë deri në vdekje për ta fituar Ligën e Kampionëve

Sport
Mauricio Pochettino ka premtuar se Paris Saint-Germain do të luftojë deri në vdekje për të fituar Ligën e Kampionëve. PSG do të kërkojë të rezervojë vendin e tyre në çerekfinalet e garës elitare të Evropës kur ata të presin Barcelonën në ndeshjen e tyre të raundit të 1/16 në ndeshjen e dytë në mesjavë. Kampionët francezë arritën në finale të kësaj gare sezonin e kaluar, për të pësuar një humbje nga Bayern Munich, dhe Pochettino është i vendosur të ndihmojë ekipin të shkojë një hap më tej në maj, përcjellë KosovaPress. “Është e qartë se ambicia e klubit është ajo e fitores. Ka shumë ekipe të tjera që duan ta ...
Komentet te ​Pochettino: Do të luftojmë deri në vdekje për ta fituar Ligën e Kampionëve Janë të Mbyllura

Parisi nën presion për problemet me spitalet

Rajoni dhe Bota
Agjencia Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin (ARS) në rajonin e Parisit, ka dhënë një urdhër të rreptë për spitalet dhe klinikat në zonë për të pezulluar 40% të aktiviteteve të tyre mjekësore-kirurgjikale me qëllim rritjen e numrit të shtretërve të disponueshëm për kujdesin intensiv për pacientët Covid-19, deklaroi drejtori i saj i përgjithshëm, Aurélien Rousseau. ”Me 973 të sëmurë aktualisht në reanimacion për më pak se 1 050 shtretër në dispozicion”, deklaroi ai. ”Ne jemi në një situatë tensioni shumë të fortë”, tha Rousseau për AFP. ”Shpresoj se kufiri i ri i vendosur për 1 577 shtretër do të arrihet javën e ardhshme”, shtoi ai./Atsh/KosovaPress ...
Komentet te Parisi nën presion për problemet me spitalet Janë të Mbyllura