Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Haradinaj: FSK shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO

Lajme
Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur sot ceremonia për zbarkimin e kontingjentit të FSK-së për misionin e parë paqeruajtës në botë ku do të jenë në krah të ushtrisë amerikane në Kuvajt. Për këtë është deklaruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Haradinaj ditën e sotme e quan historike për Kosovën dhe ushtrinë e saj. Ai shkruan se vendi është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe paqes dhe se FSK është shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët me ShBA-në dhe NATO-në “Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë. FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, ...
Komentet te Haradinaj: FSK shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO Janë të Mbyllura

​Përkujtohet Zejnullah Gruda, model shembullor dhe intelektual me shpirt të palodhshëm

Lajme
Në Fakultetin Juridik me mbledhje komemorative është kujtuar jeta dhe vepra e profesorit, Zejnullah Gruda i cili ndërroi jetë më 7 mars, në ditën e Mësuesit. Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Avni Puka derisa ka kujtuar profesor Grudën tha se ai ishte një nga profesorët dhe intelektual e parë shqiptar në ish-Jugosllavi. Ai tha se pas vetës ka lënë shumë gjurmë të thella shkencore juridike, intelektuale dhe gjithmonë do kujtohet si model shembullor dhe intelektual i palodhshëm. Puka: Profesori Zena model shembull i studiuesit të palodhshëm Video “Profesori Zena ishte njëri nga profesorët e parë dhe intelektualët e shquar shqiptar në ish-Jugosllavi, pas vetës ka lënë gjurmë ...
Komentet te ​Përkujtohet Zejnullah Gruda, model shembullor dhe intelektual me shpirt të palodhshëm Janë të Mbyllura

IAP prezanton dy raporte që lidhen me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

Lajme
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka prezantuar sot dy raporte me rekomandime pasi që ka hapur dhe hetuar dy raste të cilat lidhen me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje si dhe të drejtat nga marrëdhënia e punës për gratë, nënat vetushqyese. Pas hetimeve në të dy rastet Avokati i Popullit i ka konstatuar shkeljet dhe i është drejtuar me rekomandime konkrete institucioneve përgjegjëse. Raporti i parë ex officio është në lidhje me të drejtat e nënave vetushqyese në Kosovë lidhur me njohjen e pushimit vjetor edhe për dy ditë pune për prindin vetushqyes, i cili i takon sipas ligjit të Punës i Republikës së Kosovës. ndërsa, raporti ...
Komentet te IAP prezanton dy raporte që lidhen me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje Janë të Mbyllura

Liga e Kampionëve, Juventus kërkon të rikthen rezultatin kundër Porto-s

Sport
Gara më e fortë evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të programit të ditës së martë. Dortmund pret në shtëpi skuadrën e Sevilla-s dhe Porto do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër gjigantit italian Juventus, përcjell KosovaPress. Ndeshja e parë mes Borussia Dortmund e Sevilla përfundoi me rezultat 2:3 në të mirë të gjermanëve, dhe për shkak të golave si mysafirë, Dortmund me një këmbë është në çerekfinale. Në anën tjetër, në ndeshjen e parë, portugezët arritën fitore kundër Juventus-it me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke ia vështirësuar punën “Zonjës së Vjetër” për tu kualifikuar drejt fazës së 1/4. Programin e ...
Komentet te Liga e Kampionëve, Juventus kërkon të rikthen rezultatin kundër Porto-s Janë të Mbyllura

Njoftime shtesë (Video)

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbahet konferencë lidhur me progresin në zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e disa vendvotimeve. (Ora 15:00) Do të ketë video – LIVE Intervistë: Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, rreth zgjedhjeve të se dielës në LDK (Video)/KosovaPress ...
Komentet te Njoftime shtesë (Video) Janë të Mbyllura

Rama: Sot ditë historike për vendin, Kosova po bëhet pjesë e misionit të paqes

Lajme
Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur ceremonia për zbarkimin e kontingjentit të FSK-së për misionin e parë paqeruajtës në botë ku do të jen në krah të ushtrisë amerikane në Kuvajt. Në fjalë rasti, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se dita e sotme është historike. “Sot është ditë historike për Kosovën. Sot Kosova zyrtarisht po bëhet kontribuuese e misionit të paqes përkrah partnerëve dhe miqve tanë. Kjo e arritur është falë pjesëtarëve të FSK-së , jam krenar që jam komandant i Forcës”, tha ai. Komandanti i FSK-së, tha se po zbarkojnë në një mision fisnik. “Të dashur ushtarë të FSK-së, ju ...
Komentet te Rama: Sot ditë historike për vendin, Kosova po bëhet pjesë e misionit të paqes Janë të Mbyllura

​Nagavci shërohet nga COVID-19

Lajme
Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje tashmë është shëruar nga infektimi me COVID-19. Nagavci ka njoftuar se ajo për një javë kishte qenë e hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Negative me Covid-19, por me pozitivitet e energji për punët që na presin. Pas dy javëve jo të lehta të infeksionit me Covid-19, prej të cilave një javë edhe e hospitalizuar në QKUK, tashmë kam filluar të marrë veten dhe po i rikthehem aktiviteteve dhe punës. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë punëtorët shëndetësor, në QKUK, në shtëpitë e shëndetit dhe në farmaci. Përkundër se të stërngarkuar me punë dhe duke u përballur me sfida të ...
Komentet te ​Nagavci shërohet nga COVID-19 Janë të Mbyllura

Qeveria miraton vendimin që Obiliqi të bëhet me Ndërmarrje Publike

Lajme
Komuna e Obiliqit do të bëhet me Ndërmarrje Publike Lokale “Kastrioti” Sh.A. Tashmë themelimi i kësaj ndërmarrje është marrë edhe në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë. “Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “ Kastrioti Sh.A.” Obiliq, me 100 % të aksioneve nga Komuna e Obiliqit. Me këtë vendim, komuna e Obiliqit autorizohet që të veprojë në emër të aksionarit të vetëm në NPL “ Kastrioti” Sh.A. dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e ligjshme, duke përfshirë regjistrimin sipas Ligjit nr.02/L-016 për Shoqëritë Tregtare”, thuhet në vendimin e qeverisë. Qeveria e Kosovës, po ashtu ka miratuar vendimin me të cilin ...
Komentet te Qeveria miraton vendimin që Obiliqi të bëhet me Ndërmarrje Publike Janë të Mbyllura

​FSK me mision në Kuvajt, Osmani: Ditë historike, krenar me ushtrinë tonë

Lajme
Në Forcën e Sigurisë së Kosovës po mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së për në misionin e parë paqeruajtës në botë, ku do jenë krah ushtrisë amerikane në Kuvajt. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se kjo është ditë historike. “Kam ardhur t’ju them Zoti ju ruajt dhe faleminderit”, tha Osmani para ushtarëve të Forcës. “Misioni gjashtë mujor po bëhet i mundshëm falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ushtrinë amerikane, paqeruajtësit tanë do të jenë krah tyre në këtë mision fisnik”, tha tutje ajo. Osmani deklaroi se Kosova e bëri lirinë dhe ndërtoi paqen bashkë me miqtë ndërkombëtarë. “Ky kontingjent është i vogël ...
Komentet te ​FSK me mision në Kuvajt, Osmani: Ditë historike, krenar me ushtrinë tonë Janë të Mbyllura

​Vendimet e Qeverisë për shpronësimin e tokave për autostrada

Lajme
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronave të paluajtshme. Është marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme ish-shoqërore për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. “Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për: Ndërtimi i Objektit të ri të Gjykatës Themelore në Pejë, Komuna Pejë. Ndërtimi i Objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren, Komuna Prizren. Renovimi dhe ndërtimi i ish objektit të filialës së “Jugobankës” ...
Komentet te ​Vendimet e Qeverisë për shpronësimin e tokave për autostrada Janë të Mbyllura