56 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës. 37 prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe 2 janë në CPAP. Nga spitali kanë njoftuar se 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 56 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 2 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 10 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në spitalin e Pejës. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./KosovaPress ...
Komentet te 56 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit
Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK)në misionin e parë paqësorë jashtë vendit. Fjalë rasti do të mbajë presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama. Ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit do të mbahet në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Ceremonia do të filloj në ora 10:45. Ndërkohë që Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane. Këtë ...
Komentet te Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit Janë të Mbyllura
Mot i ndryshueshëm do të mbajë në Kosovë gjatë javës së dytë të marsit. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se reshje bore parashihen të martën, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. “Java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore. Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet ...
Komentet te Moti sot, IHMK paralajmëron reshje shiu e bore Janë të Mbyllura
Që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve me këtë virus deri më tani në Kosovë ka shkuar në 73 mijë e 635 raste. Shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 655 persona. Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më sot janë shëruar 62 mijë e 198 qytetarë. Ndërkohë që vetëm 24 orët e fundit në vend janë raportuar 6 vdekje dhe 587 raste pozitive. Ndërsa, aktualisht në vend janë 9 mijë e 782 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin ...
Komentet te 1 mijë e 655 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Barbi mbush 61-vjeç dhe në përpjekje për të ecur në një hap me kohën, një seri e re kukullash po prezantohen, përfshirë Barbin në karrierë dhe modelet që frymëzojnë vajzat e vogla. Një astronaut, një futbollist dhe një spikere lajmesh janë mes kukullave të reja që kompania e lodrave Mattel do të prezantojë në festën e përvjetorit, në Singapor. Një seri femrash të suksesshme po ashtu kanë kukulla barbi me imazhin e tyre në nder të gjashtë dekadave jetë të kukullës më të dashur. Mes tyre janë tenistja Naomi Osaka, aktorja amerikane Jara Shahidi dhe kukulla e parë maore në histori, e modeluar sipas gazetares neo-zelandeze sportive, Melodie Robinson. Mattel ...
Komentet te Kukulla ikonë Barbi mbush 61-vjeç Janë të Mbyllura
Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj dhe u bë e dënueshme me vdekje. Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje. Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik, përcjell KosovaPress. Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë. Ky duket të ishte vetëm fillimi i historisë së ndalimit të puthjeve në publik. Në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që puthjet po vononin mjetet e transportit. Përgjatë historisë kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave. Në Britani të Madhe në vitin 1439, ...
Komentet te Shteti evropian që kishte dënim me vdekje për puthjen në publik Janë të Mbyllura
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën e diskutimit në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime. (Hotel “International Prishtinë”- Veternik, Prishtinë, ora 09:30 – 12:00) Mbahet takimi konsultativ i Nën-komitetit për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal (NK për TMEZhR) me shoqërinë civile. (Platforma Zoom, ora 9:30) Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Zejnullah Grudës. (Amfiteatri i Madh – Fakulteti Juridik, Prishtinë, ora 10:00) Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Amfiteatri i Qendrës së Telemjekësisë – QKUK, ...
Komentet te Ngjarjet e datës 9 mars Janë të Mbyllura
Viktima më e re e koronavirusit në Greqi është një foshnjë një muajsh, e cila vdiq në Spitalin e Fëmijëve “Shën Sofia”. Foshnja, e cila kishte vetëm 37 ditë jetë, ishte në një aparat respirator në spital, njoftoi agjencia e lajmeve ANA. Në 24 orët e fundit, 39 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6.797. Numri i rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi është rritur me 1.165, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona në këtë vend është 206.281./KosovaPress ...
Komentet te COVID-19: Në Greqi vdes foshnja Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara do të bashkohen me Grupin e Miqve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe vajzave, pasi “kur gratë janë më të suksesshme, vendet janë më të suksesshme”, deklaroi sot ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Shtetet e Bashkuara dhe administrata e Joe Biden dhe zëvendës presidentes Kamala Harris janë thellësisht të shqetësuara për barazinë gjinore dhe pavarësinë e grave dhe vajzave në botë”, tha diplomatja. Ajo foli në një takim jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave. ...
Komentet te SHBA do t’i bashkohet OKB-së për fuqizimin e të drejtave të grave Janë të Mbyllura
Që nga e hëna, kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit sllovak, Marek Hamshik (33), është zyrtarisht një anëtar i ri i divizionit të parë suedez IFK Goteborg. Hamshik nënshkroi një kontratë për klubin suedez deri në fund të gushtit të këtij viti. “Testi mjekësor ka kaluar, kontrata është nënshkruar,” njoftoi klubi në faqen e tij zyrtare, duke njoftuar ardhjen e lojtarit të kombëtares sllovake. Hamshik mbërriti në Suedi pasi luajti për Dalian kinez nga 2019-2021. Para kësaj, ai luajti për Napoli 12 vjet, veshi fanellën e Brescia për tri sezone, dhe për Slovan nga Bratislava për dy vjet. “Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe jam befasuar pozitivisht nga kushtet ...
Komentet te Marek Hamshik kalon në Goteborg Janë të Mbyllura