Rreth orë 12:00 sot në fshatin Vrellë të Istogut është gjetur një mjet shpërthyes, e i cili mjet ende nuk është deminuar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për KosovaPress se një qytetar deirsa ishte duke punuar ka hasur në mjetin shpërthyes, e ku policia menjëherë ka bërë sigurimin e vendit. Gashi: Një mjet shpërthyes është gjetur në Vrellë të Istogut AUDIO “Sot rreth orës 12:20 minuta një qytetarë përmes telefonit e ka njoftuar stacionin policor në Istog se gjersa ka në qenë duke i kryer disa punime në fshatin Vrellë kanë hasur në një mjet shpërthyes. Policia menjëherë iu është ...
Komentet te Mjet shpërthyes në Vrellë të Istogut Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i votave me kusht dhe atyre nga jashtë vendit, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të rinumërohet vetëm votat për kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë në QNR është duke vazhduar rinumërimi edhe i vendvotimeve të tjera. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se janë 134 vendvotime për të cilat ka vendosur PZAP që të rinumërohen dhe 7 vendvotime nga KQZ. Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve, Elezi tha se pritet të përfundojë së shpejti pasi që bëhet fjalë vetëm për rinumërim të votave të kandidatëve të një subjekti politik. Rinumërimi i tillë Elezi tha ...
Komentet te Përfundon rinumërimi i votave me postë dhe atyre nga jashtë vendit për kandidatët e AAK-së Janë të Mbyllura
Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman beson se një rikthim tjetër i mrekullueshëm kundër Paris Saint-Germain nuk është përtej aftësive të Barcelonës, veçanërisht me Lionel Messin në skuadër. Barca udhëton në “Parc des Princes” të mërkurën me një disavantazh prej 4-1 nga ndeshja e parë. Kylian Mbappe shënoi një hat-trick në fitoren e thellë të PSG-së në “Camp Nou” muajin e kaluar, duke e lënë Barçën që të kërkonte një rezultat të jashtëzakonshëm në Francë për të kaluar tutje, përcjellë KosovaPress. Koeman pranon se një përsëritje e asaj “remontadas” së famshme ka më pak të ngjarë sepse PSG është vendas për ndeshjen e dytë me këtë rast, dhe shefi i Barças ...
Komentet te Koeman: Nëse Messi është në nivelin e tij, mund ta përmbysim PSG-në Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate konfirmoi edhe kandidaturën e Anton Qunit për kryetar të partisë. Pas publikimit të emrave të Lutfi Hazirit dhe Lumir Abdixhikut, LDK nuk u deklarua rreth Qunit duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme edhe brenda anëtarësisë. Megjithatë, gjithçka është sqaruar pasditen e sotme dhe LDK thotë se pret kandidatura të tjera deri të dielën. “Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan ...
Komentet te LDK konfirmon edhe kandidaturën e Qunit për kryetar të partisë Janë të Mbyllura
Pas komunikatës nga Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB), që Joachim Loë do të largohet nga pozita e trajnerit, pas përfundimit të kampionatit EURO 2020, spekulimet se kush do të jetë zëvendësimi i tij nuk kanë të ndalur, dhe emri më i përfolur është trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp. Por këto spekulime i ndali vet trajneri gjerman, duke thënë që nuk është i lirë dhe se dëshiron ta respektojë kontratën e tij tek Liverpooli. “Ndoshta duhet ta bëni këtë pyetje ndryshe, ‘nëse jam i lirë për detyrën e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë gjatë verës’: Jo”, tha Klopp në intervistë për media para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër RB ...
Komentet te E ardhmja në stolin e Gjermanisë, flet Jurgen Klopp Janë të Mbyllura
Kërkimi për zëvendësimin e Joachim Low tani do të filloj, pasi që ky i fundit kumtoi lajmin që nuk do të jetë më në krye të Kombëtares së Gjermanisë pas kampionatit të EURO 2020. Low do të kompletoj 15-të vite karrierë në krye të Gjermanisë, ku do t’i drejtoj ata edhe në kampionatin e këtij viti, i cili ishte shtyrë një vit, për shkak të krizës me Covid-19, përcjell KosovaPress. Kontrata aktuale e gjermanit me Kombëtaren e Gjermanisë përfundon pas Kupës së Botës “Qatar 2022”, por 61 vjeçari ka vendosur që koha e duhur që të largohet nga posti i trajnerit tek Gjermania të jetë më herët. Kjo do të ...
Komentet te Ja cilët janë emrat më të përfolur për detyrën e trajnerit tek Gjermania Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesën Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Lavdim Krasniqi dhe zyrtares së lartë ekzekutive, Marigona Berisha. Kështu Apeli ka lënë në fuqi masën paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Krasniqit dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës. “Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit L.K dhe atë të arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj të pandehurës M.B. Kështu, Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 03.03.2021. I pandehuri L.K. po dyshohet nga ana prokurorisë shkak të veprave ...
Komentet te Apeli lë në fuqi masën e paraburgimit për drejtorin e KPK-së Janë të Mbyllura
Një person rreth 40-vjeç është ngjitur në çatinë e objektit të Komunës së Mitrovicës, duke tentuar të hidhet, por pjesëtarë të policisë së bashku me disa zyrtarë komunalë kanë arritur ta bindin personin të zbresë pa u lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe me ndihmën edhe të disa punonjësve komunalë, ka arritur ta bindin personin në fjalë që të zbresë. Burime të KosovaPress-it kanë mësuar se personi që sot ka kërcënuar me vetëvrasje, është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në QKUK për trajtim./A, ...
Komentet te 40-vjeçari tenton të hidhet nga objekti i Komunës së Mitrovicës Janë të Mbyllura
“Blutë” kanë kohë që janë lidhur me një transferim të yllit të Atleticos. Skuadra londineze Chelsea është duke konsideruar që të transferojë mbrojtësin e Atletico Madrid-it Jose Gimenez, raporton “The Athletic”. 26 vjeçari ka kohë që është lidhur me një transferim tek Chelsea, që nga viti 2016, ku edhe sezonin e kaluar ishte pjesë e spekulimeve të shumta, rreth kalimit në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress. Këtë sezon, Gimenez ka pasur probleme me lëndime në muskuj të këmbës, ku ka arritur të bëjë vetëm 12-të paraqitje në La Liga. Chelsea si duket ka për qëllim që ta përforcojë repartin e mbrojtjes, ku ka qenë i lidhur me mbrojtësit e Bayern-it David ...
Komentet te Chelsea po bën gati një ofertë për Gimenez Janë të Mbyllura
13 të vdekur dhe 444 raste ët reja me COVID-19 janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: 452 TË SHËRUAR DHE 444 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 444 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 ...
Komentet te 13 të vdekur dhe 444 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura