Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. Kështu bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media. Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit në detyrë Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës. Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës./KosovaPress ...
Komentet te Hoti liroi nga detyra ministren Haradinaj- Stublla Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
I pari i Komunës së Obiliqit është deklaruar pasi qeveria në detyrë e Kosovës miratoi vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” Sh.A. Gashi këtë e ka cilësuar të rëndësishëm duke thënë se ky është edhe një hap për hapjen e vendeve të reja të punës. “Kam kënaqësinë të ju njoftoj se Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 68-të me radhë të mbajtur në mënyrë elektronike, ka miratuar vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti Sh.A.”, me 100 % të aksioneve nga Komuna e Obiliqit. Me miratimin e këtij vendimi, tashmë qyteti i Obiliqit ka ndërmarrjen e vet publike e cila hap rrugë në hapjen e ...
Komentet te Gashi për ndërmarrjen publike “Kastrioti”: Do të krijohen vende të reja të punës Janë të Mbyllura
Lutfi Haziri nesër do të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Haziri nesër në ora 13:00 nëpërmjet një konference për media do të shpallë kandidaturën në selinë e LDK-së në Gjilan. Kështu kanë njoftuar nga Dega e LDK-së në Gjilan. “Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror. Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK-së në Gjilan”, thuhet në njoftimin për media. /KosovaPress ...
Komentet te Lutfi Haziri nesër shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së Janë të Mbyllura
Kampioni aktual i Italisë dhe ai i Portugalisë do ta vazhdojnë sot përballjen mes tyre, ku në ndeshjen e kthimit, Juventus pret në shtëpi skuadrën e Porto-s. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u nda me rezultat të ngushtë 2:1, në të mirë të Porto-s, përcjell KosovaPress. Duke iu nevojitur që ta rikthejnë rezultatin me deficit prej një goli, Juventus do të kërkoj fitoren me çdo kusht kundër Portos, që të kualifikohet drejt fazës së çerekfinales. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Juventus ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje, kurse Porto ka tre fitore, dy barazime dhe një humbje. Në dyshim për paraqitje tek ...
Komentet te Juventus kërkon ‘remontadan’ ndaj Portos Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar propozimin e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Komunës së Prishtinës për lejimin e realizimit të projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen meritore të çështjes. Kështu thuhet në komunikatën e Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS). Më 12 shkurt 2021, organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Qytetarë Aktivë kanë paraqitur nëpërmjet Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike padi me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit kundër Vendimit për Leje Mjedisore Komunale 04 Nr. 352/10-151458/20 të datës 15.10.2020, vendim me të cilin Komuna e Prishtinës kishte lejuar realizimin e ...
Komentet te GLPS: Gjykata vendos që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Komunës së Prishtinës për “Parkun e Aventurave” në Gërmi Janë të Mbyllura
Me ceremoni shtetërore është bërë zbarkimi i kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të marrë pjesë në misionin e parë paqeruajtës në botë. Krah ushtrisë amerikane, pjesëtarë të Forcës do të shërbejnë së paku gjashtë muaj në shtetin e Kuvajtit. Në ceremoni, ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmani tha se ushtarët e Kosovës do të jenë gjithmonë aty ku rrezikohen interesat e shtetit dhe të aleatëve. Osmani tha se kërcënimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënkupton kërcënim edhe për Republikën e Kosovës. “O Zot, dhuroju dinjitet, kurajo dhe guxim në mënyrë që të jetojnë ndershëm në shërbim të vendit”, është kjo një pjesë ...
Komentet te FSK nis misionin e parë paqeruajtës në botë, krerët institucionalë e cilësojnë ditë historike Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një muaj paraburgim ndaj Sh.B me dyshimin se dhunoi një 12 vjeçare në mesditën e 7 marsit. Sipas komunikatës për media nga Gjykata Themelore në Prizren, thuhet “Me datë 7 mars në orët e mesditës, i pandehuri Sh.B., pasi qe e kishte marrë me veturën e tij të dëmtuarën – fëmijën 13 vjeçare, i pandehuri Sh.B., prek të dëmtuarën në këmbë afër gjurit dhe në pjesë të ndryshëm të trupit derisa e dëmtuara ishte e ulur në ulësen e parë të pasagjerit, dhe në një moment gjatë lëvizjes vetura ndalet nga patrulla e Policisë, ku edhe i pandehuri shoqërohet në Polici. Kurse a do ...
Komentet te Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi 13 vjeçaren në Prizren Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti thotë se ndihet i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt. Hoti pas ceremonisë së zbarkimit të kontingjentit të FSK në misionin paqeruajtës, shkruan se pjesëmarrja në këtë mision bashkë me ShBA-të është ndër hapat më të rëndësishëm historik. “Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ...
Komentet te Hoti: I privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti FSK zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt Janë të Mbyllura
Partitë e komuniteteve boshnjake dhe egjiptiane kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e djeshëm të PZAP-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ani pse u shprehën të kënaqur me vërtetimin, siç thanë se ka pasur orkestrim të votave në vendbanimet serbe për subjekte të caktuara, kërkuan nga Gjykata Supreme të anulojë votat në tërë vendbanimet me shumicë serbe të Iniciativës Rome dhe asaj boshnjake të Adriana Hoxhiqit. PZAP vendosi që t’i hiqen votat Iniciativës Rome që i kishte marrë në Leposaviq, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot, por në kërkesën drejtuar Supremes u kërkua që vendim i njëjtë të merret edhe për komunat Graqanicë, Mitrovicë Veriore , Lipjan e ...
Komentet te Berisha dhe Balje dorëzojnë ankesë në Supreme Janë të Mbyllura
Pas publikimit të kandidaturave për kryetarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtari i Këshillit të LDK-së, Xhafer Tahiri ka shprehur përkrahjen e tij për kandidaturën e Lumir Abdixhikut për kryetar të ri të kësaj partie. Tahiri, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se më 14 marsi, ditë kjo kur do mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, ky subjekt politik nuk do i përsërisë gabimet që janë bërë në të kaluarën. Xhafer Tahiri, i cili është edhe kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, tha se nga takimet që kanë zhvilluar është e qartë se si degë do e mbështesin Abdixhikun për kryetar të kësaj partie. Ai u ...
Komentet te LDK e Vushtrrisë mbështet Abdixhikun, Tahiri: Jemi për një ndryshim rrënjësor Janë të Mbyllura