Sot bëhet një vit në luftën ndaj COVID-19, e cila nisi me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 mars të vitit 2020. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen dhe falënderime ekipit mjekësor të Infektivit, duke bërë një bilanc të këtij viti pandemie. “Nëse do të bënim sot një bilanc, bilanci sigurisht është mijëra jetë të shpëtuara, por për fat të keq, kemi 1956 jetë të humbura, që janë një humbje e madhe për të gjithë ne, një humbje e pakthyeshme, ndaj ajo çfarë dua ...
Komentet te Shqipëri, të hënën mbërrijnë doza të tjera të vaksinave Pfizer Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një vit më parë, Shqipëria raportoi dy rastet zero me koronavirus. Atë e bir nga Tirana pasi ishin kthyer nga Italia, u konfirmuan zyrtarisht pozitivë. Pavarësisht debateve mes mjekëve se Covid-19 ka qenë në qarkullim më herët në vendin tonë, numërimi i rasteve pozitive nis nga 9 marsi i 2020. Në fillimet e pandemisë gjithçka ishte e panjohur për virusin, frika pushtoi mbarë njerëzimin. Drama që po përjetonte Kina dhe Italia fqinje ishte tronditëse dhe kambanë alarmi për vendin tonë, i cili do të goditej në pikën më të dobët, në shëndetësi. Për tre muaj, vendi u izolua, shëndetësia u ngrit në gatishmëri dhe kërkonte financime si asnjëherë më parë. ...
Komentet te Shqipëri: 1 vit pandemi, 100 mijë të prekur, shumë vdekje dhe shpresa për vaksinën Janë të Mbyllura
Mos kontaktoni derisa të gjeni dikë që do të bëjë gjithçka për t’ju bërë të lumtur. I denjë është ai që do të bëjë këto pesë gjëra për ju dhe të cilave duhet t’i kushtoni vëmendje kur zgjidhni partnerin tuaj: Ai dëshiron t’ju prezantojë me të gjithë Përkundrazi, mos kontaktoni derisa të gjeni dikë që t’ju mbajë për dore dhe t’ju puthë në publik dhe t’ju prezantojë me prindërit tuaj para se të mendojë të ketë intimitet me ju. Ai që vërtet të vlerëson dhe të respekton do të flasë për ty si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”. Ai nuk dëshiron të të ndryshojë Jini vetëm ...
Komentet te Derisa të shfaqet dikush që do të bëjë këto 5 gjëra për ju, më mirë të qëndroni vetëm Janë të Mbyllura
Duart flasin shumë për shëndetin, veçanërisht kur atyre u ndodh diçka e pazakontë. Forma, funksioni dhe pamja e tyre mund të zbulojnë shenja të ndryshme që do të lehtësojnë diagnozën. Kur ekzaminohet nga neurologët, kardiologët dhe dermatologët, janë duart që do të zbulojnë disa nga simptomat e mëposhtme të sëmundjes. Simptoma: gunga ose flluska të kuqe Një skuqje e kuqe në krah ose dore, e cila ndonjëherë shndërrohet në një grup nyjash, mund të jetë një shenjë e alergjisë së nikelit. Ndjeshmëria e nikelit është një nga shkaqet më të zakonshme të dermatitit kontaktues alergjik. Shumë sende që prekin lëkurën përmbajnë nikel: byzylykë, orë, unaza, madje edhe telefon. Sidoqoftë, skuqjet ...
Komentet te 5 gjëra që duart tuaja mund të zbulojnë menjëherë për shëndetin tuaj Janë të Mbyllura
Portokajtë janë të pasur me vitaminë A, e cila siguron shëndetin e mukozave në sy. Vitamina A mund të merret në trup në formën e përbërjeve karotenoide si luteina dhe beta-karotina. Një dietë e pasur me luteinë (vezë, lakër jeshile, spinaq, misër, brokoli …) mbron qelizat e syve nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe parandalon zhvillimin e degjenerimit senular të makulës. Vitamina A është gjithashtu e nevojshme për krijimin e një pigmenti vizual (rhodopsin) që lejon që syri të përshtatet me intensitetin e dritës. Për shkak të vetëm një mungese të vogël të kësaj vitamine, verbëria e natës mund të ndodhë gjithashtu. Sigurisht, ekziston edhe vitamina C, ...
Komentet te Portokalli mbron sytë dhe trurin Janë të Mbyllura
Një portofol i çrregullt bllokon rrjedhën e energjisë pozitive dhe kështu bën një rrëmujë në financat tuaja. Nëse doni të tërhiqni bollëk në jetën tuaj, mbani portofolin tuaj të rregullt dhe kartëmonedhat tuaja të grumbulluara me kujdes. Ju duhet të respektoni paratë nëse doni që ato të vijnë vazhdimisht te ju. Gjithashtu, kurrë mos mbani në portofol faturat e papaguara, madje as ato që keni paguar. Kjo tërheq energjinë e pagesës në jetën tuaj dhe ju do të duhet vazhdimisht të jepni para për diçka. Ju mbani vetëm para dhe karta bankare në portofolin tuaj, dhe është e rëndësishme që të keni gjithnjë pak më shumë para se sa ishte planifikuar. ...
Komentet te Mënyra se si mbani para në portofolin tuaj tregon nëse do të jeni të pasur apo të varfër Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit A.F. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustafë Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri A.F. – xhaxhai i babait të viktimës, më 7 mars 2021, në fshatin Dubravë –Ferizaj, në shtëpinë e përbashkët të tyre, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të miturën 13-vjeçare. Me këtë rast palët njoftohen ...
Komentet te Një muaj paraburgim për sulm seksual ndaj të miturës Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. Haradinaj-Stublla u dorëhoq sot pas dyshimeve se ka tentuar të manipulojë me vota në mënyrë që të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress ...
Komentet te Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit e gjysmë burg dhe 1.400 euro gjobë të pandehurin V.B. dhe 1 vit burg dhe 400 euro gjobë D.P., shtetas i Shqipërisë, për veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Të pandehurit akuzohen se më 07.04.2020, me qëllim të shitjes kanë poseduar pa autorizim substanca narkotike të llojit kokainë në atë mënyrë që Njësia e DHTN-së, në Ferizaj, pas një pune operative dhe gjatë kontrollimit, në trupin e të akuzuarës D.P dhe atë nën reçipeta është gjetur një qese me kokainë me ...
Komentet te Burg dhe gjobë ndaj dy të akuzuarve për drogë dhe armëmbajtje pa leje Janë të Mbyllura
Njëri prej futbollistëve më të mëdhenj që ka njohur bota e futbollit padyshim se është Ronaldinho. Karriera e tij është e mbushur me tituj në nivel klubesh e trofe individual derisa stili i tij i lojës i bënte të gjithë që të mahniteshin, përcjellë KosovaPress. Por, jeta e Ronaldinhos nuk ishte aspak e lehtë para se të bëhej një futbollist i njohur në Evropë. Në Brazil. Ai kaloi një fëmijëri shumë të vështirë ku i munguan edhe kushtet më elementare të jetës. Madje, ai ka treguar edhe një prej shumë rasteve kur babai i tij nuk kishte para as për t’ia blerë këpucët e nevojshme për të luajtur futboll dhe ...
Komentet te Ronaldinho zbulon se si arsyetohej babai i tij kur nuk kishte para për t’i blerë këpucë të futbollit Janë të Mbyllura