Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Lamborghini Murcielago Versace në shitje për 703.000 dollarë

Lajme
Lamborghini ka prodhuar një numër versionesh speciale të Murcielag gjatë periudhës dhjetëvjeçare të prodhimit të kësaj super makine, dhe modeli Versace është një nga më interesantët. Ajo u krijua në bashkëpunim me markën italiane të modës Versace, dhe vetëm 20 kopje u prodhuan. Ky është një nga vetëm 12 të prodhuara me timon në të majtë. Brendësia është e veshur me një kombinim prej lëkure të zezë dhe të bardhë, dhe gjithashtu ka një pllakë me numrin e makinës, ndërsa në pjesën e jashtme të derës ka një logo unike. Klientët mund ta porosisnin makinën në të zezë ose të bardhë, dhe pronari origjinal gjithashtu porositi rrota “Reventon”. Ai gjithashtu ...
Komentet te Lamborghini Murcielago Versace në shitje për 703.000 dollarë Janë të Mbyllura

Nuk ndodh mrekullia, Messi me shokë kthehen duarthatë, Liverpooli dhe PSG kualifikohen tutje

Sport
Kanë përfunduar tashmë dy ndeshjet kthyese të Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan Liverpooli me RB Leipzigun dhe PSG me Barcelonën. Barcelona nuk ka arritur ta bëjë mrekullinë radhës për ta përmbysur rezultatin ndaj gjigantit francez Paris – Saint – Germain duke barazuar 1-1 në ndeshjen kthyese dhe duke i thënë kështu lamtumirë garës më të rëndësishme të futbollit evropian në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve, përcjellë KosovaPress. Kylian Mbappe i dha epërsinë PSG-së nga penalltia, kurse Lionel Messi barazoi rezultatin 1-1 me një gol shumë të bukur. Ky i fundit e kishte rastin ta hapte edhe më shumë lojën, por nuk realizoi nga pika e bardhë në fund të ...
Komentet te Nuk ndodh mrekullia, Messi me shokë kthehen duarthatë, Liverpooli dhe PSG kualifikohen tutje Janë të Mbyllura

​Divorcohen legjenda e Real Madrid dhe gazetarja Sara Carbonero

Sport
Ish-portieri, i cili u bë i famshëm në Real Madrid, Iker Casillas dhe Sara Carbonero janë duke u divorcuar, shkruajnë mediat spanjolle. Sipas tyre, ish-futbollisti dhe gazetarja nuk jetojnë më së bashku, dhe ata shkruajnë se mosmarrëveshjet e shumta u vendosën në martesën e tyre. Casillas, i cili ishte në Real Madrid për 17 vjet dhe në Porto për 5 vjet, raportojnë mediat, dyshohet se u zhvendos nga shtëpia e familjes disa javë më parë. Çifti u martua pesë vjet më parë dhe lidhja filloi në vitin 2010. Casillas më pas e puthi Sarën në gojë, duke i dhënë asaj një deklaratë pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës. ...
Komentet te ​Divorcohen legjenda e Real Madrid dhe gazetarja Sara Carbonero Janë të Mbyllura

​Kylian Mbappe thyen rekordin e Lionel Messit

Sport
Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që ka arritur 25 gola në këtë garë, duke thyer rekordin e Lionel Messit. Mbappe shënoi golin e parë kundër Barcelonë, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 31 të ndeshjes kthyese. Në 22 vjet dhe 80 ditë, Mbappe theu një rekord të vendosur nga Messi në moshën 22 vjeç dhe 286 ditë, përcjellë KosovaPress. Mbappe i dha PSG-së një epërsi të madhe në ndeshjen e dytë duke shënuar një hat-trick në ndeshjen e parë në “Camp Nou“. Me golin e tij në shtëpi të mërkurën, Mbappe vendosi edhe një rekord. Sulmuesi ka katër ...
Komentet te ​Kylian Mbappe thyen rekordin e Lionel Messit Janë të Mbyllura

Krijuesi i audio-kasetës vdes në moshën 94-vjeç

Lajme
Lou Ottens, krijuesi i audio-kasetës dhe një pionier i teknologjisë CD, vdiq në moshën 94-vjeç në shtëpinë e tij në Duisel në Holandën veriore. Sipas shtypit holandez të lajmeve NRC Handelsblad, Ottens vdiq të shtunën e kaluar. Audio-kaseta ishte përgjigjja e Ottens për shiritat e mëdhenj në mbështjellës që siguronin tingull me cilësi të lartë, por që shiheshin shumë të dobëta dhe të shtrenjta. Ai mori përsipër sfidën e zvogëlimit të teknologjisë së shiritave në fillim të viteve 1960, kur u bë kreu i zhvillimit të produktit të ri në Hasselt, Belgjikë, për kompaninë teknologjike Philips me bazë në Holandë. “Lou donte që muzika të ishte e lëvizshme dhe e ...
Komentet te Krijuesi i audio-kasetës vdes në moshën 94-vjeç Janë të Mbyllura

​BE: Hungaria, Polonia dhe Sllovenia po shkelin lirinë e medias

Rajoni dhe Bota
Situata në media është shqetësuese në Hungari, Poloni dhe Slloveni, ku liritë e medias po mbyten dhe gazetarët po sulmohen, thanë sot nënkryetari i Komisionit Evropian (KE) dhe shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian (PE). “Pandemia COVID-19 ka treguar më shumë se kurrë se sa i rëndësishëm është roli i gazetarëve në informimin e qytetarëve. Është e nevojshme të mbështesim punën e mediave më shumë se kurrë, dhe të mos vendosim barrë apo presion shtesë mbi to. Nuk duhet të ketë presion politik, “u tha ligjvënësve Vera Jourova, nënkryetare e KE për vlerat dhe transparencën. “Për fat të keq, ka pasur zhvillime shqetësuese në muajt e fundit,” tha ajo në ...
Komentet te ​BE: Hungaria, Polonia dhe Sllovenia po shkelin lirinë e medias Janë të Mbyllura

Man.UTD – Milan, derbi i madh evropian nën hijen e shumë mungesave

Sport
Milani është i detyruar të bëjë ndryshime të mëdha për raundin e 1/16 të Europa League me Manchester United për shkak të numrit të madh të mungesave. Ndeshja zhvillohet nesër në “Old Trafford” Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic, Theo Hernandez, Ismael Bennacer, Ante Rebic dhe Hakan Calhanoglu nuk kanë udhëtuar drejt Anglisë për këtë ndeshje. Kapiteni Alessio Romagnoli është në skuadër, por trajneri Stefano Pioli konfirmoi për “Sky Sport Italia” se mbrojtësi ka dyshime të mëdha për tu paraqitur për shkak të një dhimbjeje në këmbën e tij, përcjellë KosovaPress. Në këtë fazë ekzistojnë disa alternativa të çmuara për “Rossonerët”, pasi Tomori i huazuar nga Chelsea do të jetë partner i ...
Komentet te Man.UTD – Milan, derbi i madh evropian nën hijen e shumë mungesave Janë të Mbyllura

Haxhiu: Shumica prej marrëveshjeve të dialogut duhet të rishikohen

Lajme
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu është deklaruar lidhur me akuzat e ish-emisarit Richard Grenell në adresë të Albin Kurtit. Ish-ambasadori amerikan ka akuzuar Kurtin si antiamerikan dhe njeri që punon për zhbërjen e shtetit të vet. Këto akuza, Albulena Haxhiu në Prime Time të Kanal 10 i ka quajtur si diçka që nuk është e re për publikun. “Akuzat e Grenellit nuk janë risi. Është e drejta e tij të shprehet si mendon. Deklaratat e tij nuk kanë ndikuar te qytetarët e Kosovës dhe nuk kanë pasur ndikim”, u shpreh ish-ministrja e Drejtësisë. Ardhja e Joe Biden në krye të shtetit amerikan për Albulena Haxhiun është një ...
Komentet te Haxhiu: Shumica prej marrëveshjeve të dialogut duhet të rishikohen Janë të Mbyllura

​PSG – Barcelona, mbyllet pjesa e parë, Messi bëhet fytyra tragjike në minutat shtesë

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve që po zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve ku po përballen PSG me Barcelonën dhe Liverpooli me RB Leipzigun. PSG dhe Barcelona janë duke luajtur baraz me rezultat 1-1 me golat e realizuara nga Mbappe dhe Lionel Messi, por ky i fundit e ka lëshuar një rast të artë për ta kaluar Barçën në epërsi duke e humbur penalltinë në minutat shtesë, përcjellë KosovaPress. Ndërkohe Liverpooli dhe RB Leipzigu janë duke luajtur bara 0-0./KosovaPress ...
Komentet te ​PSG – Barcelona, mbyllet pjesa e parë, Messi bëhet fytyra tragjike në minutat shtesë Janë të Mbyllura

Anijet turke të NATO-s mbërrijnë në portin ukrainas

Rajoni dhe Bota
Anijet turke kanë mbërritur në portin detar Odessa të Ukrainës në kuadër të një force të NATO-s kundër minave. Sipas një raporti nga agjencia e lajmeve të ushtrisë ukrainase Armyinform, katër anije, përkatësisht ato turke TCG Sokullu Mehmet Paşa dhe TCF Ayvalık, si dhe ajo spanjolle ESPS TAJO dhe ajo rumune Lupu Dinescu, kanë hyrë në ujërat e portit Odessa. Katër anijet në Grupin 2 të Kundërmasave të Minave të NATO-s (SNMCMG2) pritet të zhvillojnë përpjekje të përbashkëta trajnimi me Marinën Ukrainase në Detin e Zi. Më 20 shkurt, Turqia mori komandën e SNMCMG2-së për dy muaj pas një ceremonie që u zhvillua në Stamboll më 19 shkurt./tch/KosovaPress ...
Komentet te Anijet turke të NATO-s mbërrijnë në portin ukrainas Janë të Mbyllura