Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kane dyfishon rezultatin për Tottenham

Sport
Skuadra londineze është duke e mposhtur Dinamon e Zagrebit. Harry Kane është përsëri golashënues te skuadra e Tottenham, kësaj radhe dyfishon rezultatin për londinezët, përcjell KosovaPress. Fillimisht në minutën e 25’ e zhbllokoi rezultatin në 1:0, ndërsa në minutën e 70’ përmes një solo aksioni arriti të shënoj për 2:0. Sulmuesi i shkëlqyeshëm i Tottenham në sezonet 2018/2019 dhe 2019/2020 shënoi nga 24 gola. Deri në fund të këtij sezoni, Kane do të luajë të paktën 13 ndeshje të tjera. Në 37 deri më tani, përveç 26 golave të shënuar, ai ka asistuar edhe 16 të tjerë./KosovaPress ...
Komentet te Kane dyfishon rezultatin për Tottenham Janë të Mbyllura

​Olympiacos barazon kundër Arsenalit

Sport
Grekët arrijnë të barazojnë shifrat kundër ”Topçinjëve”. Olympiacos ka barazuar shifrat në 1:1 me skuadrën londineze Arsenal, në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Greqi, përcjell KosovaPress. Arsenal ishte në epërsi që nga minuta e 34’, por sulmuesi El Arabi në minutën e 58’ barazoi shifrat në 1:1./KosovaPress ...
Komentet te ​Olympiacos barazon kundër Arsenalit Janë të Mbyllura

​Abdixhiku tregon arsyet e debaklit të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lajme
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Qeverinë e kaluar, ky subjekt nuk do të duhej të vazhdonte që të qëndronte më në krye të ekzekutivit me parti të tjera. Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se gabimet për rënien e rezultatit të LDK-së janë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. “Hapat që kanë shtyrë drejt rënies se rezultatit janë prishja e Qeverisë në kohë të pandemisë, jo për fajin e LDK-së për më tepër për mënyrën e artikulimit të kësaj prishjeje dhe për vrapimin për ta marrë qeverinë menjëherë”, ka thënë ai, ...
Komentet te ​Abdixhiku tregon arsyet e debaklit të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit Janë të Mbyllura

​“Topçinjtë” kalojnë në epërsi përmes Odegaard

Sport
Arsenal është duke e zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Evropës kundër skuadrës greke Olympiacos, ku pjesa e parë ka përfunduar në të mirë të londinezëve. Martin Odegaard arriti t’i dhurojë Arsenal-it epërsinë, ku shënoi gol në minutën e 34’, përcjell KosovaPress. Rezultati momental është 0:1, në favor të skuadrës së Mikel Artetas./KosovaPress ...
Komentet te ​“Topçinjtë” kalojnë në epërsi përmes Odegaard Janë të Mbyllura

​Kane kalon në epërsi Tottenhamin

Sport
Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës londineze Tottenham Hotspur dhe asaj kroate Dinamo Zagreb, e vlefshme për kualifikim drejt fazës së çerekfinales. Sulmuesi Harry Kane ishte ai që arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 25’ në 1:0, përmes asistimit të Erik Lamelas, përcjell KosovaPress. Skuadra e Jose Mourinhos kërkon të vazhdojë me fitoren e katërt radhazi, nëse arrin ta mposhtë sot Dinamon e Zagrebit./KosovaPress ...
Komentet te ​Kane kalon në epërsi Tottenhamin Janë të Mbyllura

​Kosova ende pa vaksina, Haxhiu akuzon Kurtin e Hotin për dështim në menaxhimin e COVID-19

Shëndetësi
Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ish-kryeministrat Albin Kurti dhe Avdullah Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë me COVID-19. Ai në një postim në Facebook ka përkujtuar se një vit qëkur u shpallë pandemia me COVID, Ministria e Shëndetësisë nuk ka siguruar asnjë vaksinë antiCOVID-19, ndryshe nga shtetet tjera që tashmë kanë nisur vaksinimet e qytetarëve të tyre. “Ky dështim total në menaxhim të pandemisë është përgjegjësi e të dy qeverive Kurti e Hoti. Numri i rasteve po rritet çdo ditë. Tanimë nuk dihet as në cilën valë të pandemisë jemi, e as cili variant i virusit po shpërndahet, ndërsa për menaxhim të kufijve, se kush ...
Komentet te ​Kosova ende pa vaksina, Haxhiu akuzon Kurtin e Hotin për dështim në menaxhimin e COVID-19 Janë të Mbyllura

Lista Serbe takim virtual me Palmer dhe Kosnett

Lajme
Përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetarët Dalibor Jevtiq dhe Igor Simiq zhvilluan një takim online sot me zyrtarin e lartë të SHBA-së për Ballkanin Matthew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett. Rakiq me këtë rast tha se ai pret që palët në Prishtinë të respektojnë rezultatin e Listës Serbe dhe se është thelbësore për serbët në Kosovë të vazhdojë dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejt të jetë e mundur, dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, thuhet në një postim të Listës Serbe në Facebook./KosovaPress   ...
Komentet te Lista Serbe takim virtual me Palmer dhe Kosnett Janë të Mbyllura

​Palmer porosit opozitën: Qëndroni në sallë kur të votohet presidenti

Lajme
Mathew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur rreth votimit për president të Kosovës. Ai në një intervistë për TV Dukagjinin ka thënë se opozita duhet të tregohet lojale dhe të sigurojë që ka kuorum në ditën e votimit të presidentit në Kuvend. ‘’Sa i përket zgjedhjeve për president, ne mendojmë se ato parti që do jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale. Lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit, të bëjnë punën e tyre. Të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të funksionojnë”, tha Palmer. Palmer tha se dëshirojnë të shohin ...
Komentet te ​Palmer porosit opozitën: Qëndroni në sallë kur të votohet presidenti Janë të Mbyllura

Përfundojnë ndeshjet e para në Ligën e Evropës, këto janë rezultatet

Sport
Kanë përfunduar katër ndeshjet e para në Ligën e Evropës të vlefshme për kualifikim në çerekfinale. Ndeshja më interesante ishte ajo mes Manchester United e AC Milan, ku “djajtë e kuq” barazuan me “rossonerët” në shtëpi, me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress. Rezultatin arriti ta zhbllokojë tinejxheri Amad Diallo në minutën e 50’, pas një asistimi të bukur nga Bruno Fernandes, ku më vonë deri në minutën e 90+2 shtesë, Kjaer doli hero i Milan-it, duke realizuar gol të bukur me kokë. Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të zhvilluara me orar nga ora 18:55: Ajax – Young Boys 3:0 Dynamo Kyiv – Villarreal 0:2 Manchester United – Arsenal 1:1 Slavia Pragë – ...
Komentet te Përfundojnë ndeshjet e para në Ligën e Evropës, këto janë rezultatet Janë të Mbyllura

​Kjaer bombardon United, barazon shifrat në përfundim të ndeshjes

Sport
Mbrojtësi Simon Kjaer ka bombarduar portën e Manchester United, ku edhe ishte hero i skuadrës italiane, pasi barazoi shifrat në 1:1. United ishte në epërsi deri në minutën e 90+2’ shtesë, kur Kjaer arriti që nga goditja nga këndi të shkëputet më së larti, duke shënuar gol me kokë në portën e Dean Henderson, përcjell KosovaPress. Goli i Kjaer rezultoi të ishte i fundit në derbin e sotëm, ku Manchester United arriti të barazojë me rezultat 1:1, me skuadrën e Milan-it./KosovaPress ...
Komentet te ​Kjaer bombardon United, barazon shifrat në përfundim të ndeshjes Janë të Mbyllura