Në Shqipëri mbërritën mbrëmjen e së premtes 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, me të cilat do të fillojë menjëherë vaksinimi mësuesve e pedagogëve. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku mbërritën vaksinat “AstraZeneca”. Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se prej sot do të nisin vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve, duke i kthyer shkollat në pika vaksinimi, në një pjesë të konsiderueshme të të gjithë vendit. Rama paralajmëroi edhe ardhjen e dozave të tjera të vaksinave anti-COVID. “Së shpejti do të vijë një sasi më e konsiderueshme. ...
Komentet te Shqipëri, sot fillon vaksinimi i mësuesve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, që ka konfirmuar se mbledhja do të mbahet prej orës 10:00. “Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”, tha Elezi. Certifikimi i rezultatit vjen pasi Gjykata Supreme ka mbyllur çështjen e ankesave, ku ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë./KosovaPress ...
Komentet te KQZ-ja mblidhet për certifikimin e rezultateve Janë të Mbyllura
Tri ditë pas shpalljes së gjendjes ushtarake në Kosovë, mësuesi nga Gjakova, Haki Taha nga Gjakova më 13 mars 1945 në Prishtinë, ka vrarë Miladin Popoviçin, atëherë sekretar i Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit dhe njeriu numër një i pushtetit politik në Kosovë. Hakiu shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e mbylli në shkollën fillore “Kosova” në Krumë të Hasit në Shqipëri. Gjimnazin e ulët e kreu në Shkodër e Shkollën Normale në Elbasan, në vitin 1939, kur edhe u emërua mësues në Shinavlash të Shqipërisë. Në vitin 1941, me grupin e parë të mësuesve që erdhën në Kosovë, erdhi në ...
Komentet te Mësuesi që vrau Miladin Popoviçin para 76 viteve Janë të Mbyllura
Kohërat e ndryshme kanë sjellë persona të ndryshëm, e që shumica prej tyre kanë dhënë shumë për shoqërinë. Pavarësisht nga historitë e jetës së disa prej tyre, që shpeshherë diskutohen në shkallë të gjerë, ka gjithmonë diçka që mund të mësojmë nga sipërmarrësit, e sidomos nga ata që kanë arritur të “veçohen” për arritjet e tyre. Më poshtë, Akademi Pune, ju sjell disa shprehje nga sipërmarrës të mëdhenj, madje edhe nga shekulli i kaluar. Richard Bronson “Interesi im për jetën vjen duke i vendosur vetes sfida të mëdha, dukshëm të paarritshme dhe duke u përpjekur të ngrihem bashkë me to”. Richard Bronson, ka bërë një jetë shumë interesante, duke pasur ...
Komentet te 20 shprehje nga 20 sipërmarrësit më të mëdhenj të kohërave Janë të Mbyllura
Vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Ndonëse parashihet rënie graduale të vlerave barike, por që temperaturat minimale mbeten të ulëta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira./KosovaPress ...
Komentet te Parashikimi i motit Janë të Mbyllura
Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 22 vite më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur. Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë. Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë. Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i ...
Komentet te 22 vite nga masakra në tregun e Mitrovicës Janë të Mbyllura
Një konferencë e jashtëzakonshme e ftuar nga kryeministri i kohës, Albin Kurti dhe ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Arben Vitia, më 13 mars 2020, në ora 17:30 minuta, ishte konfirmim për dy rastet e para me virusin SARS-COV-2 në vendin tonë. Një 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë dhe një shtetase italiane ishin dy rastet pozitive nga 15 mostra që ishin testuar mes 12 e 13 marsit të vitit të kaluar. Qeveria mori masa strikte dhe vendi shkoi drejt mbylljes totale. Një vit pas shfaqjes së dy rasteve të para, sot Kosova numëron 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Grupmosha më e prekur nga kjo sëmundje ...
Komentet te Një vit nga shfaqja e dy rasteve të para me COVID në Kosovë Janë të Mbyllura
“Meqenëse kemi pasur tri pandemi të koronavirusit në 18 vitet e fundit, është koha të fillojmë tani punën për një vaksinë universale të koronavirusit, në mënyrë që të jemi gati për pandeminë tjetër”, tha imunologu Anthony Fauci, drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve nga Alergjitë dhe Infeksionet (Niaid). Fauci, duke përmendur shumë të dhëna që konfirmojnë efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave antiCOVID-19 të zhvilluara deri më tani, tha se lajmi i vitit 2020 ishte zhvillimi i shpejtë i këtyre vaksinave. “Tani do të jetë e nevojshme të punohet për vaksina të afta për të siguruar mbrojtje efikase kundër të gjitha koronaviruseve”, vazhdoi ai. Ai shtoi se këto vaksina universale duhet ...
Komentet te Fauci kërkon një vaksinë universale kundër koronavirusit Janë të Mbyllura
Zgjohu, dremit sërish, kafe, laj sytë, përsërit të njëjtat gjëra! Shumica e rutinave tona të përditshme janë të rrënjosura aq thellë saqë rrallë mendojmë t’i ndryshojmë ato. Por shumë nga rutinat tona të mëngjesit nuk na ndihmojnë të jemi më produktivë e të ndihmojmë veten për të qenë më të gëzuar. Një kërkim i thjeshtë në atë që ne bëjmë çdo ditë, si ngrënia e vaktit, stërvitja e mëngjesit etj., do të na ndihmonte për të kuptuar atë që nuk shkon dhe për t’i ndryshuar gjërat. Prandaj ja se çfarë duhet të bëni: Shmangni dushin e përditshëm: nëse keni bërë dush dje nuk është e nevojshme të laheni edhe ...
Komentet te SI DUHET TË JETË MËNGJESI JUAJ, SIPAS SHKENCËS? Janë të Mbyllura
A ju ka qëlluar që të mos jeni në gjendje të përfundoni punën brenda orarit zyrtar? Mos u mërzisni. Pjesë e grupit që kanë të njëjtin shqetësim janë një numër i madh punonjësish, dhe fatkeqësisht numri i tyre sa vjen edhe rritet. Nëse doni që ju të shpëtoni nga kjo gjë dhe të përfundoni në kohën e duhur projektet tuaja, atëherë ndiqni 3 këshillat e mëposhtme. 1. Planifikoni – Nëse doni të përfundoni një projekt të caktuar në kohën e duhur, duhet të punoni vetëm mbi këtë projekt dhe të mos shpërqendroheni në projekte të tjera. 2. Përqendrohuni – Hiqni dorë nga rrjetet sociale, emaile-t e a rëndësishme, apo dosjeve të ...
Komentet te SI TA PËRFUNDONI PUNËN SIPAS ORARIT, 3 KËSHILLA Janë të Mbyllura