Dy mijë e 240 nxënës nga 40 shkolla në nivel vendi janë përzgjedhur për të marrë pjesë në testin pilot për PISA 2022, i cili testim pilot do të organizohet nga 20 prilli i këtij viti. Ndonëse testi final do të mbahet një vit më vonë, njohës të arsimit thonë se nuk presin rezultate pozitive për shkak të mungesës së reformës në sistemin arsimor. Ndryshe mendojnë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të cilët presin rezultate më të mira sesa në testin PISA 2015 dhe 2018, ku Kosova ishte renditur në vendet e fundit. MASH, përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thonë se i kanë bërë të gjitha ...
Komentet te Në prill mbahet testi pilot për PISA, njohësit e arsimit nuk presin rezultate të mira Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komuniteti shqiptar është i integruar më së miri në shoqërinë zvicerane, deklaron në një intervistë politikani liberal zviceran, Pierre Maudet. ”Mendoj se komuniteti shqipfolës është integruar mirë në Gjenevë dhe kjo që në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur kishim një perceptim mjaftueshëm homogjen. Në atë kohë, kemi krijimin e Universitetit Shqiptar, që ishte një vektor i rëndësishëm integrimi. Pastaj, pak e nga pak, ky integrim ndodhi realisht. Kur isha kreu politik i policisë, për herë të parë, u ndesha me të rinj, mbiemri i të cilëve kishte origjinë shqipfolëse. Pra, shoqatat e lidhura me integrimin, pak e nga pak, humbën rëndësinë e tyre dhe, gjatë një faze ...
Komentet te Maudet për integrimin dhe kontributin e shqiptarëve: Të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës Janë të Mbyllura
Sot, përkujtohet 56-vjetori i ndarjes nga jeta i njërit prej personaliteteve më të rrallë kombëtarë Fan Stilian Noli. Ai lindi më datën 6 janar të vitit 1882 në Ibrik Tepe në Edrene Turqi me emrin Theofanes StylianosMavromatis dhe u nda nga jeta më datën 13 mars të vitit 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA. Noli gjithmonë e konsideronte veten shqiptar dhe shpesh përmendte me krenari prejardhjen e familjes së tij që vinte nga qyteza e Kolonjës. Noli gjatë jetës së tij ka pasur një aktivitet intelektual të jashtëzakonshëm dhe identifikohet nga historia jonë si një poet, publicist, përkthyes, dijetar, klerik i lartë, atdhetar demokrat, burrë shteti, historian e muzikolog. ...
Komentet te Përkujtohet 56-vjetori i ndarjes nga jeta i Fan Nolit Janë të Mbyllura
Lufta ndaj pasurimit të paligjshëm pritet të jetë ndër prioritet kryesore të qeverisë së re të Kosovës. Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se posa të formohet Qeveria Kurti 2 do të procedojnë Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë pret mbështetjen edhe nga opozita. Por, përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se ndryshimet në këtë ligj mund të jetësohen vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i vettingut në Kosovë. Haxhiu thotë se me këtë ligj synohet fuqizimi i pakos ligjore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Sipas saj, ideja është që përmes këtij ligji të ri barra e provës vendoset tek personi i ...
Komentet te Konfiskimi i pasurisë së paligjshme prioritet për LVV, shoqëria civile skeptike për rezultatet Janë të Mbyllura
Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës tashmë njeh përbërjen e saj. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë, e pasur nga Partia Demokratike e Kosovës me 19 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës në Kuvendin e ardhshëm do të ketë 15 deputetë. Lista Serbe ka siguruar të dhjetë ulëse e rezervuara për komunitetin serb. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 8 ulëse. Ulëset për komunitetet e tjera joserbe janë shpërndarë sin ë vijim: Kosova demokratik Turk Partisi 2 ulëse, dhe nga një ulëse kanë Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Romani Iniciyative, Nova Demokratska Stranka, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Doranska Partija, Partia e Ashkalinjve për Integrim dhe ...
Komentet te LISTA E PLOTË: Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese më 50.28 për qind të votave. Pas këtij vendimi, Kushtetuta e Kosovës e obligon presidentin e vendit që në një afat prej 30 ditësh të thërras seancën e parë të Kuvendit për të formuar institucionet e reja. Rezultati përfundimtar i certifikuar sot nga KQZ tregon se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike 19 ulëse, Lidhja Demokratike 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë ulëse. Lista Serbe ka fituar dhjetë ulëset e garantuara për legjislaturën ...
Komentet te Certifikohet rezultati, mbi 50% e votave shkojnë për Lëvizjen Vetëvendosje Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Sadedin Shehu” në Gjakovë. Një e dyshuar femër kosovare me veturën e saj me targa vendore nga pakujdesia, në kalimin e këmbësoreve ka goditur dy viktima një femër dhe një mashkull kosovarë. Të njëjtëve ajo u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal Gjakovë dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar ne shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress ...
Komentet te Vetura godet dy këmbësorë në Gjakovë Janë të Mbyllura
Në fshatin Dubravë të komunës së Kaçanikut policia ka marrë informatë se nga një veturë në lëvizje ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës së zjarrit. Njësitë policor në teren kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte i shoqëruar me pasagjerin mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Dy te dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress ...
Komentet te Dy persona gjuajnë me armë nga vetura në Kaçanik Janë të Mbyllura
Ani pse është e rregulluar ligjërisht, në bankat komerciale në Kosovë nuk ka shërbime për konvertimin e arit apo floririt dhe për metalet e tjera të çmueshme, përderisa në vendet e rajonit dhe të BE-së një gjë e tillë ndodhë dhe ka ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik në ato vende. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti thekson për KosovaPress se nuk ka pasur deri më tash kërkesa për konvertim të arit apo floririt, por siç thotë ai, në rast se paraqitet nevoja, kjo çështje veç është e rregulluar me ligj. Edhe në Shoqatën e Bankave thonë se deri tani nga qytetarët e Kosovës nuk ka pasur ...
Komentet te BQK pa portofolio të arit, guvernatori Mehmeti: Konvertimi i floririt do të ishte në dobi të zhvillimit ekonomik Janë të Mbyllura
13 marsi i vitit 2020 shënon ditën kur në Kosovë u identifikuan dy rastet e para me koronavirus, pandemi kjo e cila për më shumë se një vit ka pushtuar botën. Nga atëherë e deri më tani në Kosovë pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar mbi 76 mijë raste, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 1 mijë e 688 persona. E përkundër këtyre shifrave autoritetet shtetërore po vlerësojnë që Kosova me sistem shëndetësor të brishtë e ka menaxhuar suksesshëm pandeminë COVID-19. Në ora 17:30 të 13 marsit të vitit u konfirmuan dy qytetarët e parë të infektuar me koronavirus. Ata ishin një burrë 77-vjeç nga fshati Stubëll e Vitisë ...
Komentet te Një vit COVID, Kosova vlerësohet se e menaxhoi mirë pandeminë Janë të Mbyllura