Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Premier Liga angleze, kryendeshja ajo mes Leeds e Chelsea

Sport
Premier Liga angleze vazhdon sot me xhiron e 28-të, ku janë paraparë të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante. Si kryendeshje e kësaj xhiroje, Leeds United pret në shtëpi skuadrën tejet në formë të mirë, atë të Chelsea-t, përcjell KosovaPress. Pas 28 ndeshjeve, Chelsea pozicionohet në vendin e katërt, me 14 fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar gjithsej 50 pikë, tre më pak se vendi i tretë, katër më pak se vendi i dytë, dhe 18 pikë më pak se lideri i tabelës, Manchester City. Në anën tjetër, skuadra e Leeds ka 27 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, duke regjistruar 11-të fitore, dy barazime dhe katër humbje, dhe gjendet ...
Komentet te ​Premier Liga angleze, kryendeshja ajo mes Leeds e Chelsea Janë të Mbyllura

​Mori 50.28% të votave, LVV reagon pas certifikimit të rezultatit

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 438,355 vota ose 50.28% duke u bërë subjekti i parë që fiton gjysmën e votave i vetëm. Menjëherë pas certifikimit të rezultatit, LVV reagoi duke thënë se qytetarët u përcaktuan qartë se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit t’i hapet një perspektivë e re. “ Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje. Urime!”, thuhet në reagimin e LVV-së. Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës ...
Komentet te ​Mori 50.28% të votave, LVV reagon pas certifikimit të rezultatit Janë të Mbyllura

Superliga e Shqipërisë, zhvillohet derbi mes Tiranës e Partizanit

Sport
Superliga e Shqipërisë do të vazhdojë sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 24. Ndeshja më interesante e kësaj xhiro do të jetë mes Tiranës dhe skuadrës së Partizanit, ku të dy skuadrat i ndan një pozitë dhe katër pikë, përcjell KosovaPress. Ky do të jetë derbi i 187-të mes Tiranës dhe Partizanit, ku 55 fitore i ka Tirana dhe 75 sosh i ka Partizani, ndërsa 57 raste ndeshja është mbyllur me barazim. Pas 23 ndeshjeve, Tirana gjendet në pozitën e pestë në tabelë, me nëntë fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 35 pikë. Në anën tjetër, skuadra e Partizanit pas 23 ndeshjeve ka 10 ...
Komentet te Superliga e Shqipërisë, zhvillohet derbi mes Tiranës e Partizanit Janë të Mbyllura

​Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit

Lajme
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila është në qendër të kritikave për manipulim me vota nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Vendin e saj e ka zënë kandidatja tjetër Albana Bytyqi e cila ka marrë 4420 vota duke qenë edhe deputetja e tetë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj-Stublla ishte akuzuar nga kandidatët e AAK-së për manipulim me vota dhe PZAP urdhëroi rinumërimin e votave për këtë subjekt që kishin ardhur nga jashtë vendit. Kjo ka bërë që rezultati të përmbyset dhe dikush tjetër të jetë pjesë e legjislaturës së tetë. Në lidhje me këtë çështje, Haradinaj-Stublla dha dorëheqje si ministre e ...
Komentet te ​Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit Janë të Mbyllura

Superliga e Kosovës, derbi mes Feronikelit e Prishtinës

Sport
Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 25-të. Ndeshja më interesante e këtij programi do të jetë mes Feronikelit dhe Prishtinës, përcjell KosovaPress. Pas 24 ndeshjeve, Prishtina gjendet në vendin e tretë në tabelë, me 15 fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 50 pikë, tre më pak se lideri Drita, dhe një më pak se vendi i dytë Ballkani. Në anën tjetër, skuadra e Feronikelit pas 24 ndeshjeve ka gjashtë fitore, 10 barazime dhe tetë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë, me gjithsej 28 pikë. “Plisat” me një fitore të mundshme do të lëvizin nga pozita e ...
Komentet te Superliga e Kosovës, derbi mes Feronikelit e Prishtinës Janë të Mbyllura

​KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Lajme
PLOTËSUAR/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti. Nga tani i hapet rrugë thirrjes së seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, që duhet të bëhet nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës. Nga rezultati përfundimtar i certifikuar sot në KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve më 50.28% të votave. Partia Demokratike e Kosovës më 17.09%, Lidhja Demokratike e Kosovës 12.73%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.12%, Lista Serbe 5.09%. Ndërsa Ujedinjena Zajednica-Adriana Hoxhiq ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës me rezultat 0.25%. Ky vendim i KQZ vjen pas konfirmimit të ...
Komentet te ​KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve Janë të Mbyllura

Heronjtë që po luftojnë prej një viti me pandeminë

Shëndetësi
Më 13 mars 2020 u shënuan dy rastet e para me virusin SARS-COV-2. Kosova, ashtu siç kishin vepruar shumë shtete, shkoi drejt mbylljes totale. Jeta u paralizua dhe për disa muaj qytetarët shkuan në pushim të detyruar. Megjithatë, jo për të gjithë qëndrimi në shtëpi ishte një zgjedhje. Rreth dy muaj para shfaqjes së rasteve të para, në laboratorët e IKSHPK-së analizoheshin mostrat e dyshuara, ndërsa Klinika Infektive kishte kaluar në gatishmëri. FSK dhe Policia e Kosovës gjithashtu iu përgjigjën çdo kërkese për të ndihmuar në luftën ndaj COVID, njëjtë sikurse vazhdoi pa ndalur puna e Doganës së Kosovës dhe e zjarrfikësve. Zana Kaçaniku Deva, specialiste e Mikrobiologjisë në IKSHPK, ...
Komentet te Heronjtë që po luftojnë prej një viti me pandeminë Janë të Mbyllura

​Reja: Ndaj Anglisë japim maksimumin, por rivalë kemi Poloninë dhe Hungarinë

Sport
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka dhënë një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, ku ka folur për kualifikueset e “Katar 2022”, futbollistët e Kombëtares si dhe projektin e 2024. Tekniku kuqezi u shfaq i kënaqur me paraqitjen e disa prej legjionarëve të Kombëtares si dhe me lojtarët e rinj. Më tej, Edi Reja foli në RTSH për eliminatoret e Botërorit 2022, ku u shpreh se në ndeshjen me Anglinë në stadiumin “Air Albania”, djemtë kuqezi do të japin maksimumin, ndërsa thekson se në ndeshjet kundër Polonisë dhe Hungarisë do të shikojë nivelin e vërtetë të Kombëtares. – Përshëndetje mister. Nëntor-mars, 4 muaj ndoshta janë mjaftueshëm për të ...
Komentet te ​Reja: Ndaj Anglisë japim maksimumin, por rivalë kemi Poloninë dhe Hungarinë Janë të Mbyllura

​Mbi 90 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë në Francë

​Mbi 90 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë në Francë
Agjencia franceze e Shëndetit Publik pas përditësimit të të dhënave, konfirmoi se epidemia e COVID-19 ka vrarë më shumë se 90 000 persona në Francë. Sipas këtyre shifrave, 90.146 persona kanë vdekur nga virusi, që nga fillimi i epidemisë, në spitale dhe shtëpi pleqsh, përfshirë 64 835 në spitale. Raportohet për mbi 4 mijë pacientë Covid në kujdes intensiv. Numri i rasteve të reja u rrit në 25 229, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 7,3%, një nivel i qëndrueshëm që nga e diela e kaluar./KosovaPress ...
Komentet te ​Mbi 90 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë në Francë Janë të Mbyllura

​Nga e hëna mbyllen dyqanet dhe shkollat në Itali

Rajoni dhe Bota
Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë të hënën, pas paralajmërimit të kryeministrin Mario Draghi për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit. Për tri ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale. Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve. Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që fushata e vaksinimit në Itali është me vonesa. Javën e kaluar qeveria bllokoi ...
Komentet te ​Nga e hëna mbyllen dyqanet dhe shkollat në Itali Janë të Mbyllura