Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./KosovaPress ...
Komentet te Moti nesër në Kosovë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Telekomi i Kosovës u ka rekomanduar të gjithë konsumatorëve që ta injorojnë likun që po qarkullon si lojë shpërblyese. “Konsumatorë të nderuar, nëse rastësisht hasni në një link me pamjen si në foton e bashkangjitur, ju lutem ta injoroni, pasi që është link i rremë dhe si i tillë mund të ju dëmtojë”, thuhet në njoftimin që ka dërguar ekipi i Vala-s./KosovaPress ...
Komentet te Vala rekomandon për të mos klikuar një link Janë të Mbyllura
Sot në fshatin Beleg është vendosur Pllaka e Lavdisë në shtëpinë e Sali Tolajt, e cila gjatë luftës në ka shërbyer si depo e armatimit dhe kuzhinë. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Daut Haradinaj. Ai ka shkruar në Facebook se bashkë me shumë miq e bashkëluftëtarë, rikujtuan luftën tonë të lavdishme, vlerat e kësaj zone dhe veçmas të fshatit Beleg, ku nën udhëheqjen e Brahim Molliqajt dhe djemve të shumtë të këtij fshati, ishte kthyer në vijë ta pakalueshme për armikun./KosovaPress ...
Komentet te Vendoset Pllaka e Lavdisë në një shtëpi në fshatin Beleg Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 3463 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 698 qytetarë. Ndërsa, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Ministria iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19 “Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1018 vaksinime antiCovid dhe ...
Komentet te 698 raste të reja dhe 12 humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Ekonomisë edhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka kërkuar që tenderi i shpallur nga Agjencia për Efiçiencë të Energjisë, për ndriçim publik në 23 komuna, të zhvillohet sipas proceduarave të rregullta. Ministri Nitaj ka kërkuar që kjo procedurë të mos shkojë me procedurë të përshpejtuar, pasi nuk ka arsye për një veprim të tillë. Njoftimi i plotë i ministrit Nitaj: Agjencia për Efiçiencë të Energjisë ka hapur tender për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për ndriçimin publik në 23 komuna dhe kjo me procedurë të përshpejtuar. Megjithese në arsyetimin e Njesisë kërkuese thuhet se “Hapja e tenderit është bërë me afat të shkurtuar të dorëzimit ...
Komentet te Tenderi për efiçiencën e energjisë rikthehet në procedurë të rregullt Janë të Mbyllura
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke komentuar certifikimin e rezultateve, i cili është bërë sot, ka thënë se fituan në referendum, gjë që është një shans i madh për Kosovën. Kurti ka falënderuar të gjithë ata që votuar Vetëvendosjen. “Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju faleminderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre. U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të ...
Komentet te Kurti: Fituam krejt, ecim drejt Janë të Mbyllura
Mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen nesër për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Kuvendi i kësaj partie po mbahet në kohën kur rastet me koronavirus në Kosovë janë në rritje, por në LDK thonë se tashmë janë pajisur me leje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi deklaroi për KosovaPress se përveç kandidaturave që janë shpallur deri tani nga katër zyrtarë të partisë, janë të hapur edhe për emra të tjerë nesër nëse vlerësojnë delegatët. 50 persona është numri që lejohet të grumbullohet në hapësira të mbyllura sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, por për Kuvendin e nesërm zgjedhor ...
Komentet te Përkundër pandemisë, LDK-së i lejohet të mbajë Kuvendin zgjedhor me mbi 300 delegatë Janë të Mbyllura
Nga Ministria e Shëndetësisë, nuk kanë një datë të konkrete se kur Maqedonia do të marrë dërgesë të re të vaksinave. Më herët ministri Venko Filipçe njoftoi se deri në fund të këtij muaji do të mbërrijnë, 20,000 vaksina nga “Pfizer” dhe 25,000 të tjera nga “Astra Zeneka” përmes mekanizmit Covaks. Me vaksinat që janë në dispozicion, përkatësisht 3000 doza të “Sputnik” -it rus dhe donacionin nga Serbia të rreth 8,000 dozave “Pfizer”, imunizimi kryhet vetëm për personelit mjekësor. “Procesi i shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit Kovaks ka filluar. Publiku do të informohet në kohë të duhur, për datën e saktë të mbërritjes në vendin tonë. Për shkak të rritjes ...
Komentet te S’ka datë të saktë për mbërritjen e vaksinave në Maqedoni Janë të Mbyllura
Më 13 mars 2015, Federata e Basketbollit e Kosovës u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s. Dyert për pranim të plotë të basketbollit të Kosovës u hapën në momentin që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njohu Komitetin Olimpik të Kosovës. Vitet e tëra të punës, takimet e shumta, email-et dhe shkresat e panumërta dhe mbi të gjitha mundi i lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve, punëtorëve sportivë dhe krerëve të FBK-së u kurorëzua me pranim dhe FBK-ja nuk humbi kohë. Pas takimeve në Stamboll më 2014, Federata e Basketbollit e Kosovës vendosi të punoojë drejt aplikacionit për anëtarësim. Delegacioni i prirë nga kryetari i atëhershëm i FBK-së, Erolld Belegu, dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në FIBA ...
Komentet te 6 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA Janë të Mbyllura
Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë, kanë përkujtuar sot viktimat e masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 22 vjet më parë, kur forcat serbe sulmuan me minahedhës, ndërsa tregu ishte përplot me njerëz. Si pasojë e këtij shpërthimi, mbetën të vdekur shtatë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën 128 shqiptarë të tjerë. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, para të pranishmëve tha se këta njerëz, por edhe të gjithë të tjerët që dhanë jetën për vendin, meritojnë përulje dhe respekt të përjetshëm, sepse sot Kosova dhe qytetarët e saj nuk do ...
Komentet te Kërkohet drejtësi për viktimat e masakrës së tregut në Mitrovicë Janë të Mbyllura