Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Pandemia la 43.400 persona të papunë në Shqipëri

Shqipëri
Shqetësimi i ngritur nga ekspertët në Shqipëri dhe të huaj për papunësinë për shkak për krizës është materializuar tashmë edhe në të dhënat zyrtare. Sipas të dhënave të INSTAT, pandemia nxori mbi 43 400 të papunë gjatë vitit të kaluar, pasi numri i të punësuarve zbriti në 1,23 milionë nga 1.27 milionë që ishte në 2019-ën. Kriza e Covid-19 çoi shkallën zyrtare të papunësisë në 11.8%, nga 11,2% që ishte në 2019, teksa rritje ka pësuar edhe papunësia mes të rinjve duke prekur nivelin e 21.7% të 2020-ës. Për ekspertin e punësimit, Erion Muça, pavarësisht të dhënave zyrtare të papunët e krizës janë më të lartë në numër duke marrë ...
Komentet te ​Pandemia la 43.400 persona të papunë në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Fitore e rëndësishme e prishtinasve përballë mitrovicasve

Sport
Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 80:85, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Sipas një njoftimi të federatës, fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, megjithatë, në dy minutat e fundit të çerekut të parë, Prishtina nga 13:10, hyn në një seri prej 0:9, duke përmbyllur këtë pjesë 13:19. Bardhekaltrit ngritën epërsinë në periodën e dytë, ku më e larta ishte 20:31, por mitrovicasit shpejt rikthehen për 27:31, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 32:38. Vendasit në periodën e tretë nuk u dorëzuan, duke shkrirë epërsinë e mysafirëve që shkoi deri në 10 pikë, duke barazuar shifrat në 57:57, ...
Komentet te ​Fitore e rëndësishme e prishtinasve përballë mitrovicasve Janë të Mbyllura

​Britani, 400 mijë vaksinime në ditë

Rajoni dhe Bota
Gazeta The Times njofton se Britania është në prag të një ardhje masive vaksinash anticovid prej afro 10 milionë vaksina që në ditët në vazhdim, të cilat do mundësojnë përshpejtimin akoma më të madh të vaksinimit, i cili momentalisht shkon mesatarisht në mbi 400 mijë vaksinime që bëhen çdo ditë. Kjo do të thotë se çdo i rritur në Britani do mund të ketë marrë dozën e parë të vaksinave anti Covid përpara datës 10 qershor, ose dy muaj përpara objektivit të qeverisë së Boris Johnson. Kjo nënkupton po ashtu se Britania do të jetë muaj përpara objektivit të Bashkimit Europian në këtë fushatë. Sipas The Times, çdo britaniku mbi ...
Komentet te ​Britani, 400 mijë vaksinime në ditë Janë të Mbyllura

Policia spanjolle kap narko-nëndetësen artizanale të trafikantëve

Rajoni dhe Bota
Policia në Spanjë ka sekuestruar sot një nëndetëse të krijuar në mënyrë artizanale, e aftë të transportojë deri në 2 ton droga. Mjeti nëntë metra i gjatë, i lyer në blu, u zbulua në një magazinë industriale në qytetin jugor të Malaga. Kapja ishte pjesë e një operacioni të përbashkët me pesë shtete të tjera dhe me agjencinë evropiane Europol. Policia tha se 52 njerëz u arrestuan në të gjithë Spanjën dhe një masë e madhe kokaine e hashashi i sekuestrua. Autoritetet shkatërruan gjithashtu një laborator të improvizuar drogash. Policia beson se nëndetësja prej druri dhe fibrash plastike po bëhej gati për trafikimin e drogave, por nuk ishte përdorur ende ...
Komentet te Policia spanjolle kap narko-nëndetësen artizanale të trafikantëve Janë të Mbyllura

​Osmani: Lufta e përbashkët kundër virusit vazhdon

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në një vjetorin e paraqitjes së rasteve të para me Covid-19, nëpërmjet një video emocionuese, ka thënë se si në çdo sfidë mësuam se kur ka dashuri e besim, ka gjithnjë qendrës e shpresë. Osmani duke i shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, ka thënë se si në çdo sfidë nuk duhet të dorëzohemi derisa të dalim fitimtarë. “Bashkëpuno, merre përgjegjësi, ndihmo, vetëm së bashku do t’ia dalim. Vërtetë shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë. Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa ...
Komentet te ​Osmani: Lufta e përbashkët kundër virusit vazhdon Janë të Mbyllura

Balje: Drejtësia ka emër

Lajme
Kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka falënderuar të gjitha mediat dhe shoqërinë civile për angazhimin dhe përkrahjen në arritjen e drejtësisë me rastin e manipulimit të votave në këtë proces zgjedhor. Ajo në një postim në Facebook , ka premtuar se do të angazhohet në Kuvendin e Republikës të Kosovës për avancimin e ligjshmërisë për rrjedhat e ardhshme të shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë. Postimi i plotë: DREJTËSIA KA EMËR Ndjejë obligim njerëzor, moral dhe politik që nga thellësia e zemrës t’iu falenderohem të gjitha mediumeve dhe Institutit Kosovar të Drejtësis – IKD ( dhe ...
Komentet te Balje: Drejtësia ka emër Janë të Mbyllura

Rama premton sasi më të mëdha të vaksinave anti-Covid

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se edhe pse pak besonin se do t’i gjenin vaksinat para shumë të tjerëve, ata do të vazhdojnë t’i rrisin në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojnë popullin nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte. “Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, ...
Komentet te Rama premton sasi më të mëdha të vaksinave anti-Covid Janë të Mbyllura

Konjufca: Vota e përgjegjshme e qytetarëve ia dha drejtim të ri politik atdheut tonë

Lajme
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas certifikimit të rezultateve, ka thënë se ky rezultat zgjedhor i përmasave të referendumit dhe kjo fitore plebishitare e popullit për ndryshim, ishin të domosdoshme. Konjufca ka shkruar në Facebook se vota e përgjegjshme e qytetarëve ia dha një drejtim të ri politik e fort të nevojshëm atdheut tonë. “Ne e lamë pas një vit të vështirë. Bota u pllakos nga një pandemi e pazakontë. Jetët tona ndryshuan rrënjësisht. Ekonomia në çdo cep të globit u godit rëndë. Në të njëjtën kohë, përkundër kësaj fatkeqësie, qytetarët tanë ishin plot shpresë për shkak se më 3 shkurt 2020 u zgjedh një qeveri e ...
Komentet te Konjufca: Vota e përgjegjshme e qytetarëve ia dha drejtim të ri politik atdheut tonë Janë të Mbyllura

​Anketa: Anton Quni më i votuari për ta drejtuar LDK-në

Lajme
Mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen nesër për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Ndërkohë, kandidaturën deri tash e kanë bërë publike, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa. Ndërkohë, në një anketë të realizuar nga KosovaPress, del se Anton Quni është më i pëlqyeri i votuesve për ta drejtuar LDK-në. Ishin 4297 persona që kanë votuar në anketën “Kush duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së”, anketë kjo e hapur ditë më parë. Prej këtyre votuesve janë 1740 ose 40 përqind që kanë votuar për Anton Qunin. Pas tij, 686 vota ose 16 përqind ka marrë Lumir Abdixhiku. Një numër ...
Komentet te ​Anketa: Anton Quni më i votuari për ta drejtuar LDK-në Janë të Mbyllura

​Një muaj paraburgim për kryetarin e Kllokotit

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve. Sipas një njoftimi, gjyqtarja e procedurës paraprake të pandehurit B.D., i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit. “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.D në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka kanosur seriozisht punëtorët e komunës së Kllokotit dhe qytetarët e kësaj komune, ...
Komentet te ​Një muaj paraburgim për kryetarin e Kllokotit Janë të Mbyllura