Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PËR 8 MUAJ 74 FEMRA TË MITURA LINDËN FOSHNJET E TYRE NË QKUK

PËR 8 MUAJ 74 FEMRA TË MITURA LINDËN FOSHNJET E TYRE NË QKUK
Janë gjithësej 74 femra nën moshën 18 vjeç, që brenda 8 muajve të fundit kanë kryer lindje në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK.   Sipas drejtorit të Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, aborte në 8 muajt e fundit të moshës nën 18 nuk ka pasur. “Në 8 muajt e fundit kemi pasur 74 lindje nën moshën 18 vjeçare. Aborte artificiale në 8 muajt e fundit nën moshën 18 nuk kemi pasur”, ka thënë ai në një prononcim për IndeksOnline. Ismaili thotë se përgjatë vitit 2020, kanë qenë gjithësej 13 lindje që kanë kryer femrat nën 16 vjeç. “Aborte nën moshën 16 vjeçare në 6 muajt e fundit nuk kemi pasur. Lindje në ...
Komentet te PËR 8 MUAJ 74 FEMRA TË MITURA LINDËN FOSHNJET E TYRE NË QKUK Janë të Mbyllura

TESLAS I BIE VLERA

Lajme
Kompanisë së veturave elektrike, Tesla, u ka rënë vlera në treg për 267 miliardë dollarë.   Vlera e saj në janar ishte 843 miliardë dollarë derisa tani është 567 miliardë. Kjo rënie, siç shkruan theguardian, ndikoi në zvogëlimin e pasurisë së shefit të tij, Elon Musk, i cili ka afro 20 për qind të aksioneve të kompanisë. Këtë vit, Musk humbi pasuri në rreth 7.5 miliardë dollarë. Ai mbante titullin si njeriu më i pasur në botë ndërsa aktualisht ka 162 miliardë dollarë./RTK ...
Komentet te TESLAS I BIE VLERA Janë të Mbyllura

PORSCHE DËSHIRON TA BËJË BENZINËN PO AQ EKOLOGJIKE SA MAKINAT ELEKTRIKE

Lajme
Prodhuesi gjerman i automobilëve luksozë ka investuar shumë në elektromobilitet. Por me një karburant të pastër sintetik Porsche dëshiron t‘i mbajë më gjatë në rrugë modelet e vjetra.   Kalimi te elektromobiliteti mund të jetë qëllimi kryesor i industrisë së automobilëve. Tek Porsche besojnë ende te motori me djegie të brendshme – megjithëse edhe këtu investohen tashmë miliarda për zhvilimin e modeleve elektrike. Prodhuesi gjerman i makinave kërkon alternativa ekologjike, me qëllim që modelet e tij luksoze të lëvizin në rrugë edhe në të ardhmen. Fjala është për elektro-karburantet apo e-fuels, benzinë sintetike metanoli, e prodhuar me hidrogjen ekologjik nga energjia e rinovueshme. Karburanti digjet njëlloj si benzina e bërë ...
Komentet te PORSCHE DËSHIRON TA BËJË BENZINËN PO AQ EKOLOGJIKE SA MAKINAT ELEKTRIKE Janë të Mbyllura

SHENJAT QË TREGOJNË SE VUANI NGA ANKTHI

Shëndetësi
Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës apo jetës.   Problemet e jetës së përditshme arrijnë të krijojnë luhatje dhe përmbysje të mëdha humori ndaj përjetimi i këtyre ndjenjave është i shpeshtë. Zakonisht stresi apo ankthi largohet në kohë të shkurtra dhe njerëzit që e përjetojnë nuk i kushtojnë shumë rëndësi. Gjithsesi sipas ekspertëve, ka një limit të caktuar të përjetimit të këtyre ndjenjave. Krahas ankthit normal të cilin e përjeton çdo njeri, ka edhe një lloj tjetër ankthi i cili konsiderohet si një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit. Nëse episodet janë të ...
Komentet te SHENJAT QË TREGOJNË SE VUANI NGA ANKTHI Janë të Mbyllura

JA PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MENAXHIMI I STRESIT PËRGJATË SHTATZËNISË

Shëndetësi
Menaxhimi i stresit gjatë shtatzënisë është tejet i rëndësishëm, pasi stresi, veçanërisht stresi kronik, mund të rrisë rrezikun tuaj për të pasur një fëmijë me peshë të vogël apo lindje të parakohshme.   Për shkak se procesi i lindjes është i komplikuar dhe vështirë për t’u studiuar, ende nuk dihet nëse stresi shkakton lindje të parakohshme shkruan VeryWellFamily. Mirëpo, egzistojnë disa pikëpamje që tregojnë se nënat që përjetojnë stres të vazhdueshëm kanë të ngjarë të kalojnë një lindje të parakohshme. Për këtë, egzistojnë disa strategji që ndihmojnë në uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme.Këtu përfshihen masazhi, aromaterapia, hipnoterapia kanë treguar rezultate të mirë në uljen e stresit/RTK ...
Komentet te JA PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MENAXHIMI I STRESIT PËRGJATË SHTATZËNISË Janë të Mbyllura

​Bitcoin tejkalon vlerën 60.000 dollarë për herë të parë

Lajme
Bitcoin kaloi sot kufirin e 60 000 dollarëve për herë të parë në historinë e tij, shifër e rritur, sipas analistëve, nga plani i stimulimit i SHBA-së. Sipas faqes së specializuar “CoinMarketCap”, kriptovaluta u rrit në 60 197 dollarë në 12:34 GMT dhe vazhdoi të lëkundet rreth këtij pragu simbolik sot herët pasdite. Aktualish, bitcoin poi shtyn vazhdimisht rekordet e tij dhe është trefishuar në vlerë gjatë tre muajve të fundit. Ndërsa disa janë të kujdesshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregut të bitcoin, të tjerët besojnë se situata është shumë e ndryshme nga 2017, kur çmimet u rritën me një forcë edhe më të madhe, para se të binin në fillim ...
Komentet te ​Bitcoin tejkalon vlerën 60.000 dollarë për herë të parë Janë të Mbyllura

​“Ilaçet” që largojnë stresin

Shëndetësi
Puna, shtëpia dhe studimi zënë një pjesë të madhe të ditëve tona në një mënyrë që të mos na mbetet kohë të lirë për veten, afeksionet dhe pasionet, shkruan vanityfair.it. Një studim i quajtur N26, synon klasifikimin e situatave më stresuese për trurin e njeriut, nga e cila do të dilte se tensionet e krijuara nga problemet financiare do të kishin një ndikim të krahasueshëm me një ngjarje traumatike të jetës si për shembull me një divorc. I kryer nga neuroshkencëtari Jack Lewis, studimi preku 1 000 burra dhe gra me banim në Europë dhe SHBA në një test reagimi të nënkuptuar që do t’u lejonte atyre të përcaktonin nivelet ...
Komentet te ​“Ilaçet” që largojnë stresin Janë të Mbyllura

Ekonomia amerikane mund të kalojë Kinën

Ekonomi
Për dekada me radhë, ekonomia e Kinës është rritur shumë më shpejt se ajo e Amerikës. Por ky lloj trendi ka të ngjarë të ndryshojë në 2021 teksa rimëkëmbja e SHBA nga pandemia po merr vrull. Ekspertët janë duke i përmirësuar me shpejtësi parashikimet e tyre të rritjes ekonomike në shtetet e bashkuara e kjo falë përshpejtimit të vaksinimeve si dhe paketës gjigande të ndihmës prej 1.9 trilionë dollar të miratuar nga Washingtoni, e cila ishte shumë më e madhe nga sa mendohej, thotë CNN. Goldman Sachs parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit gjatë këtij viti të rritet me 6.9%, niveli më i lartë që prej 1984. Morgan ...
Komentet te Ekonomia amerikane mund të kalojë Kinën Janë të Mbyllura

Gjermani, vala e radhës e COVID-19 mund të jetë më e keqe se kulmi i fundit

Rajoni dhe Bota
Gjermania do të përballet me një valë të re të COVID-19 në javët e ardhshme, që mund të jetë më e keqe se kulmi i fundit i infektimeve që dëshmoi vendi në dhjetor, sipas Institutit “Robert Koch” (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes. “Trendi aktual tregon se numri i rasteve ka të ngjarë të jetë më i lartë, duke filluar gjatë javës së 14-të kalendarike, sesa niveli që pamë rreth Krishtlindjes”, shkruhet në raportin e RKI-së. RKI tha se parashikimet e tij tregojnë vendin me një normë incidence prej 350 rastesh për 100 000 banorë deri atëherë, e krahasuar me normën aktuale prej 76,1. Institucioni shtoi, gjithashtu, që shumica e rasteve ...
Komentet te Gjermani, vala e radhës e COVID-19 mund të jetë më e keqe se kulmi i fundit Janë të Mbyllura

​26 062 raste të reja dhe 317 viktima nga COVID-19 në Itali

Rajoni dhe Bota
Italia regjistroi sot 26 062 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Viktimat ishin 317, në rënie në krahasim me një ditë më parë që ishin 380. Aktualisht, rastet pozitive janë 520 061 (+10 744 krahasuar me dje), të shëruarit 2 579 896 (+ 14 970) dhe në izolimin e shtëpisë ka 492 926 persona (+10 179). Shkalla e pozitivitetit është 6,98 %, nga një ditë më parë që ishte 7,2%. Në 24 orët e fundit u regjistruan 270 pranime në kujdesin intensiv për Covid-19. Bilanci ditor midis hyrjeve dhe daljeve është 68 pacientë më shumë. Në total, tani ka 2 ...
Komentet te ​26 062 raste të reja dhe 317 viktima nga COVID-19 në Itali Janë të Mbyllura