Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

EUROVISIONI KËTË VIT MUND TË FITOHET NGA NJË SHQIPTAR

ShowBiz
Festivali evropian i këngës “Eurovision” ketë vit mund të ketë një fitues me origjinë shqiptare.   Gjon Muharremaj, shqiptari nga Kosova, i cili përfaqëson Zvicrën  është kandidat për të fituar me këngën e tij “Tout l’Univers”. Ai njihet për publikun e gjerë me emrin Gjon’s Tears. Festivali evropian i këngës do të mbahet më 2021 dhe si zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Netët gjysmëfinale të “Eurovisionit” do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi. Shqipëria do të përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”./RTK ...
Komentet te EUROVISIONI KËTË VIT MUND TË FITOHET NGA NJË SHQIPTAR Janë të Mbyllura

DHURATA DORA SJELL IMAZHE TËRHEQËSE TË REALIZUARA GJATË PUSHIMEVE

ShowBiz
Dhuratën e mori malli menjëherë për pushime.   Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ditë më parë shijoi në maksimum pushimet në një vend tropikal. Artistja i mbajti të informuar ndjekësit vazhdimisht për çdo të re rreth saj, teksa solli fotografi të shumta në rrjete sociale. Së fundi, ajo ndau disa imazhe të reja, përmes së cilave kujton ditët e bukura që i ka kaluar në atë vend. Ajo u shfaq e veshur me bikini rozë njëpjsëshe, teksa në prapavijë kishte një pamje magjepsëse të vendit ku qëndronte. Artistja tregoi linjat trupore dhe ngjyrën që e kishte marrë në pishinë, teksa po mbante disa lule në duar. /RTK ...
Komentet te DHURATA DORA SJELL IMAZHE TËRHEQËSE TË REALIZUARA GJATË PUSHIMEVE Janë të Mbyllura

A KENI DHIMBJE FYTI? KA DISA ZGJIDHJE NATYRORE QË NDOSHTA NUK I DINIT

Shëndetësi
Dhimbja e fytit është një nga simptomat më të zakonshme dhe të bezdisshme të ftohjes së zakonshme.   Nëse nuk doni të merrni një ilaç menjëherë, mund të zgjidhni një zgjidhje natyrale dhe të heqni qafe djegien menjëherë. Përbërësit në kuzhinën tuaj janë në gjendje t’ju ndihmojnë. Këtu janë tre mënyra natyrore për t’u marrë me dhimbjen e fytit: Çaj me mjaltë Ky është balsami më i mirë për dhimbjen e fytit. Mjalti është zbutës dhe lehtëson gëlltitjen. Për rezultate më të mira, shtoni disa gjethe mente të freskëta në çajin tuaj. Ujë i kripur Gargarë me ujë të vakët të kripës zvogëlon inflamacionin dhe lehtëson dhimbjet. E vetmja gjë që ju duhet ...
Komentet te A KENI DHIMBJE FYTI? KA DISA ZGJIDHJE NATYRORE QË NDOSHTA NUK I DINIT Janë të Mbyllura

MË SHUMË BINJAKË TË LINDUR SE KURRË MË PARË NË BOTË

Lajme
Më shumë binjakë kanë lindur se kurrë më parë, por bota tani mund të ketë arritur kulmin e binjakëve, thonë studiuesit.   Rreth 1.6 milion binjakë lindin çdo vit në të gjithë botën, me një në çdo 42 fëmijë që lindin një binjak. Vonesa e lindjes së fëmijëve dhe teknikat mjekësore të tilla si IVF kanë parë që niveli i lindjeve binjake të rritet me një të tretën që nga vitet 1980. Sipas një pasqyre globale në revistën Human Reproduction, kulmi u arrit për shkak të rritjeve të mëdha të normave të binjakëzimit në të gjitha rajonet për 30 vjet – nga një rritje prej 32% në Azi në një ...
Komentet te MË SHUMË BINJAKË TË LINDUR SE KURRË MË PARË NË BOTË Janë të Mbyllura

VITAMINA B6 E RËNDËSISHME PËR SHËNDETIN E TRURIT

Shëndetësi
Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e trurit, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë.   Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji. Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve. B6 është e përfshirë në prodhimin e hemoglobinës, proteina në gjak që transporton oksigjenin në organizëm. Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit që rregullon humorin dhe e ndihmon trupin ta përballojë stresin. Vitamina B6 poashtu ndihmon në prodhimin e melatoninës, që rregullon orën e brendshme dhe gjumin. Disa studime kanë treguar se ...
Komentet te VITAMINA B6 E RËNDËSISHME PËR SHËNDETIN E TRURIT Janë të Mbyllura

​Babai vret dy fëmijët e tij autik për tre milionë dollarë

Rajoni dhe Bota
Një burrë nga Kalifornia që mbyti dy djemtë e tij autik , është dënuar me mbi dy shekuj burgim për planifikimin e vrasjes së partneres dhe fëmijëve. Ali F. Elmezayen, 45-vjeç, ka marrë dënimin maksimal për mashtrim, vjedhje identiteti, shpëlarje parash dhe planifikim të vrasjeve. “Ai është një gënjeshtar shumë i zoti dhe nuk është asgjë më tepër sesa një vrasës brutal. Për të vetmen gjë që ankohet është se u kap nga autoritetet”– ka thënë gjykatësi John F. Ëalter. Elmezayen për veten dhe familjen gjatë vitit 2012 kishte siguruar policën e sigurimit të jetës që kapte vlerën e mbi tre milionë dollarë. Gjykatësi gjatë seancës ka publikuar incizimet e ...
Komentet te ​Babai vret dy fëmijët e tij autik për tre milionë dollarë Janë të Mbyllura

OBSH miraton për përdorim vaksinën Johnson & Johnson

Rajoni dhe Bota
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi të premten vaksinën Johnson & Johnson për përdorim emergjent ndaj COVID-19, dhe shprehu mbështetjen e fortë për vaksinën AstraZeneca, ndërsa disa vende vazhdojnë të pezullojnë përdorimin e saj. Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris e përshkroi vaksinën e AstraZeneca-s në një konferencë virtuale të organizuar në Gjenevë si “të shkëlqyer” dhe shtoi se “duhet të vazhdojmë” të përdorim vaksinën. Miratimi i OBSH-së erdhi ndërsa Tajlanda pasoi një numër në rritje vendesh evropiane në pezullimin e përdorimit të AstraZeneca-s për shkak të mpiksjeve të gjakut tek disa të vaksinuar. Edhe Bullgaria dhe Republika Demokratike e Kongos pezulluan të premten përdorimin e kësaj vaksine. Sidoqoftë AstraZeneca tha ...
Komentet te OBSH miraton për përdorim vaksinën Johnson & Johnson Janë të Mbyllura

TEKNOLOGJI E RE KUNDËR BAKTERIEVE NË SIPËRFAQET E OBJEKTEVE

Lajme
Pandemia ka sjellë ndërgjegjësim më të madh për sipërfaqet që preken nga shumë njerëz. Që me fillimin e saj, dy shpikje të krijuara prej vitesh për të luftuar mikrobet u bënë të shumëkërkuara.   Megjithëse COVID-19 përhapet kryesisht nëpërmjet ajrit, pandemia ka sjellë ndërgjegjësim më të madh për sipërfaqet e prekura nga shumë njerëz. Mjeku Brian Wind ka qenë i shqetësuar prej kohësh nga fakti që njerëzit përdorin të njëjtët stilolapsa në spitale dhe dhomat e pritjes për vizitat. “U jepet një stilolaps që e ka përdorur ndoshta çdo pacient tjetër i sëmurë”, thotë Dr. Brian Wind, shpikës dhe drejtues në kompaninë “Steri-Write”. Ai shpiku një paisje që dizinfekton stilolapsat ...
Komentet te TEKNOLOGJI E RE KUNDËR BAKTERIEVE NË SIPËRFAQET E OBJEKTEVE Janë të Mbyllura

APPLE MUND TË ZBULOJË IPHONE TË RI DHE PAJISJE TË TJERA QË NË MARS

Lajme
iPhone SE 3, iPad, AirPods 3 dhe AirTags do të ishin ndër lançimet e gjigantit të teknologjisë.   Marsi ka gjithçka që të bëhet një muaj i lansimeve të shkëlqyera në Apple. Kompania do të planifikonte një ngjarje në internet më 23 mars, sipas analistëve të njohur për marrjen e informacionit të duhur për gjigantin e teknologjisë. Për momentin, asnjë ftesë nuk ka arritur, por pritet që Apple të paraqesë një version të rinovuar të telefonit iPhone SE dhe të rinovojë tabletët iPad. Përveç kësaj, pajisje si AirTags, AirPods dhe Apple TV priten gjithashtu në këtë lansim të mundshëm. Më parë, data e konsideruar ishte 16 mars, por shpejt u ...
Komentet te APPLE MUND TË ZBULOJË IPHONE TË RI DHE PAJISJE TË TJERA QË NË MARS Janë të Mbyllura

PËR 8 MUAJ 74 FEMRA TË MITURA LINDËN FOSHNJET E TYRE NË QKUK

Shëndetësi
Janë gjithësej 74 femra nën moshën 18 vjeç, që brenda 8 muajve të fundit kanë kryer lindje në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK.   Sipas drejtorit të Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, aborte në 8 muajt e fundit të moshës nën 18 nuk ka pasur. “Në 8 muajt e fundit kemi pasur 74 lindje nën moshën 18 vjeçare. Aborte artificiale në 8 muajt e fundit nën moshën 18 nuk kemi pasur”, ka thënë ai në një prononcim për IndeksOnline. Ismaili thotë se përgjatë vitit 2020, kanë qenë gjithësej 13 lindje që kanë kryer femrat nën 16 vjeç. “Aborte nën moshën 16 vjeçare në 6 muajt e fundit nuk kemi pasur. Lindje në ...
Komentet te PËR 8 MUAJ 74 FEMRA TË MITURA LINDËN FOSHNJET E TYRE NË QKUK Janë të Mbyllura