Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Përfundojnë 45 minutat e parë, pa gola në “San Siro”

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Serie A ndërmjet futbollistëve të Milan dhe Napolit. Rezultati është i barabartë pa gola, ku të dyja ekipet nuk patën shumë raste konkretizimi për shënim, përcjell KosovaPress. Me rezultatin aktual, Milan renditet në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Napoli katër pozita më poshtë. /KosovaPress ...
Komentet te Përfundojnë 45 minutat e parë, pa gola në “San Siro” Janë të Mbyllura

AstraZeneca nuk gjen prova rreziku të rritjes së mpiksjes së gjakut

Shëndetësi
Laboratori farmaceutik i AstraZeneca njoftoi të dielën se hetimi nuk gjeti prova të një rreziku në rritje të mpiksjes së gjakut te njerëzit e vaksinuar me vaksinën e saj antiCOVID-19. Auditimi përfshiu më shumë se 17 milionë njerëz të vaksinuar në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, thuhet në deklaratë. “Analiza e kujdesshme e të gjitha të dhënave të disponueshme të sigurisë nga më shumë se 17 milionë njerëz të vaksinuar në BE dhe Britaninë e Madhe me AstraZeneca kundër COVID-19 nuk ka treguar prova të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare, trombozës së venave të thella ose trombocitopenisë”, thekson kompania. Rreziqe të tilla “nuk u gjetën në asnjë ...
Komentet te AstraZeneca nuk gjen prova rreziku të rritjes së mpiksjes së gjakut Janë të Mbyllura

​Bie goli në “Old Trafford”, Dawson shënon në portën e tij

Sport
Manchester United ka kaluar në epërsi në ndeshjen si vendas kundër West Ham. Nga goditja nga këndi, Dawson shënon në portën e tij autogol, duke kaluar Manchester United në epërsi, në minutën 53’, përcjell KosovaPress. Videon e autogolit e gjeni më poshtë: https://twitter.com/ManUtdLiveHD/status/1371197370810130432/KosovaPress ...
Komentet te ​Bie goli në “Old Trafford”, Dawson shënon në portën e tij Janë të Mbyllura

Barcelona dëshiron ta largojë Coutinhon

Sport
Gjiganti katalunas është shprehur i gatshëm të dëgjojë oferta për yllin brazilian. Barcelona dëshiron ta shesë mesfushorin ofensiv Philippe Coutinho, me qëllim të përfitimit të të ardhurave që do ta spastrojnë borxhin e tyre, raporton “Sport”. Raportohet që Coutinho është i pari në listën e lojtarëve që Barcelona dëshiron t’i largojë, kur të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë, përcjell KosovaPress. Që nga transferimi i tij nga Liverpooli, Coutinho nuk ka mundur ta gjej formën e tij të mirë, ku edhe ishte i huazuar te gjiganti gjerman Bayern Munich, me të cilin e fitoi Ligën e Kampionëve. Spekulohet se ekziston mundësia e rikthimit në Premier Ligën angleze, me Liverpoolin ...
Komentet te Barcelona dëshiron ta largojë Coutinhon Janë të Mbyllura

​Partia e Merkel pëson debakël

Rajoni dhe Bota
Bashkimi Demokristian (CDU) i kancelares Angela Merkel pësoi sot disfatë në zgjedhjet e rëndësishme në dy provinca gjermane. Këto humbje vënë në pikëpyetje perspektivat e udhëheqësit të partisë Armin Lashset për t’u bërë kryeministër në zgjedhjet federale të shtatorit. Zgjedhjet për organet legjislative në provincat jugperëndimore Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate filluan maratonën zgjedhore, e cila do të kulmojë me zgjedhjet federale më 26 shtator, transmeton AP. Përveç pakënaqësisë me fillimin e ngadaltë të vaksinimit, me kufizime në koronavirus që vetëm gradualisht po lehtësohen dhe numri i të infektuarve po rritet përsëri, CDU është goditur në dy javët e fundit nga akuzat se dy ligjvënës përfituan nga një marrëveshje mbi maskat në ...
Komentet te ​Partia e Merkel pëson debakël Janë të Mbyllura

Përfundon pjesa e parë në “Old Trafford”, ky është rezultati

Sport
Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Manchester United dhe West Ham United, e vlefshme për Premier Ligën angleze në futboll. Rezultati pas 45 minutave të parë është pa gola, pavarësisht se “djajtë e kuq” dominuan kundërshtarin në tërësi, përcjell KosovaPress. Statistikat e kësaj pjese i takojnë Manchester United, ku posedimi i topit ishte 64 për qind, tetë tentime në portë krahasuar me West Ham që nuk kishte asnjë tentim./KosovaPress ...
Komentet te Përfundon pjesa e parë në “Old Trafford”, ky është rezultati Janë të Mbyllura

​Shkencëtarët zbulojnë mizën 47 milionë vjeçare

Lajme
Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve i udhëhequr nga Fridgeir Grimson nga Universiteti i Vjenës gjeti një specie fosile deri më tani të panjohur të një mize në Messel Pit në Gjermani, e cila është nën mbrojtjen e UNESCO. Poleni i bimëve të ndryshme u gjet në stomakun e mizës, gjë që u dha shkencëtarëve një pasqyrë mbi mënyrën e të ngrënit, ekologjinë e asaj kohe dhe rolin e mizës si një polenizues. Studimi u botua në revistën Current Biology. “Përmbajtja e polenit në stomakun e mizës fosile çon në përfundimin se mizat ushqeheshin me polen 47 milionë vjet më parë dhe ishin të rëndësishme për përhapjen e polenit të llojeve ...
Komentet te ​Shkencëtarët zbulojnë mizën 47 milionë vjeçare Janë të Mbyllura

​Isa Mustafa shpallet kryetar nderi i LDK-së

Lajme
I humbi zgjedhjet e 14 shkurtit me rezultatin më të dobët ndonjëherë në historinë e LDK-së. Isa Mustafa dha dorëheqje nga kreu i partisë pas 11 vjet të udhëheqjes dhe në vend të tij, sot u zgjodh Lumir Abdixhiku teksa në garë ishin edhe Lutfi Haziri e Besian Mustafa. Pas zgjedhjes në postin e të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se Isa Mustafa është shpallur kryetar nderi i partisë. “Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi!”, thuhet në një postim të LDK-së në Facebook. Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare mori rreth 13 për qind të votave, ...
Komentet te ​Isa Mustafa shpallet kryetar nderi i LDK-së Janë të Mbyllura

​24-vjeçari nga Elbasani hidhet nga kati i tretë i spitalit pasi rezultoi me COVID

Shqipëri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një spitali. Shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për COVID. Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me babanë e tij. Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës. Ndërkohë që ka treguar se ...
Komentet te ​24-vjeçari nga Elbasani hidhet nga kati i tretë i spitalit pasi rezultoi me COVID Janë të Mbyllura

Hapja e ambasadës në Jerusalem, vjen reagimi nga Turqia

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ajo në një postim në Twitter ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë dhe e dënon fuqishëm si akt. “Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovarë që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”, thuhet në postim. Ndryshe, Ambasada e Kosovës është hapur sot zyrtarisht në Jerusalem. Reagimi i plotë: Njoftim për shtyp në lidhje me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem Ne e presim hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem me shqetësim të thellë dhe e dënojmë atë fuqimisht. Vendimi i marrë ...
Komentet te Hapja e ambasadës në Jerusalem, vjen reagimi nga Turqia Janë të Mbyllura