Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Top mesfushori i Serie-A mund ta zëvendësojë Modriçin në Real Madrid

Sport
Real Madridi ka filluar të mendojë për lojtarin i cili mund ta zëvendësojë kroatin Luca Modric në “Santiago Bernabeu”. Modric vazhdon të jap një kontribut të rëndësishëm në skuadrën e Zinedine Zodane, por mosha e tij e detyron gjigantin e klubit spanjoll që të mendojë për një goditje të re në merkato, përcjellë KosovaPress. Tani, sipas “Don Balon”, drejtuesit e Real Madridit janë duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Lazios Milinkovic – Savic. 26 vjeçari është duke luajtur për klubin nga Serie-A që nga vitit 2015 dhe deri më tani i ka bërë 200 paraqitje. Vlera e tij momentale është rreth 70 milionë euro dhe ka shumë skuadra të ...
Komentet te Top mesfushori i Serie-A mund ta zëvendësojë Modriçin në Real Madrid Janë të Mbyllura

​Nis sot vaksinimi i mësuesve në Shqipëri

Shqipëri
Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave të mbërritura në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve në vendin tonë. Kujtojmë se vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë. Me këtë rast kryeministri i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës në pamundësi, sikurse e parashikon kontrata e blerjes për të dërguar një sasi në Kosovë. Ndërkohë kompania AstraZeneca po përballet me bllokime të shumta nga vendet e BE-së por jo vetëm, për shkak të disa rasteve të mpiksje së gjakut tek ...
Komentet te ​Nis sot vaksinimi i mësuesve në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Holanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Holanda është bërë vendi i fundit që pezullon përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit Oxford-AstraZeneca për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme. Qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte një masë paraprake. Në një deklaratë, qeveria holandeze tha se kjo masë paraprake erdhi pas raporteve nga Danimarka dhe Norvegjia për efektet e mundshme anësore serioze. “Ne nuk mund të lejojmë asnjë dyshim në lidhje me vaksinën. Ne duhet të sigurohemi që gjithçka është në rregull, kështu që duhet të ndalemi tani”, tha ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jonge. Ky vendim i qeverisë do të shkaktojë vonesa ...
Komentet te ​Holanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca Janë të Mbyllura

​Ngjarjet e datës 15 mars (Video)

Lajme
    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencën për mbrojtjen e konsumatorit gjatë pandemisë në Kosovë. (Hotel “Sirius” – Prishtinë, ora 10:00) Do të ketë video-Live ”Drejtësia Sot”, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), shpalos të gjeturat e raportit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë për periudhën janar – dhjetor 2020”. (Hotel “Sirius” – Prishtinë, ora 10:00) Do të ketë video Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani presin në takim ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00) Do të ketë video-Live Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir ...
Komentet te ​Ngjarjet e datës 15 mars (Video) Janë të Mbyllura

79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

Lajme
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 79 pacientë me virusin korona. 51 janë në oksigjenoterapi dhe 3 janë në CPAP. Po ashtu spitali njofton se 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 578 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./KosovaPress ...
Komentet te 79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

10 mijë e 885 raste aktive me COVID-19

Lajme
Për një vit në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 77 mijë e 253 persona dhe kanë vdekur 1 e 702 të tjerë. Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Nga marsi i vitit të kaluar edhe deri më tani nga virusi korona janë shëruar 64 mijë e 666 qytetarë. Aktualisht në vend janë 10 mijë e 885 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.444 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ...
Komentet te 10 mijë e 885 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

Osmani e Kurti takohen sot me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do mbajnë sot takimet me partitë politike me qëllim të konsultimit për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ditë më parë partive politike iu ka shkuar ftesa për takim nga Osmani e Kurti, e të cilës ftesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e udhëhequr nga Enver Hoxhaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i janë përgjigjur pozitivisht. Po ashtu ftesa iu është bërë edhe partive të komuniteteve. Takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhaj do të mbahet në ora 11:00, ndërsa ...
Komentet te Osmani e Kurti takohen sot me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së Janë të Mbyllura

Ditëlindja e Faik Konicës

Lajme
Faik Konica u lind më 15 mars 1876 në Konicë dhe vdiq më 14 dhjetor 1942 në Uashington. Konica ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtar dhe shkrimtar shqiptar. Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në ...
Komentet te Ditëlindja e Faik Konicës Janë të Mbyllura

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit

Lajme
15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. Më 15 mars 1962, presidenti i SHBA-së John F. Kennedy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”. Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit dhe që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve. Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ...
Komentet te Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit Janë të Mbyllura

​13 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Rajoni dhe Bota Shqipëri
Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës. Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 12:05 të mesditës në punishten e demontimit të armëve, dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth. Ngjarja pushtoi të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja si Euro News, CNN dhe të tjera, ku ngjarja mori prioritet. Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po ashtu me ...
Komentet te ​13 vjet nga tragjedia e Gërdecit Janë të Mbyllura