Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Juventus ruan hapin për titullin e kampionit

Sport
Kampioni italian ka shënuar sonte fitore të rëndësishme për të ruajtur hapin me Interin drejt titullit në Serie A. Juventusi ka mposhtur skuadrën e Cagliarit si mysafir me rezultat 1:3, përcjell KosovaPress. Cristiano Ronaldo ishte heroi i “Zonjës së vjetër” me tre gola të shënuar, duke regjistruar kështu het-trikun e tij numër 57 në karrierë. Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në pozitën e tretë me gjithsej 55 pikë, një më pak se Milan në vendin e dytë dhe dhjetë më pak se lideri i tabelës, Interi./KosovaPress ...
Komentet te Juventus ruan hapin për titullin e kampionit Janë të Mbyllura

Milan kërkon fitore në derbin kundër Napolit, këto janë formacionet zyrtare

Sport
Dy nga skuadrat më të mëdha në Serie A do të përballen sot, ku AC Milan pret në shtëpi skuadrën e Napolit. Milan do të kërkoj me çdo kusht fitoren sot, për të mbajtur shpresat te titulli i “Scudettos”, ndërsa Napoli pas eliminimit nga Liga e Evropës, do të kërkojë fitoren që do t’i ndihmonte për të siguruar një vend në top-4, përcjell KosovaPress. Të dy skuadrat do të jenë me mungesa, ku te Milan nuk do të paraqiten Bennacer, Calabria, Ibrahimovic, Maldini, Mandzukic e Romagnoli, ndërsa Napoli do të jetë pa shërbimet e Ghoulam, Petagna e mbrojtësin Amir Rrahmani. Formacionet zyrtare: AC Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Gabbia, Tomori, Hernandez; ...
Komentet te Milan kërkon fitore në derbin kundër Napolit, këto janë formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Grenell e quan historike

Lajme
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur historike hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se mezi pret ta vizitojë ambasadën e re të Kosovës në Jerusalem. “E madhe. Historike. E bukur. Mezi pres ta vizitojë”, ka shkruar Grenell. Njohja reciproke Kosovë-Izrael dhe hapja e ambasadës në Jerusalem erdhi si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator 2020. Ndërmjetës i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë Bardhë për normalizim ekonomike ishte Richard Grenell, ndërsa i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ish-presidenti Donald Trump. Kosova është vendi i tretë në botë, pas SHBA-së dhe Guatemalës që hap ambasadë ...
Komentet te Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Grenell e quan historike Janë të Mbyllura

Derbi i Londrës Veriore i takon “topçinjve”

Sport
Arsenal ka arritur të arkëtojë tri pikë të rëndësishme përball rivalëve të qytetit Tottenham, me rezultat 2:1. Heronjtë e Arsenal-it ishin Lacazette dhe mbrojtësi Gabriel, ku ky i fundit e spastroi një goditje drejt portës thuajse të zbrazët në minutën 90’, përcjell KosovaPress. Tottenham arriti ta zhbllokojë rezultatin përmes sulmuesi të krahut Lamela, i cili në minutën 33’ shënoi një super gol në stilin “Rabonna”. Arsenal barazoi shifrat në pjesën e parë përmes Odegaard, në minutën 44’, pas asistimit të Tierney. Meritor për fitoren e Arsenalit ishte Lacazette, i cili nga pika e bardhë në minutën 64’ arriti të konkretizojë me gol. Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e ...
Komentet te Derbi i Londrës Veriore i takon “topçinjve” Janë të Mbyllura

​COVID-19 në Shqipëri: 15 të vdekur në 24 orët e fundit

Shëndetësi
15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 3119 testime të kryera, janë konfirmuar 653 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 662 persona. Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Sot janë kryer 234 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24.887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në ...
Komentet te ​COVID-19 në Shqipëri: 15 të vdekur në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

​Televizioni sirian: Një autokolonë amerikane me 45 automjete të blinduara hyn në Siri

Rajoni dhe Bota
Një autokolonë amerikane e automjeteve ushtarake dhe disa depozita karburanti hynë në provincat siriane të Hasaka dhe Deir ez-Zor në verilindje të Sirisë, njoftoi sot televizioni sirian. Sipas raportit, të paktën 45 automjete të blinduara dhe kamionë me municion hynë në Siri. Televizioni sirian shprehet se Shtetet e Bashkuara kanë rritur dukshëm praninë e tyre ushtarake në Siri që nga fillimi i këtij viti. Që nga viti 2015, Shtetet e Bashkuara kanë hapur nëntë baza ushtarake në verilindje të Sirisë, katër prej të cilave nuk janë larg fushave të naftës në provincën e Deir ez-Zor, ndërsa pesë janë në provincën fqinje të Hasak. Në tetor të vitit të kaluar, 5.000 ...
Komentet te ​Televizioni sirian: Një autokolonë amerikane me 45 automjete të blinduara hyn në Siri Janë të Mbyllura

​Abdixhiku nesër homazhe te varri i Rugovës

Lajme
Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku nesër do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Më 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Lumir Abdixhiku u zgjodh sot kryetar i ri i partisë pasi që Isa Mustafa dha dorëheqje nga kjo detyrë, pas debaklit në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat LDK-ja shënoi rezultatin e saj më të dobët ndonjëherë./KosovaPress ...
Komentet te ​Abdixhiku nesër homazhe te varri i Rugovës Janë të Mbyllura

​Hapja e ambasadës në Jerusalem, Reuters: Kosova ndjek shembullin e SHBA-së dhe Guatemalës

Lajme
Reuters në një artikull të vet ka shkruar për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Kosova e ndoqi shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalës, duke u bërë kështu shtetet e vetme me ambasada në një qytet, statusi i të cilit është në zemër të konfliktit Izrael-Palestinë, shkruan agjencia e njohur ndërkombëtare. “Kosova, me shumicë myslimane, premtoi që të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem kur arriti marrëveshje diplomatike me Izraelin, nën sponsorizimin e SHBA-së”, thuhet në shkrimin e Reuters, i cili citon postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në Twitter, ku thuhet se “premtimi i dhënë në Zyrën Ovale sot është ...
Komentet te ​Hapja e ambasadës në Jerusalem, Reuters: Kosova ndjek shembullin e SHBA-së dhe Guatemalës Janë të Mbyllura

​Lacazette kalon Arsenalin në epërsi – video

Sport
Ka ndryshuar rezultati në ndeshjen Arsenal dhe Tottenham, ku Alexandre Lacazette ka shënuar për 2:1. Mbrojtësi i Tottenham Davinson Sanchez bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Lacazette brenda 16 metrave, pas së cilës gjyqtari i ndeshjes tregoi në pikën e bardhë, përcjell KosovaPress. Lacazette konkretizoi penalltinë me sukses, duke kaluar Arsenalin në epërsi në minutën 64’. Golin e francezit mund ta shikoni më poshtë. https://twitter.com/Gs49hd2/status/1371157722155073537/KosovaPress ...
Komentet te ​Lacazette kalon Arsenalin në epërsi – video Janë të Mbyllura

​Ronaldo “bombardon” Cagliarin

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë mes Cagliarit dhe Juventus-it, ku “Zonja e vjetër” është në epërsi bindshëm përmes het-trikut të Cristiano Ronaldos. Fillimisht, portugezi zhbllokoi rezultatin në minutën 10’, ku e shfrytëzoi asistimin e Juan Cuadrados. Goli i dytë erdhi në minutën e 25’, ku përsëri ishte Ronaldo që shënoi nga pika e bardhë. Ronaldo kompletoi het-trikun e tij në minutën 32’, ku e realizoi golin e tretë për mysafirët, dhe të fundit në pjesën e parë, përcjell/ KosovaPress. ...
Komentet te ​Ronaldo “bombardon” Cagliarin Janë të Mbyllura