Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BEYONCE NUK DO TË PERFORMOJË NË MBRËMJEN E “GRAMMY AWARDS 2021”

ShowBiz
Ajo ndonëse mund të jetë nominuar për çmime, por Beyonce nuk do të performojë në “Grammy Awards 2021”.   Drejtori ekzekutiv i evenimentit, Harvey Mason Jr, ka konfirmuar se 39-vjeçarja nuk do të ngjitet në skenë, shkruan Daily Mail. “Është e pamundur, sepse ajo është një artiste e madhe për këtë ngjarje. Absolutisht që ne dëshirojmë që ajo në jetë në skenë”, u shpreh Mason. Artistja e njohur përndryshe është nominuar në nëntë kategori, për të cilat pretendohet edhe t’i fitojë. Shpresë e madhe e fansave është që Beyonce të marrë çmimin e “Record of the Year”, me këngën “Black Parade”. Një vendim i tillë në anën tjetër vjen pasi këngëtari ...
Komentet te BEYONCE NUK DO TË PERFORMOJË NË MBRËMJEN E “GRAMMY AWARDS 2021” Janë të Mbyllura

DUA LIPA E NOMINUAR 6 HERË NË GRAMMY

ShowBiz
...
Komentet te DUA LIPA E NOMINUAR 6 HERË NË GRAMMY Janë të Mbyllura

Tërmet në Maqedoninë Veriore

Rajoni dhe Bota
Një tërmet i fuqisë 4.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sonte Maqedoninë Veriore. Tërmeti është regjistruar 14 kilometra në jugperëndim të Gostivarit, transmetojnë mediat e Maqedonisë Veriore. Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare fillimisht raportoi se tërmeti kishte një magnitutë prej 3.8, por më vonë ndryshoi të dhënat në 4.5 sipas Rihter. Nuk dihet nëse ka dëme eventuale materiale ose viktima në njerëz. Prej disa ditësh, toka në rajonin e Gostivarit nuk është qetësuar. Një seri tërmetesh me epiqendër në Mavrovo u regjistruan në dy ditët e fundit, dhe qeveria lokale paralajmëroi banorët dhe qytetarët të cilët po qëndrojnë në vendbanimet e fundjavës në Mavrovo të mos përdorin ujë të pijshëm. ...
Komentet te Tërmet në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

Juventusi dhe Interi vazhdojnë me fitore, Milani ndalet nga Napoli

Sport
Sot kemi pasur rastin të shohim ndeshje interesante në Serie A. Përballjet më të mira të xhiros 27 në Serie A ishin mes Torinos e Interit, Cagliarit e Juventusit dhe Milanit e Napolit, përcjell KosovaPress. Interi arriti si mysafir të sigurojë fitore 2:1 kundër Torinos, Cristiano Ronaldo ishte hero i Juventusit në fitoren 1:3 kundër Cagliarit, me het-trikun e tij të 57-të në karrierë, ndërsa Napoli shënoi fitore minimale 1:0, por të rëndësishme në udhëtim kundër Milan. Rezultatet: Bologna 3 – 1 Sampdoria Parma 2 – 0 Roma Torino 1 – 2 Inter Cagliari 1 – 3 Juventus AC Milan 0 – 1 Napoli .KosovaPress ...
Komentet te Juventusi dhe Interi vazhdojnë me fitore, Milani ndalet nga Napoli Janë të Mbyllura

Napoli mposht Milan, zbehen shpresat e “rossonerëve” për titull

Sport
Derbi në San Siro” ndërmjet Milan dhe Napolit ka përfunduar me fitoren e mysafirëve. “Rossonerët” pësuan humbje 1:0 në shtëpi kundër skuadrës së Gattusos, me golin e Mateo Politano, në minutën 49’, përcjell KosovaPress. Me këtë humbje, shpresat e Milanit për titullin e “Scudettos” janë zbehur, ku pas 27 ndeshjeve gjenden në pozitën e dytë, nëntë pikë më pak se rivali i qytetit dhe lideri i tabelës, Interi. Në anën tjetër, Napoli ngjitet në kuotë e 50-të pikëve dhe pozicionohet i pesti në tabelë, dy pikë larg vendit të katërt, Atalantas.KosovaPress ...
Komentet te Napoli mposht Milan, zbehen shpresat e “rossonerëve” për titull Janë të Mbyllura

​Doza e dytë e vaksinës nuk duhet të vonohet te pacientët me kancer

Lajme
Njerëzit me kancer janë më pak të mbrojtur pas dozës së parë të vaksinës Pfizer / BioNTech kundër koronavirusit sesa njerëzit e tjerë, sipas një studimi britanik që sugjeron që pacientët me kancer nuk duhet të vonojnë me dozën e dytë të vaksinës. Sipas Qendrës së Kërkimeve Biomjekësore pranë Institutit Francis Crick në Londër dhe Kolegjit mbretëror në Londër, tri javë pas dozës së parë të vaksinës, antitrupat u zbuluan me 39 për qind në pacientët me tumore të ngurta, përkatësisht tumore që prekin organet kompakte, jo gjakun. Te pacientët me kancer të gjakut, përqindja ishte 13. Kjo do të thotë që më shumë se gjysma e pacientëve me kancer ...
Komentet te ​Doza e dytë e vaksinës nuk duhet të vonohet te pacientët me kancer Janë të Mbyllura

Premier Liga angleze, rezultat e ndeshjeve të sotme

Sport
Të gjitha ndeshjet e parapara për sot në Premier Ligën angleze kanë përfunduar. Ndeshjet më interesante të këtij programi ishin mes Arsenal e Tottenham, dhe Manchester United e West Ham United, përcjell KosovaPress. Arsenali arriti ta fitojë derbin e Londrës Veriore me rezultat të ngushtë 2:1, ndërsa “djajtë e kuq” shënuan fitore të rëndësishme kundër West Ham, me rezultat minimal 1:0. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 28-të, ku kampioni Liverpooli është mysafir i Wolverhampton. Rezultatet: Southampton 1 – 2 Brighton Leicester 5 – 0 Sheffield United Arsenal 2 – 1 Tottenham Manchester United 1 – 1 West Ham United /KosovaPress ...
Komentet te Premier Liga angleze, rezultat e ndeshjeve të sotme Janë të Mbyllura

Manchester United rikthehet në pozitën e dytë, mposht West Ham

Sport
“Djajtë e kuq” shënuan sonte fitore minimale kundër “Çekanëve” në kuadër të javës 28 të Premier Ligës angleze në futboll. Gjiganti anglez arkëtoi tri pikë të plota si vendas përballë West Ham United, përcjell KosovaPress. Autogoli i mbrojtësit Craig Dawson në minutën 53’ doli të ishte vendimtar për Manchester United. Me këtë fitore, skuadra nga “Old Trafford” rikthehet në pozitën e dytë, me 57 pikë, një më shumë se Leicester në vendin e tretë, dhe 14 më pak se lideri i tabelës, Manchester City./KosovaPress ...
Komentet te Manchester United rikthehet në pozitën e dytë, mposht West Ham Janë të Mbyllura

​Zhbllokohet rezultati në “San Siro”

Sport
Më në fund është zhbllokuar rezultati në ndeshjen mes Milan e Napoli, ku ky i fundit ka kaluar në epërsi me golin e Mateo Politanos. Politano arriti të shënojë pas asistimit të Zielinskit në minutën 50’, duke i sjellë epërsinë skuadrës napolitane në derbin e Serie A, përcjell KosovaPress. Goli i Politanos: https://twitter.com/jiojhh8/status/1371203406501662723/KosovaPress ...
Komentet te ​Zhbllokohet rezultati në “San Siro” Janë të Mbyllura

Osmani uron Abdixhikun

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Lumir Abdixhikun me rastin e zgjedhjes për kryetar të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo është bërë e ditur nga vetë Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook. “Më lejoni që këtu, të falënderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot. Falënderoj kryeministrin në detyrë Hoti, u.d. e presidentes Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Kurti, kryetarin e AAK-së Haradinaj, kryetarin e kryeqytetit Ahmeti, kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha e ish-presidentin shqiptar Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”, ka ...
Komentet te Osmani uron Abdixhikun Janë të Mbyllura