Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme korresponduese/elektronike. Disa nga vendimet janë edhe për ndarjen e mjeteve financiare për pagesa shtesë në paga për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, ATK-së dhe AUV për shkak të angazhimit të shtuar gjatë pandemisë COVID-19. Ndër vendimet që mori Qeveria në detyrë ishte ndarja e mjeteve financiar për Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kërkesë kjo e ardhur nga Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës nëpërmjet një proteste. Për këtë kategori u nda shuma prej 40 mijë euro. Sjellim të gjitha vendimet e Qeverisë në detyrë: Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, ...
Komentet te Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Fabio Capello tha që Interi e ka fituar titullin pas fitores 2-1 ndaj Torinos dhe donte ta uronte trajnerin Antonio Conte për këtë. “Nerazzurët” janë kanë nëntë pikë më shumë në vendin e parë, pasi Milani humbi 1-0 nga Napoli të dielën, por Capello këmbënguli se ishte i sigurt se skuadra e Contes do ta fitonte titullin. “Unë kam thënë që me javë të tëra që Interi tashmë e ka fituar kampionatin,” tha Capello për “Sky Sport Italia”. “Unë e kam thënë këtë që kur Milani humbi kundër Spezias dhe unë e konfirmoj atë sot.” Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez shënuan nga një në fitoren në “Stadio Grande Torino” dhe ...
Komentet te Capello: Interi e ka fituar titullin, Milani e humbi atë pas disfatës nga kjo skuadër Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit gjatë vikendit ka shqiptuar 305 gjoba për personat të cilët nuk respektuan masat antiCOVID-19 dhe 4 flet-paraqitje për lokalet që nuk respektuan orarin. “Gjatë fundjavës, nga data 12-14 mars 2021, Policia në Prizren ka vepruar duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Virusit ‘Covid 19’, dhe me këtë rast Policia ka kryer kontrolle të shtuara në disa lokacione si : lokale të natës, gastronomi, qendra tregtare, sheshe, komunikacion etj. Gjatë zbatimit dhe veprimeve zyrtare, në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 305 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë ...
Komentet te Kontrolle nëpër lokale, Policia në Prizren ndalon 23 valltare nga Shqipëria Janë të Mbyllura
Trajneri i Kombëtares së Spanjës Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Në mesin e ndeshjeve të këtij muaji, Spanja do të ballafaqohet edhe me Kosovën. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 31 mars 2021 në Sevilla. Këta janë lojtarët e ftuar nga Luis Enrique: Portierët: De Gea, Unai Simón, Robert Sánchez. Mbrojtësit: Pedro Porro, Eric García, Sergio Ramos, Llorente, Íñigo Martínez, Jordi Alba, Gayá. Mesfushorët: Busquets, Rodrigo Hernández, Pedri, Thiago, Marcos Llorente, Canales, Koke, Fabián. Sulmuesit: Ferran, Oyarzabal, Dani Olmo, Bryan Gil, Morata, Gerard Moreno. /KosovaPress ...
Komentet te Spanja publikon listën për ndeshjen me Kosovën dhe sfidat tjera Janë të Mbyllura
Në ditën e parë të punës së tij si kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Nga aty, Abdixhiku deklaroi se për takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin janë në pritje të konfirmimit nga këta të fundit për t’u takuar të premten. Abdixhiku: Po presim konfirmimin e VV-së për takimin e së premtes Video “Siç kam deklaruar dje, po presim për konfirmimin e takimit të së premtes, ditën e propozuar nga ne. Meqenëse gjatë kësaj jave do të jemi në proces të konsituimit të organeve. Do të jemi konstituiv në frymën themeltare të LDK-së, përfshirë edhe të presidentit Rugova dhe secilit veprimtarë të ...
Komentet te Abdixhiku: Po presim konfirmimin e VV-së për takimin e së premtes Janë të Mbyllura
Qeveria në detyrë e Kosovës ka aprovuar vendimin për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK). Kështu ka njoftuar ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi. “Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë̈ ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, ka njoftuar Selimi. /KosovePress ...
Komentet te Qeveria aprovon mjetet financiare për paga shtesë ndaj punëtorëve të Shërbimit Korrektues Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuar për falsifikim parash, në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh. Sipas gjykatës, i pandehuri B.K. dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë dhe D.G., dyshohet se ka kryer tri vepra penale falsifikimi i parasë. “Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve B.K., dhe D.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më datat 7 dhe 8 mars, i pandehuri D.G., duke e ditur që paratë janë të falsifikuara, ...
Komentet te Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për falsifikim parash Janë të Mbyllura
Numri i lëndëve aktive të korrupsionit në nivel vendi vazhdon të jetë i lartë, kjo pasi Gjykatat Themelore në nivel vendi sa i përket trajtimit të këtyre nuk kanë treguar efikasitet të lartë në zgjidhjen e tyre. Ndërsa, sistemin e drejtësisë në vend edhe në vitin 2021 e kanë karakterizuar shkeljet për parashkrimit të lëndëve, mos përmbushja e detyrimit ligjor për fillimin rishtazi për shqyrtimin gjyqësor, mos arsyetimi i vendimeve gjyqësore gjatë shpalljes së aktgjykimit etj. Kështu u tha në raportin e nxjerr nga “Drejtësi Sot” me temën “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën Janar-Dhjetor 2020”. Sipas po të njëjtit raport thuhet se pandemia COVID-19 e ...
Komentet te GLPS: Gjykatat nuk kanë treguar efikasitet sa i përket lëndëve korruptive Janë të Mbyllura
Artistja amerikane Beyonce ka shënuar rekord të ri në ndarjen e çmimeve Grammy, me fitoren e saj të 28-të. Ylli i muzikës është kthyer në gruan me më së shumti çmime në historinë e Grammyt, duke tejkaluar edhe këngëtaren Alison Krauss. “Jam e nderuar, jam aq e lumtur”, ka thënë ajo teksa ka pranuar trofeun për performancën në zhanrin R&B, ndërkohë që gjatë mbrëmjes së 14 marsit ka pranuar edhe tre trofe të tjerë. Taylor Swift po ashtu ka bërë histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë grua që ka fituar çmimin për albumin më të mirë në vitit tri herë. Ajo është nderuar ...
Komentet te BEYONCE DHE TAYLOR SWIFT BËJNË HISTORI NË GRAMMY Janë të Mbyllura
Javëve të fundit në Kosovë janë shtuar ndjeshëm shifrat e të prekur me koronavirus, e si pasojë e kësaj nevoja për vaksinë vetëm sa po shtohet. Megjithatë, Kosova ende vazhdon të mos ketë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e saj. Përkundër kësaj nga komunat e Kosovës thonë se tashmë kanë bërë përgatitjet e nevojshme që posa të vijë kjo vaksinë në Kosovë, menjëherë të nis vaksinimi i qytetarëve. Madje, komuna e Gjilanit ka nisur edhe me regjistrimin e qytetarëve të moshuar që do marrin këtë vaksinë. Kryetarët e komunave të Kosovës po paralajmërojnë edhe shfrytëzim të hapësirave tjera krahas Qendrave Kryesore të Mjekësive Familjare, në rast se ...
Komentet te Komunat të gatshme për të bërë vaksinimin anti-COVID Janë të Mbyllura