Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Krimi brenda familjes trondit Fierin: Gruaja që u vra nga bashkëshorti 6 javëshe shtatzënë

Shqipëri
28 vjeçarja Irvana Hyka u vra mbrëmë nga bashkëshorti i saj në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. 28 vjeçarja kishte qenë 6 javëshe shtatzënë. Autori i këtij krimi të rëndë është Demokrat Medinaj, 29 vjeç i cili është larguar në drejtim ende të paditur ndërsa po punohet për kapjen e tij. Çifti ka dy fëmijë të mitur, ndërsa autori dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, shkruan TopChannel. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka gjetur ...
Komentet te Krimi brenda familjes trondit Fierin: Gruaja që u vra nga bashkëshorti 6 javëshe shtatzënë Janë të Mbyllura

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan

Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, për Ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan. Projekti parasheh ndërtimin e objektit Qendra Kulturore për Komunitete në pronësi të Komunës së Gjilanit, e krijuar për të ruajtur, zhvilluar dhe promovuar artet dhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve dhe në shërbim të gjithë qytetareve të komunës. Nëpërmjet një komunikate për media, kryetari Haziri, pasi e falënderoi ministrin Kervan për mbështetjen, than se me ndërtimin e objektit të ri të kulturës do të krijohet infrastruktura e nevojshme publike të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjitha komunitetet për zhvillimin e aktiviteteve me interes ...
Komentet te Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan Janë të Mbyllura

OEAK: Sektori privat kërkon shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë

Ekonomi
Sfidat e sektorit privat në raport me energjinë elektrike mbeten të shumta. Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është një çështje e rëndësishme për komunitetin e biznesit, i cili vazhdimisht ka avokuar për shtyrjen e këtij procesi, marrë parasysh se rrethanat aktuale nuk janë të favorshme për një veprim të tillë. Kështu thuhet në një komunikatë pët media të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila ka organizuar një forum të diskutimit mbi liberalizimin e tregut të energjisë, me panelistë përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Sekretariati i Traktatit të Komunitetit të Energjisë, si dhe sektori privat. Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, theksoi ...
Komentet te OEAK: Sektori privat kërkon shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë Janë të Mbyllura

ATK njofton OJQ-të për detyrimet tatimore

Lajme
Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Platformën CiviKos, ka organizuar seminar online për organizata jo-qeveritare me temën: “Detyrimet tatimore nga OJQ-të”. Në ketë seminar morën pjesë rreth 100 përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë. Sipas një njoftimi të ATK-së, qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Tatimeve në Kosovë, gjegjësisht Tatimi në të Ardhurat nga Pagat dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira; Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, si dhe kërkesat për Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro dhe Pasqyrave Financiare. “Për të gjitha temat e lartë cekura janë ...
Komentet te ATK njofton OJQ-të për detyrimet tatimore Janë të Mbyllura

​Ngjarjet me video të datës 18 mars (Video)

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore, Artan Grubi. (Selia e PDK-së, ora 10:00) Do të ketë video-Live Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizon tryezën e diskutimit me temë “Fuqizimi i grave në ndërmarrësi”. (OAK, rruga “Gazmend Zajmi” numër 6, “Bregu i Diellit” – Prishtinë, ora 10:00) Do të ketë video-Live Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me organizatën Iniciativa për Progres (INPO), publikon raportin “Planifikimi i Buxhetit Komunal për vitin 2021”. (Platforma Zoom, ora 11:00-11:30) Do të ketë video/KP /DN ...
Komentet te ​Ngjarjet me video të datës 18 mars (Video) Janë të Mbyllura

Qeveria në detyrë miraton Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020

Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 70-ta me radhë, në të cilën ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020. Ky raport financiar pasqyron në mënyrë të saktë dhe të drejtë financat dhe transaksionet financiare të institucioneve të Kosovës nga Buxheti i Republikës së Kosovës, fondet në mirëbesim, grantet e përcaktuara të donatorëve, të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara, huamarrjen dhe shpenzimet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 për vitin fiskal 2020. Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit thuhet se “Ky raport është në përputhje të plotë më ...
Komentet te Qeveria në detyrë miraton Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020 Janë të Mbyllura

​85 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

Lajme
85 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 54 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 në respirator (CPAP). “85 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ...
Komentet te ​85 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

1 mijë e 731 të vdekur nga COVID-19

Lajme
COVID-19 që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tash mori jetën e 1 mijë e 731 qytetarëve në Kosovë. Ndërsa, 79 mijë e 89 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se aktualisht në vend janë 11 mijë e 379 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 709 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar ...
Komentet te 1 mijë e 731 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Edhe sot s’ka qarkullim të autobusëve

Lajme
Të mërkurën filloi grevë-protesta e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, e të cilët vendosen që të ndalin qarkullimin e autobusëve. Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik do të vazhdojë edhe sot, ndërsa është paralajmëruar se në ditën e premte Shoqata e Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të organizon protestë në Prishtinë, dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës. Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj të mërkurën tha se Këshilli Drejtues i shoqatës mori vendim që greva për mos qarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve do të vazhdon edhe sot, ndërsa të premten orën 10:00 të gjithë operatorët e transportit do ...
Komentet te ​Edhe sot s’ka qarkullim të autobusëve Janë të Mbyllura

Edhe sot mot i vranët dhe me reshje shiu e bore

Lajme
Edhe sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje të dobëta shiu dhe bore. Në viset malore do të ketë edhe reshje bore të intensitetit mesatarë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. “Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ...
Komentet te Edhe sot mot i vranët dhe me reshje shiu e bore Janë të Mbyllura