Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​PDK s’e mbështet Osmanin, Hoxhaj tregon nëse do të qëndrojnë në sallë ditën e votimit

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së partisë, Enver Hoxhaj pas mbledhjes maratonike të Këshillit Drejtues të PDK-së. “Këshilli drejtues në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani. Një vendim të tillë e mbështet edhe kryesia”, tha Hoxhaj. Hoxhaj po ashtu ka bërë të ditur se Lirak Çelaj dhe Xhevahire Izmaku kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë, por një kërkesë e tillë nuk është përkrahur nga anëtarët e tjerë të këshillit. I pyetur se a do të qëndrojnë deputetët e PDK-së në sallë ditën e votimit të shefit të ri të ...
Komentet te ​PDK s’e mbështet Osmanin, Hoxhaj tregon nëse do të qëndrojnë në sallë ditën e votimit Janë të Mbyllura

​PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se kjo parti në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës. Ai këto komente i bëri pas takimit të Këshillit Drejtues të PDK-së që sapo ka përfunduar. Këshilli Drejtues i PDK-së kishte nisur në ora 17:00. /KP ...
Komentet te ​PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente Janë të Mbyllura

​Zgjedhja e presidentit, Hasani: Pa 80 vota në kuti nuk shkohet në raundin e dytë

Lajme
Ish-kryetari i Kushtetueses Enver Hasani ka thënë se deputetët e kanë për obligim kushtetues të qëndrojnë në sallë në momentin e votimit të presidentit të Kosovës dhe se ata s’mund të mungojnë përveç me leje të kryetarit të Kuvendit. Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se qysh në raundin e parë në kutinë e votimit duhet të jenë votat e 80 deputetëve. “Nëse kandidati nuk i merr 80 vota pro, shkohet në raundin e dytë. Por nëse nuk janë 80 vota në kuti (kuorumi i dy të tretave të deputetëve], procesi nuk vazhdon dhe brenda 60 ditëve nëse nuk vjen në rend ditë zgjedhja e presidentit përsëri, ...
Komentet te ​Zgjedhja e presidentit, Hasani: Pa 80 vota në kuti nuk shkohet në raundin e dytë Janë të Mbyllura

​Chelsea dhe Bayern në epërsi pas 45 minutave të parë

Sport
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Tashmë është çdo i gjë e qartë sa i përket ekipit që do të shkojë tutje, pasi Bayern po avancon 1:0 kundër Lazios dhe ka rezultatin e paarritshëm prej 5:1 nga dy ndeshjet. Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm në Munih dhe atë nga penalltia në minutën 34, pasi Vedat Muriqi ndërhyri në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë. Ndërsa, Chelsea avancon pas 45 minutave të parë kundër Atletico Madrid me rezultat 1:0, me golin e Hakim Ziyech në minutën 34, pas asistimit të Timo Werner./KP ...
Komentet te ​Chelsea dhe Bayern në epërsi pas 45 minutave të parë Janë të Mbyllura

MËNYRAT PËR TË MBAJTUR NËN KONTROLL NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK

Shëndetësi
Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.   Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit të tipit dy dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla. Këto janë disa mënyra ideale që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak. Ushqimet e përpunuara Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna shtesë të cilat arrijnë ta rrisin pa fre nivelin e sheqerit në gjak. Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithërave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, ...
Komentet te MËNYRAT PËR TË MBAJTUR NËN KONTROLL NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK Janë të Mbyllura

A E PËRDORNI UJIN E NXEHTË KUR E PËRGATISNI ÇAJIN OSE KAFENË?

Lifestyle
Një truk të cilin shpesh e praktikojmë kur nxitojmë.   Kur përgatisni kafe ose çaj, a keni zakon të përdorni ujë të nxehtë nga bojleri për të shpejtuar procesin e ngrohjes? Nëse veproni kështu, bëni një gabim të madh, thonë ekspertët e Qendrës Amerikane të Hulumtimit të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, shkruan Mondo, përcjell Telegrafi. Ata përmendin që gjithmonë është ideja më e mirë të përdoret uji i ftohtë për të përgatitur pije të nxehta, por edhe ushqimin. Cilësia e ujit të nxehtë nga bojleri është më i keqi, ai nuk është i pijshëm. Kryesisht ka për qëllim larjen e rrobave, enëve dhe gjithçkaje tjetër, dhe ushqimi dhe gjithçka që e ...
Komentet te A E PËRDORNI UJIN E NXEHTË KUR E PËRGATISNI ÇAJIN OSE KAFENË? Janë të Mbyllura

Bayern vjen në epërsi pas penalltisë që e shkaktoi Muriqi

Sport
Futbollistët e Bayern Munihut kanë shënuar golin e parë në ndeshjen e kthimit kundër Lazios së Vedat Muriqit. Ishte futbollisti kosovar që shkaktoi penallti brenda zonës së rreptësisë dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Lewandovski (34). Rezultati i përgjithshëm tash është 5:1 për Bayern dhe për Lazio një kualifikim tutje është pothuajse i pamundshëm. /KP ...
Komentet te Bayern vjen në epërsi pas penalltisë që e shkaktoi Muriqi Janë të Mbyllura

​Tre të lënduar pas një përleshje në Mitrovicë

Lajme
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre është therur me thikë, pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur sonte në Mitrovicë. Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Evlia Qelebia”. “Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë), ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë. Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti./KP ...
Komentet te ​Tre të lënduar pas një përleshje në Mitrovicë Janë të Mbyllura

​Gjendja me COVID-19, Izet Sadiku: Kapacitetet spitalore janë duke u mbushur

Lajme
Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën Infektive Izet Sadiku ka thënë se kapacitetet spitalore për pacientët me koronavirus janë duke u mbushur. Sadiku në emisionin Pressing në T7 ka thënë se që pesë muaj, Klinika Infektive është e mbushur gjithmonë me pacientë të prekur me COVID-19 dhe vetëm për dy javë numri i tyre në QKUK është rritur për 300. “Kemi pasur një rritje në dy javët e fundit. Në fillim të marsit kemi pasur rreth 500 pacientë të hospitalizuar, Për dy javë ditë u rritën në 800. Kjo tregon që kapacitetet spitalore janë duke u mbushur. Që pesë muaj Klinika Infektive nuk ka kapacitete, pra i ka të ...
Komentet te ​Gjendja me COVID-19, Izet Sadiku: Kapacitetet spitalore janë duke u mbushur Janë të Mbyllura

​Biden: Motivi i sulmuesit në sallonet e masazhit nuk është përcaktuar ende

Rajoni dhe Bota
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha sot se motivi i të dyshuarit për të shtënat vdekjeprurëse në sallonet e masazhit brenda dhe jashtë Atlanta nuk është përcaktuar ende, megjithëse zyrtarët thonë se ka të ngjarë të ishte një problem i varësisë nga seksi sesa një çështje racore. “Motivi ende nuk është përcaktuar,” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Por cilido qoftë motivi, unë e di që aziatiko-amerikanët janë shumë të shqetësuar.” Zyrtarët thanë më herët sot se i dyshuari për vrasjen e tetë personave ishte i varur nga seksi dhe se të shtënat ndoshta nuk ishte motivuar nga urrejtja racore. Zyrtarët thonë se i dyshuari, 21-vjeçari Robert Aaron ...
Komentet te ​Biden: Motivi i sulmuesit në sallonet e masazhit nuk është përcaktuar ende Janë të Mbyllura