Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se në vikend do të definojnë qëndrimin për postin e presidentit. Ai tha se do të jenë konstruktiv, mirëpo me synimin që institucionet e formuara të jenë demokratike dhe t’i përfaqësojnë gjitha partitë politike, e në veçanti i pari i shtetit. Pas takimit të nesërm me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se do të formojë kryesinë e partisë dhe do të dalin me qëndrim zyrtar për konstituimin e institucioneve. Abdixhiku: LDK synon shmangien e zgjedhjeve të reja “Nesër e kemi takimin bilateral me palën tjetër. Po, besoj që gjatë vikendit do të formojmë organet e ...
Komentet te Abdixhiku: LDK synon shmangien e zgjedhjeve, presidenti t’i përfaqësojë të gjitha partitë politike Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në një tryezë të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës lidhur me “Fuqizimi e grave në ndërmarrësi”, u tha se gjatë kohës së pandemisë bizneset që udhëhiqen nga gratë nuk janë përkrahur fare nga Qeveria e Kosovës. Nga ky diskutim u kërkua përkrahje më e madhe për bizneset e grave, pasi siç thanë gratë pjesëmarrëse, pandemia më së shumti i kanë dëmtuar bizneset e tyre. Pronaret e shumë bizneseve pjesëmarrëse kërkuan lehtësira në tatime e fatura me qëllim të mbijetojnë si biznese. Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi tha se qëllimi i kësaj tryeze është përmirësimi i të klimës së të bërit biznes në Kosovë. Krasniqi i ka përmendur disa ...
Komentet te Gratë kërkojnë nga institucionet përkrahje më të madhe për bizneset e tyre Janë të Mbyllura
Pavarësisht se ekzekutivi i komunës është i obliguar që në çdo proces të konsultimit publik të organizojë konsultime me shkrim, të publikojë njoftimet për konsultime publike dhe që të mbajë të paktën një dëgjim publik, një gjë e tillë nuk po ndodh. Vetëm katër komuna kanë mbajtur të paktën një takim publik gjatë procesit të draftimit të kornizës afatmesme buxhetore. IKD dhe INPO në nëntë komuna kanë monitoruar procesin e planifikimit buxhetor komunat për vitin 2021. Problematike mbetet edhe pjesëmarrja e qytetarëve, ku në nëntë komuna të monitoruara janë evidentuar tri dëgjime buxhetore në të cilat nuk ka marrë pjesë asnjë qytetar. Instituti i Kosovës për drejtësi në bashkëpunim me ...
Komentet te Komunat nuk po përmbushin obligimin për njoftimin e konsultimeve publike Janë të Mbyllura
Glauk Konjufca do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetarja e Kuvendit që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. “Ne tashmë i kemi numrat për votimin e qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV, janë edhe 2 deputetë, Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasniqi, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet jo shumicë jo serbe”, u shpreh Nagavci. Nagavci ishte e rezervuar në dhënien e informacionit për postet e tjera të qeverisë, por tha se pesë gra do të jenë pjesë e qeverisë dhe njëra prej tyre do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme. Euronews Albania ka arritur ...
Komentet te Euronews Albania: Glauk Konjufca, kryetar Kuvendi Janë të Mbyllura
Opel kthehet në vitet 1970 dhe shpall makinën e saj retro elektrike. Besoni apo jo, kjo pritej. Pasi Hyundai filloi me 45, Renault me 5 të ri, dhe Peugeot prezantoi e-Legend Concept, ishte realiste të pritej një tjetër model elektrik retro. Në këtë rast, Opel kthehet në vitet shtatëdhjetë të shekullit 20 – në Manta A, dhe njofton makinën e saj elektrike retro. Emri zyrtar është Manta GSe ElektroMOD, dhe video e njoftimit zbulon një dizajn klasik të kombinuar me zgjidhje moderne teknologjike. Makina elektrike shkon pa thënë, dhe ndryshe nga pjesa e jashtme retro, ne mund të presim një panel modern, digjital brenda. Shpresojmë për drejtimin e rrotave të ...
Komentet te Opel paralajmëron kthimin e modelit Manta Janë të Mbyllura
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili ka marrë vaksinën AstraZeneca kundërCOVID-19. Zourabichvili, e cila shkoi në Spitalin e Infeksioneve në Tbilisi për t’u vaksinuar kundër COVID-19, mori vaksinën AstraZeneca, të cilën disa vende në botë e pezulluan përkohësisht. Duke kujtuar se në Gjeorgji së pari filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor, ajo tha se “qytetarët duhet të vaksinohen në mënyrë që të kapërcejmë si problemet ekonomike ashtu edhe problemet e tjera të shkaktuara nga pandemia e COVID-19”. Në fazën e parë, më 13 mars Gjeorgjia bleu 43.200 doza të vaksinës AstraZeneca dhe si pjesë e luftës kundër COVID-19 më 15 mars filloi vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor. Gjeorgjia po ...
Komentet te Presidentja Zourabichvili vaksinohet me AstraZeneca Janë të Mbyllura
Pandemia COVID-19 ndikon seriozisht në kujdesin ndaj të porsalindurve të sëmurë ose të parakohshëm dhe shumë janë të ndarë pa nevojë nga nënat e tyre dhe rrezikojnë të vdesin ose probleme shëndetësore afatgjata, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Dy studime të reja, të cituara nga OBSH, njoftuan se ato nuk lejojnë që nënat me infeksione të konfirmuara ose të dyshuara të koronavirusit të vijnë në kontakt me të porsalindurit e tyre në spitalet e maternitetit dhe pothuajse një e katërta e nënave të anketuara thanë se nuk lejoheshin të ushqenin gji për shkak dyshohet për infeksion. Inkurajimi i kujdesit për nënën, i cili përfshin një kontakt të hershëm dhe ...
Komentet te OBSH: Ndarja e panevojshme e nënave nga të sapolindurit për shkak të COVID-19 Janë të Mbyllura
Shkëmbimet tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe pësuan një rënie rekord në janar, muaji i parë i divorcit efektiv mes dy partnerëve pas Brexit, njoftoi Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat. Eksportet nga BE drejt Britanisë së Madhe u ulën me 27.5 për qind në raport me janarin 2020 dhe ato të Londrës drejt BE-së me 59.5 për qind. Rënia e njoftuar nga Eurostat është më e madhe se ajo e llogaritur javën e kaluar nga britanikët, për shkak të një ndryshimi në metodologji./Atsh/KP ...
Komentet te Eurostat: Rënie rekord e tregtisë BE-Britani e Madhe Janë të Mbyllura
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten parashihet të ketë vranësira të përcjella me rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, derisa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit, njofton ...
Komentet te Parashikimi i motit Janë të Mbyllura
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, kërkoi sërish vënien në zbatim sa më shpejt të planit evropian të rimëkëmbjes, në një kohë kur shtetet anëtare po vonohen ta ratifikojnë. “Plani evropian i rimëkëmbjes, i quajtur “Gjenerata e Ardhshme e BE-së” duhet të bëhet operacional sa më shpejt”, deklaroi presidentja e Bankës Qendrore gjatë një fjalimi virtual para Parlamentit Evropian. Francezja dërgoi të njëjtin mesazh politik në nëntor, në kohën kur Polonia dhe Hungaria kërcënuan se do të vendosnin veton për këtë plan mbështetje prej 750 miliardë eurosh. “Sa më shpejt që fondet të jenë në dispozicion, aq më mirë do të jetë”, theksoi gjithashtu Isabel Schnabel, anëtare e ...
Komentet te Lagarde: BE të zbatojë sa më shpejt planin e rimëkëmbjes Janë të Mbyllura