Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LDK ende pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar kohë për ta shpalosur qëndrimin e partisë për ta votuar ose jo Vjosa Osmanin si presidente. Megjithëkëtë, ai ka thënë se do të jenë konstruktiv dhe synimi i tyre është që të ketë institucione demokratike dhe t’i shmangin zgjedhjet. Këto qëndrime Abdixhiku i ka thënë pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi./KP   ...
Komentet te LDK ende pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit Janë të Mbyllura

Në rrezik ndeshja Shqipëri-Angli në Arenën Kombëtare, FSHF letër autoriteteve

Sport
Ndeshja Shqipëri-Angli, e programuar për datën 28 mars, në Arenën Kombëtare, rrezikohet për arsye sigurie. Shkak është bërë zgjerimi i bizneseve në ambientet e stadiumit. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka dërguar një letër IKMT-së dhe Bashkisë Tiranë për rregullimin e kësaj situate. “Operatorë të ndryshëm kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kërkojmë marrjen e masave për lirimin e hapësirave që bllokojnë rrugët e kalimit të tifozëve”, thuhet në letrën e FSHF-së/KP ...
Komentet te Në rrezik ndeshja Shqipëri-Angli në Arenën Kombëtare, FSHF letër autoriteteve Janë të Mbyllura

​Hoxhaj: Nuk do të votojmë Vjosa Osmanin për presidente, është figurë përçarëse

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka përsëritur se nuk do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente, teksa ka shtuar se kjo e fundit është figurë polarizuese dhe ka shndërruar partinë e saj në viktimë. Ai, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, tha se Osmani nuk reflekton vullnetin e qytetarëve. Hoxhaj: Nuk e votojmë Vjosa Osmanin, është përçarëse, shndërroi partinë e saj në viktimë Video  “Qëndrimi i PDK është super i qartë, ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim… A qëndrojmë apo jo në sallë nuk ka kurrfarë vlere, vlera është a merr pjesë ...
Komentet te ​Hoxhaj: Nuk do të votojmë Vjosa Osmanin për presidente, është figurë përçarëse Janë të Mbyllura

Vjedh para në një furrë buke, arrestohet

Lajme
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti, pas hetimeve të zhvilluara dyshohet se në një furrë buke ka vjedhur para të gatshme. Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 3 mars. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer veprën. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KP ...
Komentet te Vjedh para në një furrë buke, arrestohet Janë të Mbyllura

​PDK nuk do të qëndrojë në sallë kur të votohet për Vjosa Osmanin presidente

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar sot se nuk do të marrin pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente. Këto komente Hoxhaj i bëri në një konferencë për media pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin e parë Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin. Hoxhaj tha se qëndrimi i PDK është i qartë për të mos e votuar Osmanin për Presidente, teksa adresoi kritika ndaj saj duke thënë se ka pasur rol përçarës. “Nuk votojmë për të, nuk qëndrojmë në sallë. A qëndron në sallë apo jo nuk ka kurrfarë vlere, por se a merr apo jo pjesë në votim. Nuk e mbështesim kandidaturën e saj. ...
Komentet te ​PDK nuk do të qëndrojë në sallë kur të votohet për Vjosa Osmanin presidente Janë të Mbyllura

​Hoxhaj takohet me Grubin: Ftojnë mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut të regjistrohen

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar sot zëvendëskryeministrin e parë Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, nga ku ka bë thirrje që të regjistrohen sa më shumë mërgimtarë të Maqedonisë së Veriut në regjistrin civil të këtij vendi proces ky filluar më 1 mars të këtij viti. Hoxhaj në një konferencë për media bëri të ditur edhe temat e këtij takimi, teksa ftoi qytetarët e Maqedonisë të Veriut që të regjistrohen në regjistrin civil pasi siç tha ai, kjo ka rëndësi për të ardhmen politike “Në Maqedoni të Veriut është një proces i regjistrimit civil të popullatës dhe temë jona ishte që e gjithë diaspora shqiptare ...
Komentet te ​Hoxhaj takohet me Grubin: Ftojnë mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut të regjistrohen Janë të Mbyllura

​Lumezi cakton një prokuror tjetër në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

Lajme
Kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka reaguar lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, duke thënë është i gatshëm që drejtësia të shkojë në vend dhe për të parandaluar njëanshmërinë dhe për t’iu shmangur paragjykimeve për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, sot ka marrë vendim që brenda kompetencave të tij ligjore të marrë lëndën nga prokurori i çështjes dhe ta ricaktojë atë te një prokuror tjetër. Lumezi po ashtu ka thënë se do të kërkojnë nga trupi gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike. “Po ashtu, pas ...
Komentet te ​Lumezi cakton një prokuror tjetër në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt Janë të Mbyllura

Arrestohet një zyrtar i ATK-së

Lajme
Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë kanë arrestuar një nga dy zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nën dyshimin se keqpërdorur pozitën zyrtare. Policia e Kosovës ka njoftuar se janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve e ku janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare. Veprimet hetimore janë bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan. “Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-Prishtinë pas disa veprimeve hetimore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me 17.03.2021 kanë arrestuar njërin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar-zyrtar të ATK-së, nën ...
Komentet te Arrestohet një zyrtar i ATK-së Janë të Mbyllura

​Arrestohet për tentim dhunim

Lajme
Një person është arrestuar në Çagllavicë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e tentim dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./KP ...
Komentet te ​Arrestohet për tentim dhunim Janë të Mbyllura

​Sonte kujtohet Sebahate Morina

Lajme
Sonte në një manifestim të heshtur kujtohet Sebahate Morinën, 44 vjeçarja, e cila më 14 mars në Prishtinë është vrarë nga Lulzim Sopi, ish-bashkëshorti i saj. Manifestimi i heshtur përkujtimor do të mbahet në sheshin “Skënderbe”, para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 18:00, ose nëpër ballkonet e shtëpive, për të shprehur pikëllimin dhe mllefin duke ndezur qirinj dhe vendosur lule në kujtim të Sebahate Morinës, por edhe për të kërkuar llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të masave parandaluese që kanë mbyllur viktimat me dhunuesit e tyre, në Kosovë kemi parë një rritje ...
Komentet te ​Sonte kujtohet Sebahate Morina Janë të Mbyllura