Sa herë që kapim telefonat ose laptopët tanë, ne mund të ndihemi se përmbajtjet e shumta po na mbysin. Si ndodh kjo? Kërkoni në Google termet si “si të’’, “çfarë është’’ ose “marketing në media sociale’’, dhe shikoni se si ekrani juaj vërshon nga listat nga një shumëllojshmëri burimesh. Përderisa jo të gjitha këto përmbajtje janë të këqija, është e vështirë të dini se cilës t’i besoni. Informacionet e pasakta nuk janë gjithmonë faji i autorit: Interneti ndryshon aq shpejt sa që linqet burimore mund të zhduken; ose mund të ketë keqinterpretim të statistikave ose studimeve komplekse. Mirëpo, nëse vendosni përmbajtje për biznesin tuaj për të cilat shpresoni se ...
Komentet te FITONI BESIMIN E KLIENTËVE TUAJ, THEKSONI CILËSINË MBI SASINË Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nëse keni nevojë për enrgji të reja që të nisni diçka apo të mbaroni një punë që e keni në dorë provoni të pini këtë lloj smoothie. Për këtë pije të freskët dhe të shëndetshme ju nevojiten: një banane, një mollë, lëng portokalli, qumësht. Përbërësit – 1 banane e ngrirë – e qëruar dhe e prerë në rrathë, – 1 mollë – e qëruar, e pastruar dhe e prerë në copa, – ½ filxhan lëng portokalli, – ¼ filxhan qumësht. Përgatitja Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe zieni derisa të përftoni masë homogjene. Vendoseni shmoothien në gotë, sipas dëshirës mund t’i qitni edhe pak kanellë, ose fara chia./RTK ...
Komentet te FARA CHIA, BANANE DHE MOLLË PËR MË SHUMË ENERGJI Janë të Mbyllura
Rekord rastesh të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Maqedoninë Veriore, po ashtu edhe numri i testeve ka qenë rekord. Kështu, në 24 orët e fundit janë kryer plot 5 057 të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 299 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3 448. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus është 15 475./KP ...
Komentet te 24 të vdekur dhe 1 mijë e 300 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë raporton për 11 viktima nga koronavirusi dhe 519 raste të reja në 24 orët e fundit. Në buletinin ditor të Ministrisë mësohet se gjatë ditës së fundit janë kryer 3509 vaksinimi, 3251 testime ndërsa 671 persona e kanë fituar betejën me virusin. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Njoftimi i Ministrisë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë ...
Komentet te 11 viktima dhe 519 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Ish-deputetja Valdete Bajrami është larguar nga Nisma Socialdemokrate. Këtë lajm e ka bërë të ditur Bajrami përmes një statusi në Facebook. Ajo ka falënderuar këtë parti për mundësinë e dhënë, ndërsa i ka uruar suksese në rrugëtimin politikë Nismës dhe të gjithë aktivistëve të saj. Ky është postimi i plotë: Të nderuar miq, Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angzhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kalum periudha të rënda por edhe të sukseshme. Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e ...
Komentet te Valdete Bajrami largohet nga Nisma Socialdemokrate Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.K. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale kanosje nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së. Sipas komunikatës së Prokurorisë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Fitore Daci, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 18.03.2021, në Shtime pikërisht te Enti Special, me ...
Komentet te Një muaj paraburgim ndaj një personi për dëmtim të pasurisë dhe kanosje Janë të Mbyllura
Sulmuesi kosovar drejt largimit nga Bundesliga gjermane. Skuadra gjermane Werder Bremen është duke menduar rreth shitjes së sulmuesit Milot Rashica, raporton “Bild”. Werderi dëshiron që të arkëtoj një shumë të konsiderueshme për 24 vjeçarin, para se të përfundoj kontrata aktuale e tij në qershor të vitit 2022, përcjell KosovaPress. Skuadra gjermane thuhet se është e gatshme që të dëgjoj oferta për Rashicën, për të cilin interesim serioz ka shprehur skuadra angleze Aston Villa. Këtë sezon, Rashica ka bërë 15-të paraqitje në Bundesligën gjermane, duke regjistruar vetëm pesë asistime, dhe aktualisht kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro./KP ...
Komentet te Werder Bremen i gatshëm të shesë Rashicën Janë të Mbyllura
Sulmuesi norvegjez preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”. Ylli i Borussia Dortmundit Erling Halaand dëshiron t’i bashkohet Real Madridit, raporton “Marca”. Sulmuesi norvegjez vazhdon të jetë i lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane, para afatit kalimtar të transferimeve në verë, por destinacioni i tij i preferuar thuhet se është “Santiago Bernabeu”, përcjell KosovaPress. “Galaktikët” dëshirojnë me çdo kusht që ta fitojnë garën për shërbimet e Haaland, i cili shihet si opsion më i lehtë për tu transferuar se Kylian Mbappe, ku aktualisht francezi si duket do të vazhdoj të ardhmen e tij tek Paris Saint-Germain./KP ...
Komentet te Haaland dëshiron t’i bashkohet Real Madridit Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Sipas njoftimit, temp minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. “Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, kështu që edhe kushtet biometeorologjike paraqiten relativisht të mira për një shtresë të popullatës ndërsa mot i pafavorshëm për një shtresë të popullatës me probleme kronike. Një mot i paqëndrueshëm paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Moti nesër në Kosovë Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur se që të qëndrojë në opozitë, duke bërë të qartë pozicionin e saj kundër votimit të Qeverisë Kurti. Ndërsa sa i përket qëndrimit për përkrahjen e pretendentes për presidente, do të merret pas takimeve që pritet të zhvillohen ndërmjet Abdixhikut dhe Osmanit. Këtë qëndrim e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, me ç’rast u zgjodh edhe kryesia e re. Abdixhiku: LDK të vazhdojë diskutimet dhe bisedat vetëm me zonjën Osmani (Video) “Në këtë takim është diskutuar edhe situata aktuale politike, rreth procesit të rëndësishëm të formimit të institucioneve të reja. Kryesia e LDK-së e ka mbështetur ...
Komentet te Abdixhiku: Na duhet një president unifikues, me Osmanin do të vazhdojmë bisedimet Janë të Mbyllura