Dhe ndërsa origjinali kushton tetë milionë euro, ky është shumë më i lirë, por gjithashtu kërkon shumë aftësi. Bugatti prej druri nuk është asgjë e re, por kjo është padyshim kopja e parë prej druri e modelit Centodieci. Ata bënë një punë të shkëlqyeshme dhe gëzuan të paktën një fëmijë të cilit iu dha nderimi për të hipur, por edhe të ulet pas timonit prej druri të makinës, transmeton Telegrafi. Kjo është edhe më mbresëlënëse kur shihni se me çfarë mjeti është bërë Bugatti. Rezultati përfundimtar ishte se kjo makinë u dekorua më tej nga ndriçimi LED. Duhen rreth 40 orë punë për të bërë një kopje si kjo./RTK ...
Komentet te KY ËSHTË BUGATTI MË I BUKUR PREJ DRURI Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Momente frike për tifozët e Lakers në hapjen e çerekut të dytë në ndeshjen ndaj Atlantës, kur LeBron James u largua nga fusha duke mbajtur kyçin e këmbës dhe duke u shtrirë për tokë. “Mbreti” arriti deri tek stoli në këmbët e tij dhe kur rifilluan operacionet, ai mbeti në fushë duke shënuar nga tre gjuajtje të dyfishta për të mbajtur të paprekur vargun e tij të pafund prej 1,036 ndeshjeve, por ai u kthye menjëherë në dhomën e zhveshjes duke goditur një karrige i zhgënjyer. Loja e tij përfundoi aty, përcjellë KosovaPress. Mbetet të shihet nëse lëndimi i tij është serioz./KP ...
Komentet te Lëndohet Lebron James, largohet nga fusha i zhgënjyer Janë të Mbyllura
Përbërësit 1 pako lazanja 50 gr djathë kaçkavall Për salcën: 1 qepë 1 karotë 200 gr salcë 500 gr mish të grirë 2 thelpinj hudhër Pak kanellë Kripë/vaj ulliri/piper i zi/majdanoz Për beshamelin: 3 lugë vaj ulliri 2 lugë miell orizi 600 ml qumësht 1 vezë Arrë moskat Kripë Përgatitja Presim qepën dhe karotën në kubikë dhe i kaurdisim në 3 lugë vaj ulliri. Pasi janë zbutur dhe qepa ka marrë ngjyrë të artë, shtojmë hudhrat e grira imët dhe mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa të skuqet mishi dhe më pas shtojmë salcën. I lemë të skuqen pak dhe shtojmë 1/2 gotë me ujë. Shtojmë kripë, piper, kanellë ...
Komentet te LAZANJA PA GLUTEN Janë të Mbyllura
Punët me kohë të pjesshme i ndihmojnë gratë që të marrin një pagë të caktuar. Nga ana tjetër, ato mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës. Të arrish të kuptosh një grua holandeze në një ditë të mërkurë mund të jetë shumë e ndërlikuar, shkruan The Economist. Gjatë kësaj dite, shumica e shkollave fillore zhvillojnë mësim vetëm në gjysmën e parë të ditës dhe duke qenë se tre të katërtat e grave që punojnë janë me kohë të pjesshme, kjo është dita ideale për të pushuar. Holandezët mbajnë vendin e parë në botë për numrin më të lartë të punëve me kohë të pjesshme dhe shpeshherë ...
Komentet te PUNËT ME KOHË TË PJESSHME TË JAPIN NJË PAGË, POR DËMTOJNË KARRIERËN Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar dhe përgëzuar kryeministrin Edi Rama për vaksinimin e mjekëve kosovarë. Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje. Ndërsa ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, për dështim jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Madje ka kërkuar të paktën një falënderim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Ky është statusi i tij i plotë: Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit ...
Komentet te Hoxhaj falënderon Ramën dhe Shqipërinë për vaksinimin e mjekëve Janë të Mbyllura
Kampionati gjerman i futbollit, i njohur si Bundesliga tashmë ka arritur deri në xhiron e 26-të. Lufta për titullin kampion ende është e hapur edhe pse Bayern Munich vazhdon të jetë lider me katër pikë më shumë se ndjekësi i parë që është RB leipzig, shkruan KosovaPress. Por në këtë edicion garues të Bundesligës nuk është vetëm lufta për titull ajo që po merr vëmendjen e të gjithëve. Në fakt është fundi i tabelës që duket mjaftë çuditshëm kur shikon që një skuadër me imazh të madh si Schalke 04 e mbyll renditjen tabelare. Schalke e cila në të kaluarën e afërt eliminonte skuadra të mëdha evropiane edhe nga Liga ...
Komentet te E pabesueshme ajo çfarë po i ndodh skuadrës së madhe gjermane! Janë të Mbyllura
Mijëra banorë të Londrës kanë dalë sërish në rrugë për të kundërshtuar masat kundër koronavirusit të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e gjerë të pandemisë. Ndonëse Britania e Madhe renditet ndër vendet e para në botë për ecurinë e mirë të procesit të vaksinimit, autoritetet i tremben një vale të re infektimesh dhe për këtë arsye kanë hezituar të lehtësojnë masat në zonat më të rrezikuara, raporton A2. Protestuesit u mblodhën në parkun Hyde dhe gjatë marshimit të tyre u regjistruan dhe përplasje me policinë. Dhjetëra u arrestuan, ndërsa pati dëme materiale dhe në bizneset e lokalet në anë të rrugës./KP ...
Komentet te Trazira në Londër, mijëra persona në shesh kundër masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Superliga e Kosovës në basketboll është duke ofruar një kampionat shumë cilësorë dhe tejet të paparashikueshëm në këtë edicion garues. Tashmë kur po zhvillohen ndeshjet e xhiros së 25, janë dy skuadra, Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli të cilat po luftojnë kokë më kokë për më të mirin e Kosovës në basketboll, raporton KosovaPress. Të dy këto skuadra deri më tani kanë mbledhur nga 41 pikë, por Prizreni ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe do të ballafaqohet me Rahovecin. Në vendin e tretë është Rahoveci me 39 pikë, kurse Peja në të katërtin me 38 pikë./KP ...
Komentet te Luftë e ashpër ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Yllit në Superligën e Kosovës, ja renditja tabelare Janë të Mbyllura
Karim Benzema shënoi dy herë në fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Celta Vigos dhe trajneri Zinedine Zidane lëshoi shumë lavde për numrin.9 pas fitores. Ai u pyet për përjashtimin e vazhdueshëm të Benzemas nga ekipi kombëtar i Francës dhe qeshi, para se të thoshte: “As ju nuk e kuptoni, pse nuk pyesni. Nuk e kuptoj. Shumë nuk e kuptojnë atë. Por, si trajner i Real Madridit, është më mirë për mua. Por, ajo që ai bëri sot edhe një herë ishte spektakolare. Jam i lumtur për të, sepse ai është një punëtor i palodhur dhe ai gjithmonë dëshiron më shumë. Nga minuta e parë, të gjithë shkuam për të ...
Komentet te Pse nuk po ftohet Benzema në kombëtare? Përgjigjet me habi Zidane Janë të Mbyllura
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se do të ndalojë eksportin e vaksinave AstraZeneca kundër COVID-19, nëse kompania nuk përmbush fillimisht kontratat me bllokun. “Ky është mesazhi për AstraZeneca. Së pari përmbushni kontratën tuaj me Europën pastaj filloni të dërgoni në vendet e tjera”, i tha von der Leyen grupit mediatik Funke të Gjermanisë. Von der Leyen tha se AstraZeneca kishte shpërndarë vetëm 30 për qind të 90 milionë dozave të vaksinës që kishte premtuar për tremujorin e parë të vitit, raporton A2. Ky njoftim vjen në një kohë kur vendet Bashkimi Europian po përballen me rritje të numrit të të infektuarve dhe po përpiqen të ...
Komentet te BE paralajmëron AstraZenecan: Do ndalojmë eksportin e vaksinave nëse nuk përmbushni kontratën me Evropën Janë të Mbyllura