Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Ja emrat e kryesisë së re të LDK-së

Lajme
Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka miratuar propozimin e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, lidhur me kryesinë e re. Kundër propozimit të emrave për kryesinë e re ishin tri vota dhe një abstenim. Ja lista e kryesisë së LDK-së: Kryetar 1. Dr. Lumir Abdixhiku Nënkryetar: 2. Lutfi Haziri 3. Gazmend Muhaxheri 4. Anton Quni 5. Dr. Shqipe Mjekiqi Sekretar: 6. Imri Ahmeti Anëtarët e tjerë: 7. Ak. Kujtim Shala 8. Dr. Avdullah Hoti 9. Dr. Hykmete Bajrami 10. Arben Gashi 11. Armend Zemaj 12. Sibel Halimi 13. Doruntinë Maloku 14. Dr. Ekrem Hyseni 15. Dr. Ardian Shala 16. Xhafer Tahiri 17. Dr. Alban Zogaj 18. ...
Komentet te ​Ja emrat e kryesisë së re të LDK-së Janë të Mbyllura

Sulmoi djalin e vet, një muaj paraburgim

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H. D. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor. Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 18.03.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje i shkakton lëndim trupor të dëmtuarit-djalit tij të mitur F.D. në atë mënyrë që pas një fjalosje e godet me grushte në fytyrë, pastaj janë rrokullisur shkallëve nga kati i dytë ...
Komentet te Sulmoi djalin e vet, një muaj paraburgim Janë të Mbyllura

Zhbllokohet Unaza e Prishtinës

Lajme
Pas disa muajsh punë e angazhim, dje Qeveria e Kosovës mori vendim dhe i dha në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, parcelën përbri hekurudhës (pronë e Infrakosit). Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkruar në Facebook se ky vendim hapë rrugë që të ndërtohet unaza qëndrore, që lidh Arbërinë me rrethrrotullimin në Lakrishte, projekt ky i lënë anash tash e shumë vite. “Ndërtimi i kësaj unaze do të lehtësojë dukshëm trafikun në Prishtinë e gjithashtu do të zhvillojë edhe disa pjesë të Arbërisë. Faleminderit Infrakosit e Komunës për bashkëpunimin e shkëlqyer”, ka shkruar ai. /KP ...
Komentet te Zhbllokohet Unaza e Prishtinës Janë të Mbyllura

Një muaj paraburgim për personin që iu gjeten 18 qese marihuanë

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.I. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 18 mars, në Ferizaj, pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik. Gjykata sqaron se me rastin e ...
Komentet te Një muaj paraburgim për personin që iu gjeten 18 qese marihuanë Janë të Mbyllura

Celta Vigo – Real Madrid, formacionet zyrtare

Sport
Xhiro e 28-të në La Ligan spanjolle vazhdon me një ndeshje tejet interesante, ku Real Madridi është mysafir i skuadrës së Celta Vigos. “Galaktikët” do të kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, ku i kanë dy fitore radhazi në të gjitha garat, dhe sot do hynë me qëllim që të regjistrojnë fitoren e tretë, dhe të ruajnë hapin me Atletico Madridin drejt titullit të La Ligas. Reali momentalisht zë pozitën e tretë në tabelë, kurse Celta Vigo gjenden në vendin e 11-të, me gjithsej 34 pikë, përcjell KosovaPress. Formacionet zyrtare të dy skuadrave janë këto si më poshtë. Celta Vigo (4-4-2): Villar; Mallo, Araujo, Murillo, Caricol; Mendez, Tapia, Denis Suarez, Nolito; ...
Komentet te Celta Vigo – Real Madrid, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

​Dënohen 19 biznese dhe largohen klientët në 24 të tjera për mosrespektim të masave antiCovid-19

Lajme
Me qëllim të zbatimit të masave anti Covid-19, mbrëmë, inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bashkë me Policinë e Kosovës, gjatë inspektimeve në lokalet e gastronomisë për mosrespektim të masave Covid-19, kanë shqiptuar 19 gjoba juridike, si dhe kanë larguar klientët në 24 lokale, raporton KosovaPress. Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi thotë se kanë intensifikuar kontrollet për mbikëqyrje të zbatimit të masave Covid-19, ku vetëm mbrëmë gjatë natës së premte në regjion të Prishtinës, gjatë inspektimeve në lokalet e gastronomisë për mosrespektim të masave Covid-19, janë shqiptuar 19 gjoba juridike dhe janë zbrazur nga klientët 24 lokale. “Duke parë se numri i të infektuarve është rritur ditëve ...
Komentet te ​Dënohen 19 biznese dhe largohen klientët në 24 të tjera për mosrespektim të masave antiCovid-19 Janë të Mbyllura

​8 persona të vdekur dhe 771 raste të reja me Covid-19

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 771 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 ...
Komentet te ​8 persona të vdekur dhe 771 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

Superliga, mbyllen dy pjesët e para të ndeshjeve të sotme

Sport
Momentalisht janë duke u zhvilluar dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, ndeshje këto në kuadër të xhiros së 26-të. Drita luan si vendase kundër skuadrës së Drenicës, dhe Feronikeli është mysafir i Besa Pejës, përcjell KosovaPress. Pjesët e para kanë përfunduar tek dy përballjet, ku Drita dhe Drenica pas 45’ minutave lojë janë me rezultat të barabartë 1:1. Kurse Besa e Pejës është në avantazh prej 2:1 kundër Feronikelit. Rezultatet e pjesëve të para të dy ndeshjeve i gjeni më poshtë. Drita 1 – 1 Drenica FC Besa 2 – 1 Feronikeli/KP ...
Komentet te Superliga, mbyllen dy pjesët e para të ndeshjeve të sotme Janë të Mbyllura

​RrGK kërkon nga Qeveria në ardhje zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore në emërimin e kabinetit

Lajme
Rrjeti i Grave të Kosovës ka letre kërkon nga Qeveria që pritet të formohet që të respektojë në plotni Ligjit për Barazi Gjinore me rastin e emërimit të ministrave dhe zëvendësministrave. Sipas RrGK-së, gratë në Kosovë po vazhdojnë të mbesin të nënpërfaqësuara në politikë dhe në vendimmarrje në nivel lokal e atë qendror, pasi së fundi, kjo mund të vërehet nga fakti se zëra zyrtarë nga partia që pritet të formojë Qeverinë deklaruan publikisht se nga 15 ministri të ekzekutivit, vetëm pesë do të udhëhiqen nga gratë. “Ky përfaqësim i vogël (saktësisht 33% gra në kabinetin qeveritar) bie direkt ndesh me Ligjin për Barazi Gjinore (LBGj), i cili garanton barazi ...
Komentet te ​RrGK kërkon nga Qeveria në ardhje zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore në emërimin e kabinetit Janë të Mbyllura

​Rama reagon pas publikimit të hartës së Vuçiq: Hartë leshi nga shoku i Beogradit

Lajme
Në Qendrën e Vaksinimit në Kukës, sot ka filluar vaksinimi i 250 punonjësve shëndetësorë. Nga këtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zotuar se do të bëjnë vaksinimin e 11 mijë punonjësve esencial, në rast se Kosova nuk arrin të sigurojë vaksinën anti-Covid. Rama ka reaguar edhe pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë, duke thënë se ajo është një harta leshi, nga shoku i Beogradit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimin atje, theksoi se ka kohë që ia kanë bërë të ditur MSh-së në Kosovë se janë të gatshëm për të kontribuar në vaksinimin e kosovarëve. Por, që siç tha ...
Komentet te ​Rama reagon pas publikimit të hartës së Vuçiq: Hartë leshi nga shoku i Beogradit Janë të Mbyllura