Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Peja triumfon ndaj Bashkimit

Sport
Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim 65:79 (14:23, 15:21, 14:16, 22:19), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur 10 pikë epërsi në çerekun e parë, derisa 10 minutat e parë përfundojnë me shifrat 14:23. Pejanët nuk e ndalën ritmin as në periudhën e dytë, duke ngritur shifrat, ku epërsinë më të lartë e kishte 27:43, derisa pjesa e parë përfundon 29:44. Peja vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në periodën e tretë, ku nuk e lëshoi epërsinë e krijuar, për më tepër e ngriti në 17 pikë, 43:60, sa ishte rezultati në semafor ...
Komentet te Peja triumfon ndaj Bashkimit Janë të Mbyllura

Turqia largohet nga traktati evropian kundër dhunës ndaj grave

Rajoni dhe Bota
Qeveria turke bën me dije se presidenti Erdogan vendosi ta tërheqë Turqinë nga një marrëveshje ndërkombëtare që kishte si objektiv mbrojtjen e grave, duke shkaktuar një debat të ashpër tek organizatat që e konsiderojnë akordin shumë të nevojshëm kundër dhunës në familje. Marrëveshja e Këshillit të Evropës, e quajtur Konventa e Stambollit, angazhohet të parandalojë, ndjekë penalisht dhe eleminojë dhunën në familje dhe të promovojë barazinë. Turqia e nënshkroi atë në vitin 2011, por nga ajo kohë rastet e vrasjes se grave janë rritur në vitet e fundit, raporton A2. Shkaqet e tërheqjes nga kjo marrëveshje ende nuk janë bërë me dije, por zyrtarë vendas shpjegojnë se ligjet vendase janë ...
Komentet te Turqia largohet nga traktati evropian kundër dhunës ndaj grave Janë të Mbyllura

Abdixhiku prezanton nënkryetaren e re, i uron mirëseardhje në LDK

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar nënkryetaren e re të kësaj partie, Shqipe Mjekiqin, për të cilën ka thur lavde, duke e cilësuar si një femër të zonjën që ka studiuar në universitete të famshme evropiane. Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku, ka njoftuar se Mjekiqi nga sot do të jetë pjesë aktive e LDK-së, dukë thënë se ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë. Ky është statusi i tij i plotë: Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipja ...
Komentet te Abdixhiku prezanton nënkryetaren e re, i uron mirëseardhje në LDK Janë të Mbyllura

Ivan Iliev ishte koka e grupit të spiunëve rusë të arrestuar në Bullgari

Rajoni dhe Bota
Në konferencën për media të organizuar nga Prokuroria bullgare, në lidhje me arrestimin e gjashtë shtetasve bullgarë të dyshuar për spiunazh, u mësua se udhëheqës i grupit të spiunëve rusë ishte Ivan Iliev. Ivan Iliev, është ish-oficer i lartë i Shërbimit inteligjent ushtarak bullgar, i cili gjatë shërbimit në inteligjencën ushtarake kishte edhe pozita të larta drejtuese. Iliev ka të kryer Akademinë ushtarake në Bullgari si dhe specializimi për inteligjencë jashtë vendit. Vlen të ceket se Iliev kishte kryer specializime për inteligjencën ushtarake edhe në Rusi, në Institutin e Shërbimit inteligjent ushtarak rus (GRU). Iliev ishte i martuar me një shtetase ruse, e cila kishte edhe shtetësi të Bullgarisë. Gruaja e Iliev, ...
Komentet te Ivan Iliev ishte koka e grupit të spiunëve rusë të arrestuar në Bullgari Janë të Mbyllura

Britania shënon suksesin historik, gjysma e popullsisë e vaksinuar

Rajoni dhe Bota
Britania e Madhe njoftoi këtë të shtunë se gjysma e popullsisë së saj tashmë e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, duke u bërë shteti i parë në botë që regjistron një sukses të tillë, në luftën kundër pandemisë. Ministri i Shëndetësisë Matt hancock tha se sot u vaksinuan plot 660 mijë qytetarë. Pas Britanisë, sukses në fushatën e vaksinimit kanë shënuar Emiratet e bashkuara Arabe dhe Kili, raporton A2. Një ditë më parë, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë live, dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, duke i kërkuar qytetarëve që të mos hezitojnë por të bëjnë të njëjtën gjë. 56 vjecari e bëri vaksinën në ...
Komentet te Britania shënon suksesin historik, gjysma e popullsisë e vaksinuar Janë të Mbyllura

Handboll/ Kosova pëson disfatë nga Italia në ndeshjen vendimtare për kualifikimet për Botërorin 2021

Sport
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave ka pësuar disfatë nga Italia më rezultat të ngushtë 24-22 në ndeshjen vendimtarë për kualifikimit për në Kampionatin Botëror 2021. Përkundër se kishin një angazhim të madh, kjo nuk mjaftoi që të arrihej një fitore për të vazhduar edhe më tutje luftën në këtë garë shumë të rëndësishme, përcjellë KosovaPress. Duket se ndeshje e një ditë më parë kundër Austrisë solli lodhjen e lojtareve të Kosovës, derisa Italia ishte e lirë dhe hyri në këtë sfidë shumë më e freskët. Gjithsesi tani vëmendja duhet të kthehet tek ndeshjet e radhës që janë të vlefshme për Kampionatin Evropian “EURO 2022”/KP ...
Komentet te Handboll/ Kosova pëson disfatë nga Italia në ndeshjen vendimtare për kualifikimet për Botërorin 2021 Janë të Mbyllura

​Ylli triumfon me rezultat të ngushtë ndaj Prishtinës

Sport
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 86:81 (20:16, 25:19, 16:23, 25:23), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Perioda e parë ishte e baraspeshuar, por në dy minutat e fundit të kësaj pjese vendasit ishin paksa më të mirë, duke përmbyllur këtë pjesë me shifrat 20:16. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, madje, duke pasur epërsi deri në 16 pikë, 40:24, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 45:35. Pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë më mirë e nisën prishtinasit, duke ngushtuar shifrat, ku me kalimin e minutave ngushtuan rezultatin në vetëm ...
Komentet te ​Ylli triumfon me rezultat të ngushtë ndaj Prishtinës Janë të Mbyllura

Rreth 24 mijë raste infektimi dhe 401 viktima brenda një dite në Itali

Rajoni dhe Bota
Në Itali u raportuan 23 832 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Përsa i përket viktimave ditore, të dhënat raportuan 401 viktima shtesë (dje ishin 386), raporton ATSh. Shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme në 6,7% (dje ishte 7%). Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv janë 3 387, me 23 më shumë se dje në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa pranimet ditore në kujdesin intensiv janë 243 (dje ishin 244). Në pavijonet e zakonshëm, janë të shtruar 27 061 pacientë, me një rritje prej 203 njësish në 24 orët e fundit./KP ...
Komentet te Rreth 24 mijë raste infektimi dhe 401 viktima brenda një dite në Itali Janë të Mbyllura

Gjermania klasifikon Poloninë si vend me rrezik të lartë

Rajoni dhe Bota
Gjermania do të kufizojë kalimet në kufirin e saj me Poloninë, një vend i klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë Covid-19 nga instituti i Kontrollit të Shëndetit Robert Koch (RKI). “Masa, e cila do të hyjë në fuqi të dielën, nënkupton që personat që hyjnë në territorin gjerman nga Polonia do të duhet të paraqesin një test negativ PCR ose antigjeni”, sqaroi instituti, raporton ATSh. Edhe Qipro dhe Bullgaria janë klasifikuar gjithashtu në këtë kategori. “Këto vende përfaqësojnë një rrezik shumë të lartë të infeksionit, veçanërisht për shkak të një shkalle të lartë të përhapjes së virusit, domethënë përtej 200 rasteve të reja për 100 000 banorë gjatë ...
Komentet te Gjermania klasifikon Poloninë si vend me rrezik të lartë Janë të Mbyllura

​Nëse plotësohet ky kusht, Laporta e kthen Guardiolan në Barcelonë

Sport
Duket se me kthimin e Joan Laportas si president i Barcelonës do të ketë zhvillime të reja dhe pozitive në “Camp Nou”. Kohët e fundit, “ESPN Argjentina” raportoi se nëse Manchester City fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon, ka shanse që Pep Guardiola të kthehet në Katalonjë. Mund të jetë një surprizë, por duke pasur parasysh lidhjen e thellë që Laporta dhe Pep kishin gjatë kohës së tyre së bashku, ka shanse që një nga menaxherët më të mirë që Barca ka pasur ndonjëherë të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, përcjellë KosovaPress. Gjatë katër viteve të mbretërimit të tij në Barcelona, ai e drejtoi ekipin në 14 trofe, ...
Komentet te ​Nëse plotësohet ky kusht, Laporta e kthen Guardiolan në Barcelonë Janë të Mbyllura