Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​”Ripyllëzimi-rruga e rimëkëmbjes dhe mirëqenies”

Lajme
Dita Ndërkombëtare e Pyjeve shënohet nën moton “Ripyllëzimi – rruga e rimëkëmbjes dhe mirëqenies”, duke theksuar rëndësinë e këtyre ekosistemeve shkatërrimi i të cilave rrezikon shëndetin e njeriut dhe shëndetin e planetit tonë. Nga ajri që thithim e deri tek drunjët që përdorim, pyjet janë thelbësore për jetën tonë. Ato përfaqësojnë një habitat për më shumë se gjysmën e llojeve tokësore të botës, kurse globalisht më shumë se një miliard njerëz jetojnë në pyje dhe rreth tyre. Pas oqeanit, pyjet janë rezervati më I madh e karbonit. Pavarësisht nga të gjitha shërbimet që ato na ofrojnë, ne po i shkatërrojmë pyjet me një shpejtësi alarmante. Ndikimet e faktorit njeri kanë ...
Komentet te ​”Ripyllëzimi-rruga e rimëkëmbjes dhe mirëqenies” Janë të Mbyllura

Asociacioni sfidë edhe për qeverinë në ardhje, BE kërkon themelimin e tij

Lajme
Bashkimi Evropian po pret nga qeveria në ardhje (Kurti), themelimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë. Sipas BE-së, institucionet kosovare duhet të respektojnë angazhimet që kanë marrë në kuadër të dialogut me Serbinë. Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese nuk kanë pranuar të përgjigjen rreth qasjes së tyre për këtë temë, ndërsa njohësit politikë, shprehën të vendosur se asociacioni duhet të formohet, por vetëm sipas vendimit të kushtetueses. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një përgjigje për KosovaPress thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin po keqinterpretohet në Kosovë, sipas tij e njëjta asnjëherë nuk ka thënë që Asociacioni nuk mund të themelohet. Megjithatë, nuk e ...
Komentet te Asociacioni sfidë edhe për qeverinë në ardhje, BE kërkon themelimin e tij Janë të Mbyllura

​Zemaj falënderon Shqipërinë për vaksinat dhe kritikon institucionet ndërkombëtare

Shëndetësi
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se në kohën kur institucionet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat gjatë gjithë pandemisë shteteve të Ballkanit u kanë mbajtur ligjërata për “qasjen dhe mundësitë e barabarta” dhe kur “solidariteti” i proklamuar prej tyre për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 është tretuar nga “nacionalizmi” i vaksinave, ndihma e Shqipërisë për Kosovën, ka peshë edhe më të madhe dhe tregon se edhe të vegjëlit mund t’ia dalin kur punojnë së bashku dhe nuk u mungojnë vlerat. Zemaj në emër të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, përkatësisht kryeministrin ...
Komentet te ​Zemaj falënderon Shqipërinë për vaksinat dhe kritikon institucionet ndërkombëtare Janë të Mbyllura

​Botërori 2022, Reja shpall listën: Përqendrim maksimal me Andorrën

Sport
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë. Tekniku italian në prononcimin e tij për Fshf.org flet për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. Gjithashtu, Reja kërkon përqendrim maksimal nga kombëtarja para Andorrës, që ai ...
Komentet te ​Botërori 2022, Reja shpall listën: Përqendrim maksimal me Andorrën Janë të Mbyllura

​Theu xhamat e veturave me sëpatë në parking, arrestohet

Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti është hasur me sëpatë duke thyer xhamat e disa veturave në parking. Rasti ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Mehmet Pashë Deralla”. Sipas vëllait të tij i dyshuari është me sëmundje psikike dhe ka prezantuar raport mjekësor. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KP ...
Komentet te ​Theu xhamat e veturave me sëpatë në parking, arrestohet Janë të Mbyllura

Hajnat ia vjedhin armën dhe mjetet e punës

Lajme
Persona të panjohur deri më tani kanë thyer një punëtori, si aneks i një shtëpie në Fushë Kosovë, ku kanë vjedhur një armë, një karikator pa fishek, një hillt, një burgi, si dhe disa mjete të punës. Rasti është duke u hetuar. /KP ...
Komentet te Hajnat ia vjedhin armën dhe mjetet e punës Janë të Mbyllura

Burri sulmohet fizikisht nga bashkëshortja e vet

Lajme
Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Ankuesi kishte qenë në gjendje të dehur, si dhe me lëndime të dukshme, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore. Rasti ka ndodhur në Graqanicë, ku lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara e lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore./KP ...
Komentet te Burri sulmohet fizikisht nga bashkëshortja e vet Janë të Mbyllura

Motrat sulmojnë njëra-tjetrën në Podujevë

Lajme
Dy motra janë grindur mes vete, si dhe kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, ku dy të dyshuarat janë intervistuar dhe pastaj me konsultim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Kurse, në Prizren është raportuar për dhunë në familje, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuarit njëri mashkull i mitur dhe tjetra femër kosovar. Deri të sulmi ndaj njëri tjetrit ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor e me pas është liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në ...
Komentet te Motrat sulmojnë njëra-tjetrën në Podujevë Janë të Mbyllura

Gjenden mbetje mortore në Prizren

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje, punëtorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, i varrosur në mënyrë të pa zakontë. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës./KP ...
Komentet te Gjenden mbetje mortore në Prizren Janë të Mbyllura

Braktisi djalin e vet, arrestohet një grua në Prishtinë

Lajme
Një femër është arrestuar në Prishtinë, pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e saj. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale, si dhe është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit t dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te Braktisi djalin e vet, arrestohet një grua në Prishtinë Janë të Mbyllura