Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se bora e cila po bie do të vazhdojë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensitet i saj do të dobësohet nga dita e marte. Instituti nëpërmejt një komunikate thotë se ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës më 20 mars, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar. “Kjo situatë e parashikuar meteorologjike nuk na ka habitur, sepse sipas statistikave që kemi në IHMK, borë ka rënë edhe në pjesën e parë të muajit prill. Bora e cila po bie do të vazhdoj edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por ...
Komentet te ​Moti gjatë javës së ardhshme Janë të Mbyllura

​8 persona të vdekur dhe 793 raste të reja me Covid-19

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në ...
Komentet te ​8 persona të vdekur dhe 793 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

Kosova shënon ditën ndërkombëtare të poezisë

Lajme
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në një takim me shkrimtarët, ka shënuar ditën ndërkombëtare të poezisë. Nga aty u tha se këto takime kanë për qëllim nxitjen e një krijimtarie sa me cilësore, pasi kjo krijimtari elitare kërkon nxitje dhe përkushtim të veçantë. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqeri Galica tha se përmes këtyre takimeve letrare-artistike synohen të krijohen lidhje nëpërmjet poezisë dhe formave të tjera të artit si muzika, vallëzimi, piktura, teatri e të tjera. Kjo ditë sipas Galicës, ka për qëllim nxitjen e një krijimtarie sa me cilësore, pasi që poezia është konsideruar gjithmonë si krijimtari elitare. Galica: Dita botërore e poezisë Video: “Diversiteti gjuhësor ishte ...
Komentet te Kosova shënon ditën ndërkombëtare të poezisë Janë të Mbyllura

​585 gjoba për mosrespektimin e masave anti Covid-19

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 585 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19. Gjithashtu, Policia ka shqiptuar edhe 994 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 23 aksident trafiku me të lënduar dhe 35 aksident trafiku me dëme materiale./KP ...
Komentet te ​585 gjoba për mosrespektimin e masave anti Covid-19 Janë të Mbyllura

Topin e hedhin te Qeveria, kërkojnë mbështetje për fëmijët me sindromën Down

Lajme
Një fëmijë me sindromën Down ka gjuajtur një top në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke e simbolizuar kështu kërkesën që ekzekutivi t’i mbështets këta fëmijë për shërbimet terapeotike. Por menjëherë reaguan zyrtarët policor që gjendeshin aty. Këta të fundit detyruan organizatorët që ta tërheqin topin nga oborri i Qeverisë. Ky aktivitet u organizua Shoqata Down Syndrome Kosova me rastin e Ditës ndërkombëtare të sindromës Down nën slloganin “A po m’sheh”. Ndërkohë, u paralajmërua se nga tash e deri në fund të vitit, çdo muaj, më datë 21, një fëmijë do të hedh topin te Qeveria e cila sipas tyre duhet ta marrë topin dhe të shënoj, duke i ofruar ...
Komentet te Topin e hedhin te Qeveria, kërkojnë mbështetje për fëmijët me sindromën Down Janë të Mbyllura

Reja tregon pengun nga lista e lojtarëve të ftuar dhe kërkon që ndeshja me Anglinë të luhet me tifozë

Sport
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Eduardo Reja sot ka bërë publike listën prej 28 lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” 𝙆𝙪𝙦𝙚𝙯𝙞𝙣𝙟𝙩ë 𝙙𝙤𝙩ë 𝙡𝙪𝙖𝙟𝙣ë 𝙣ë 𝙩𝙧𝙖𝙣𝙨𝙛𝙚𝙧𝙩ë 𝙣𝙙𝙖𝙟𝘼𝙣𝙙𝙤𝙧𝙧ë𝙨𝙢ë 25 𝙢𝙖𝙧𝙨, 𝙣𝙙ë𝙧𝙨𝙖𝙢ë 28 𝙢𝙖𝙧𝙨𝙥ë𝙧𝙛𝙖𝙦ë𝙨𝙪𝙚𝙨𝙟𝙖𝙠𝙪𝙦𝙚𝙯𝙞𝙙𝙤𝙩ë 𝙥𝙧𝙚𝙨ë 𝘼𝙣𝙜𝙡𝙞𝙣ë 𝙣ë 𝙏𝙞𝙧𝙖𝙣ë. 𝙏𝙖𝙠𝙞𝙢𝙞𝙞𝙩𝙧𝙚𝙩ë 𝙙𝙤𝙩ë 𝙡𝙪𝙝𝙚𝙩𝙢ë 31 𝙢𝙖𝙧𝙨𝙣𝙙𝙖𝙟𝙎𝙖𝙣𝙈𝙖𝙧𝙞𝙣𝙤𝙨𝙨ë𝙧𝙞𝙨𝙝𝙣ë 𝙩𝙧𝙖𝙣𝙨𝙛𝙚𝙧𝙩ë. Duke folur për listën e lojtarëve të ftuar, Reja ka përmendur prurjet e reja në kombëtare si Bajrami, Mitaj, Kamberi, Kollkau e të tjerë duke i dhënë edhe arsyet se pse ata janë ftuar. Reja: Këto janë prurjet e reja në kombëtare “Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili për herë të parë i bashkohet grupit. Është një ...
Komentet te Reja tregon pengun nga lista e lojtarëve të ftuar dhe kërkon që ndeshja me Anglinë të luhet me tifozë Janë të Mbyllura

​Plepolli: Në “Fadil Vokrri” do ta kenë vështirë të na mposhtin, ja si mund të ndalet Ibra

Sport
Dhjetëditëshi që po vjen është tejet i rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës në futboll. “Dardanët” të drejtuar nga trajneri Bernard Challandes do t’i zhvillojnë tri ndeshje, dy prej të cilave janë të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” Lituania vjen në “Fadill Vokrri”, më 24 mars për një ndeshje miqësore e më pas Kosova e pret Suedinë dhe i shkon Spanjës më 28 dhe 31 mars. Analisti Arsim Plepolli, duke folur për KosovaPress, u shpreh optimist para këtyre sfidave për shkak se Kosovës i janë kthyer emra shumë të rëndësishëm të cilët do t’i japin forcë ekipit tonë. Plepolli: Kosovës i janë kthyer lojtarët kryesorë para këtyre ...
Komentet te ​Plepolli: Në “Fadil Vokrri” do ta kenë vështirë të na mposhtin, ja si mund të ndalet Ibra Janë të Mbyllura

​Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me Sindromën Down

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në Ditën Botërore të Sindromës Down, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me Sindromën Down, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme”, ...
Komentet te ​Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me Sindromën Down Janë të Mbyllura

Spitali i Gjakovës i mbushur me pacientë me Covid-19

Lajme
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh, ka njoftuar se të janë trajtuar për Covid, 96 pacientë të hospitalizuar. Sipas këtij spitali, 78 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 8 pacientë të konfirmuar negativ, 10 pacientë të pakonfirmuar. “55 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacient në CPAP maskë dhe 1 pacientë në respirator”, thuhet në njoftim Prej stafit të Spitalit, Covid Pozitiv janë 8 persona: 3 mjek, 3 infermierë dhe 2 staf administrativ. “Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Spitali i Gjakovës i mbushur me pacientë me Covid-19 Janë të Mbyllura

Dëmton rrethojat dhe pengoj gjeodetin, arrestohet

Lajme
Një person është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti kishte dëmtuar rrethojën në një vend punishte në zonën kadastrale të një kompanie investitorë, si dhe ka penguar personin zyrtar gjeodetin, i cili ishte duke i kryer punimet në vend punishten e lartcekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./KP ...
Komentet te Dëmton rrethojat dhe pengoj gjeodetin, arrestohet Janë të Mbyllura