Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd Austin arriti sot për një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, e para që nga marrja e detyrës. Austin arriti në Kabul nga India, në një kohë kur tema kryesore është data e tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Afganistani. Sipas Washington Post, Austin tha në Kabul se zyrtarët e lartë amerikanë duan të shohin një “fund të përgjegjshëm të konfliktit” në Afganistan dhe një “kalim drejt diçka tjetër”. “Gjithmonë do të ketë shqetësime për gjëra të caktuara, por unë mendoj se shumë energji është përqendruar në punën për të bërë atë që është e nevojshme për të arritur një fund të përgjegjshëm dhe për të ...
Komentet te ËMBËLSIRA ME ÇOKOLLATË DHE MJEDRA – ËMBËLSIRË E SHPEJTË PA PJEKJE Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd Austin arriti sot për një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, e para që nga marrja e detyrës. Austin arriti në Kabul nga India, në një kohë kur tema kryesore është data e tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Afganistani. Sipas Washington Post, Austin tha në Kabul se zyrtarët e lartë amerikanë duan të shohin një “fund të përgjegjshëm të konfliktit” në Afganistan dhe një “kalim drejt diçka tjetër”. “Gjithmonë do të ketë shqetësime për gjëra të caktuara, por unë mendoj se shumë energji është përqendruar në punën për të bërë atë që është e nevojshme për të arritur një fund të përgjegjshëm dhe për të ...
Komentet te Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan Janë të Mbyllura
Presidenti i SHBA-së Joe Biden vlerësoi sot tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit për të Drejtat e Grave si thellësisht zhgënjyese dhe si një hap prapa në përpjekjet për të ndaluar dhunën ndaj grave. Vendet duhet të punojnë për të forcuar dhe rinovuar angazhimin e tyre për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, në vend që të hedhin poshtë traktatet ndërkombëtare të krijuara për të mbrojtur gratë dhe për t’i bërë autorët e krimeve të përgjegjshëm, tha Biden në një deklaratë. Ky është një hap dekurajues prapa për lëvizjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave në nivel global, theksoi Biden, raporton Reuters. Turqia u tërhoq dje nga ...
Komentet te Biden: Tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit është zhgënjyese Janë të Mbyllura
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi sot se qeveria e drejtuar prej tij do të punojë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me Sindromën Down. Ai gjatë një vizite sot në Qendrën e Down Syndrome Kosova me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, tha se të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht sfidave dhe nevojave që ata mund të kenë, do të kenë një jetë të dinjitetshme. Gjatë kësaj vizite Kurti ishte i shoqëruar edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe deputetet e legjislaturës së re, Arbërie Nagavci dhe Jeta Statovci. Kurti dhe Osmani nga drejtoresha ekzekutive e DSK-së Sebahate Beqiri u informuan me programet ...
Komentet te Kurti: Do të punojmë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me Sindromën Down Janë të Mbyllura
Federata e Karatesë ka organizuar Kampionatin e Kosovës për seniorë ku morën pjesë 28 klube nga i gjithë vendi. Ekipet ishin të ndara në pesë kategori: Femrat minus 50, minus 55, 61, 68, dhe 68 plus. Meshkujt: minus 60, 67, 75, 84 dhe 84 plus, si dhe kategoria e femrave dhe meshkujve e njohur si “Kata” apo lufta me kundërshtarë të imagjinuar, raporton KosovaPress. Në kategorinë “Kata” për femra kampione u shpall Vlerona Shala nga klubi Unsu Prishtina kurse nënkampione u shpall Antoneta Butakova nga klubi Prishtina. Në kategorinë e meshkujve në “Kata” kampion u shpall Argjend Berjani nga klubi Prishtina. Në kategorinë -60 e meshkujve fitues ishte Albinot Selmani ...
Komentet te Këta janë kampionët e Kosovës në karate Janë të Mbyllura
Përkundër numrit të madh të të infektuarve me Covid-19 në Kosovë dhe përkundër paralajmërimeve se brenda muajit mars mund të tejkalohen kapacitetet e planifikuara spitalore, një pjesë e qytetarëve thonë se nuk duhet shtrënguar masat anti-covid, por duhet të respektohen ato elementare siç është bartja e maskës, distanca dhe dezinfektimi i duarve dhe hapësirave. Qytetarët thonë se fajtor për numrin kaq të madh të të infektuarve janë moskujdesi, derisa i shohin si të nevojshme përkrahjen financiare nga shteti dhe komunat, për pacientët me Covid-19. Abdullah Hajdari, qytetar nga Prishtina dhe gjithashtu anesteziolog në QKUK, tha se në rritjen e numrit të rasteve ka ndikuar vetëm mosrespektimi i masave. Ai shton ...
Komentet te Qytetarët nuk respektojnë masat por kërkojnë përkrahje financiare për të infektuarit me Covid-19 Janë të Mbyllura
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës. Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat, dhe me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës, thuhet në një komunikatë për media. Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të borës. Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve ...
Komentet te Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e hapura për qarkullim Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitja. I pandehuri, më datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve në Suharekë, bashkë me S.H., që gjendet në paraburgim, me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat antiCOVID të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, duke i marrë personit në pompën e derivateve një shumë prej ...
Komentet te Një muaj paraburgim për grabitje Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër me fillim në orën 10:00, do të nis seanca konstituive e legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit./KP ...
Komentet te Kjo është agjenda e seancës konstituive të Kuvendit Janë të Mbyllura
Një anëtar me ndikim i koalicionit gjerman në pushtet, Unioni Social Kristian Bavarez (CSU), Alfred Sauter, dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat e partisë sot, njofton e përditshmja “Augsburger Allgemeine”. Prokurorët janë duke hetuar Sauter për akuzat se ai ka marrë ryshfet për të ndihmuar nga ana tjetër të sigurojë kontrata të prokurimit publik për maska gjatë pandemisë së virusit korona. Ai mohon akuzat, raporton Reuters. Sauter është politikani i tretë konservator që jep dorëheqjen për shkak të skandaleve për blerjen e maskave në Gjermani./KP ...
Komentet te Dorëheqja e tretë për shkak të skandalit rreth blerjes së maskave në Gjermani Janë të Mbyllura