Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Trump do të kthehet në rrjetet sociale brenda tre muajsh me platformën e tij

Rajoni dhe Bota
Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili është ndaluar të hyjë në Twitter që nga janari, do të kthehet në rrjetet sociale me platformën e tij brenda tre muajsh, tha këshilltari i Trump, Jason Miller. “Unë mendoj se ne do ta shohim presidentin Trump përsëri në mediat sociale brenda dy ose tre muajsh, me platformën e tij,” tha Miller për Fox News, por nuk dha detaje rreth platformës së re. Miller tha se platforma do të jetë e madhe dhe se duhet të tërheqë miliona përdorues. Twitter, i cili ishte mjeti kryesor i komunikimit i Trump gjatë ditëve të tij presidenciale, mbylli përfundimisht llogarinë e tij me 88 milionë ndjekës ...
Komentet te Trump do të kthehet në rrjetet sociale brenda tre muajsh me platformën e tij Janë të Mbyllura

​Përgatitni hudhrën sipas kësaj recete dhe imunitetin e çeliktë

Kuzhina
Përdorni potencialin e plotë të këtij ushqimi të fuqishëm. Hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme, një antibiotik natyral dhe çfarë është më e rëndësishme për të gjithë ne gjatë një pandemie – ngre imunitetin. Përdoret më shpesh në gatim ose si një shtesë dietike në sallata, dhe pak njerëz e dinë që mund të përdoret gjithashtu për të bërë çaj. Ne ju sjellim një recetë për çajin e hudhrës – për imunitet të fuqishëm. Vendosni 2 gota ujë në tenxhere. Aty hedhim 1 deri 1.5 cm xhenxhefil të grirë dhe vendosim 2-3 thelpinj hudhër. Gatuajini për 5-6 minuta. Lëreni të ftohet. Shtoni limon të shtrydhur në të. Pini ...
Komentet te ​Përgatitni hudhrën sipas kësaj recete dhe imunitetin e çeliktë Janë të Mbyllura

​Macron pret nesër Ramën, takimi me ftesë të presidentit të Francës

Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit për t’u takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Sipas faqes zyrtare të presidencës franceze takimi dypalësh do të realizohet në orën 13:20. Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron. Top Channel bën të ditur se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee. Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 majit të vitit 2018. Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë ...
Komentet te ​Macron pret nesër Ramën, takimi me ftesë të presidentit të Francës Janë të Mbyllura

Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë dhe ngrica

Lajme
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë ngasjes nëpër rrugët e Kosovës për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës. Bazuar në situatën e tanishme ku ka ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica, thuhet në një postim në Facebook. Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës më herët ka bërë të ditur ...
Komentet te Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë dhe ngrica Janë të Mbyllura

Barça kundër Sociedadit në testin e vështirë në luftën për titull, formacionet zyrtare

Sport
Lufta për titull na La Liga vazhdon të jetë e zjarrtë dhe shumë e ngushtë ndërmjet tri skuadrave, Atletico Madridit, Real Madridit dhe Barceloës. Kjo e fundit e ka mundësinë që ta mbajë të ndezur këtë luftë nëse sonte triumfon kundër Real Sociedatit, skuadër kjo e cila në këtë edicion ka shfaqur lojë shumë të mirë dhe jo rastësisht renditet në vendin e pestë me 45 pikë të mbledhura, përcjellë KosovaPress. Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave starton me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare: Real Sciedad: Remiro, Zubeldia, Portu, Merino, Oyarzabel, Guevara, Merquelanz, Gorosabel, Isak, Le Normand, Zubimendi Barcelona: Ter Stegen, Dest, Sergio, Griezmann, Messi, Dembele, Lenglet, ...
Komentet te Barça kundër Sociedadit në testin e vështirë në luftën për titull, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

​Fitore e rëndësishme e Milanit ndaj Fioretinës

Sport
Pas eliminimit nga Liga e Evropës përball Manchester United, Milani është rikthyer tek fitorja në kampionatin italian. Skuadra e Stefano Piolit ka akrkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në ballafaqim me Fiorentinën në kuadër të xhiros së 28 të Serie-A. Zlatan Ibrahimovic e kaloi Milanin në epërsi pas 9 minutave lojë, por rezultatin e barazoi Pulgar në minutën e 17’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Pjesa e dytë nisi keq për Milanin pasi Ribery realizoi për 2-1, por ishte Diaz i cili e riktheu balancin pas vetëm gjashtë minutave, përcjellë KosovaPress. Fitoren Milanit ia siguroi mesfushori Hakan Calhanoglu me golin e tij në minutën e 73. Me ...
Komentet te ​Fitore e rëndësishme e Milanit ndaj Fioretinës Janë të Mbyllura

Modelja e njohur tregon stomakun e sheshtë 12 ditë pas lindjes

ShowBiz
Emily Ratajkowski tregoi një stomak plotësisht të sheshtë vetëm 12 ditë pas lindjes. Modelja lindi një fëmijë më 8 mars, të cilin e pagëzoi Sylvester Apollo Bear, i pari nga martesa me producentin e filmit Sebastian Bear-McClard. Ndërsa pozonte në pjesë nga koleksioni i saj i ri, modelja 29-vjeçare zbërtheu këmishën e saj të mëndafshtë dhe tregoi belin e saj të ngushtë dhe stomakun e sheshtë. “A nuk ke lindur thjesht?”, “Si? Epo, ti sapo ke lindur”, “Duhet të tallesh”, “Nuk mund të dukesh kështu menjëherë pasi të lindësh”, “Gratë e tjera nuk duhet të shohin kjo “, janë disa nga komentet./KP ...
Komentet te Modelja e njohur tregon stomakun e sheshtë 12 ditë pas lindjes Janë të Mbyllura

​Roma – Napoli, lufta për një vend ne Evropë, Hysaj startues

Sport
Xhiro e 28 e Serie-A sjellë edhe derbin ndërmjet Romës dhe Napolit. Këto dy skuadra po luftojnë për një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm dhe momentalisht ndajnë vendet pesë dhe gjashtë me pikë të barabarta, nga 50. Këto janë formacionet zyrtare: ROMA (3-4-2-1): Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Lo. Pellegrini, Diaëara, Spinazzola; Pedro, El Shaaraëy; Dzeko. All. Fonseca NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens/KP ...
Komentet te ​Roma – Napoli, lufta për një vend ne Evropë, Hysaj startues Janë të Mbyllura

Vjen suksesi edhe në skitari, Kiana Kryeziu fiton medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të skitarisë

Sport
Kiana Kryeziu bëhet skitarja e parë femërqë ngjitet në podiumnë një garë ndërkombëtar Kiana Kryeziu ka hyrë në histori të skitarisë së Kosovës. Ajo është bërë femra e parë që ka fituar medalje në një garë ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë. Kryeziu fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e sllallomit. Ajo përfundoi me kohë 2:12.46 minuta. Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. Bashkë me to ishte edhe Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë. Kiana, 17-vjeçare është zgjedhur këtë vit nga KOK-u pjesë e listës prej 24 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, që do të marrin bursa ...
Komentet te Vjen suksesi edhe në skitari, Kiana Kryeziu fiton medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të skitarisë Janë të Mbyllura

​Khamenei: Nuk i besojmë SHBA, iu kthehemi detyrimeve nga 2015 nëse hiqen sanksionet

Rajoni dhe Bota
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se Irani nuk beson në premtimet amerikane për heqjen e sanksioneve dhe se Teherani do të kthehet në detyrimet e tij sipas marrëveshjes së vitit 2015, nëse Uashingtoni heq sanksionet plotësisht. “Ne të gjithë i besuam njëherë Amerikës, në kohën e presidentit Barack Obama dhe ne kemi përmbushur detyrimet tona, por ato nuk janë, “tha ai. Ajatollah Khamenei theksoi se amerikanët premtojnë vetëm në letër se do të heqin sanksionet, por ata nuk e kanë bërë atë në praktikë akoma. “Premtimet e tyre nuk kanë besueshmëri për ne,” tha Khamenei sot në një fjalim në televizionin shtetëror, me rastin e Vitit të Ri ...
Komentet te ​Khamenei: Nuk i besojmë SHBA, iu kthehemi detyrimeve nga 2015 nëse hiqen sanksionet Janë të Mbyllura