Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Barcelona deklason Sociedadin si mysafir

Sport
Futbollistët e Barcelonës treguan formë të mirë edhe në ndeshjen e xhiros 28 të La Ligës spanjolle, duke mposhtur skuadrën e Real Sociedadit në udhëtim me rezultat të lartë 6:1. Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka katër pikë më pak se lideri Atletico Madrid (66) dhe deri në fund të sezonit pritet një betejë e ashpër për titullin e kampionit. Serinë e golave në këtë ndeshje për katalunasit e nisi Antoine Greizmann në minutën 37, për të dyfishuar epërsinë vetëm gjashtë minuta më vonë Sergino Dest, me të cilin rezultat (0:2) përfunduan edhe 45 minutat e parë. Po i njëjti lojtar, tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, shënoi edhe ...
Komentet te ​Barcelona deklason Sociedadin si mysafir Janë të Mbyllura

​Tina Turner i jep lamtumirën audiencës me një film për jetën e saj

ShowBiz
Diva amerikane e muzikës rock Tina Turner zyrtarisht ka njoftuar se po i jep fund karrierës së saj dhe do t’i thotë lamtumirë publikut me një dokumentar të ri për jetën e saj, i cili do të transmetohet në fund të marsit. Tina Turner ka qenë në skenën publike për më shumë se gjashtë dekada dhe ajo me të drejtë mban titullin e mbretëreshës së rock and roll, dhe tani, në moshën 81-vjeç ka vendosur të tërhiqet dhe t’i thotë lamtumirë fansave të saj, raporton New York Post. Në fund, për t’u përshëndetur me audiencën me të cilën ishte për gjashtë dekadat e mëparshme, ajo bëri një dokumentar për HBO ...
Komentet te ​Tina Turner i jep lamtumirën audiencës me një film për jetën e saj Janë të Mbyllura

​Kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë

Lajme
Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë të Kosovës. Përkundër që Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme, një gjë e tillë duket se nuk është edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në disa fotografi dhe video nga lexues të KosovaPress-it shihet se pjesa e magjistrales Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Kullë të Krivovës është e pa pastruar dhe ka kolona të gjata të automjeteve. Ndryshe, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë. https://kosovapress.com/kolona-te-gjata-te-automjeteve-ne-magjistralen-prishtine-peje//KP ...
Komentet te ​Kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë Janë të Mbyllura

Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, dy vetura humbin drejtimin

Lajme
Qarkullimi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është vështirësuar si pasojë e reshjeve të pandërprera të borës. Kjo ka bërë që disa vetura që po qarkullonin në këtë rrugë në orët e mbrëmjes të humbin drejtimin dhe të dalin jashtë rrugës, gjë të cilën e dëshmojnë fotografitë e postuara në Facebook nga ATV. Edhe pse Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjete, disa rrugë duket se janë të pa pastruara sikur ajo Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Podujevë. Policia e Kosovës ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve të automjeteve për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë. /KP ...
Komentet te Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, dy vetura humbin drejtimin Janë të Mbyllura

​Pse disa njerëz janë pozitivë me COVID pas vaksinimit?

Shëndetësi
Vaksina antiCOVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme kundër infeksionit, që do të thotë se është ende e mundur të infektoheni dhe të testoheni pozitiv për virusin. Kjo i ndodhi deputetit demokrat Stephen Lynch nga Massachusetts. Ai doli pozitiv për COVID-19 pasi mori një dozë të dytë të vaksinës Pfizer. Trajneri i basketbollit i Hall of Fame, Rick Pitino, ishte gjithashtu pozitiv pasi mori dozën e parë. Ka disa arsye pse ata dolën pozitivë, shkruan CNN. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vaksina kërkon disa ditë deri në disa javë për të funksionuar. Ju mund të jeni pozitiv për testimin para se të funksionojë vaksina. ...
Komentet te ​Pse disa njerëz janë pozitivë me COVID pas vaksinimit? Janë të Mbyllura

Vëllaznimi mposht Trepçën

Sport
Basketbollistët e Vëllaznimit kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës në udhëtim 68:78, në kuadër të javës 25 në FIVE STAR Superligën e Kosovës. Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar deri në minutën e gjashtë, kur mysafirët nga rezultati 11:12, hyn në një seri të suksesshme prej 0:9, duke përmbyllur 10 minutat e parë 11:21. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por në minutën e fundit mysafirët me katër pikë radhazi mbyllin pjesën e parë me shifrat 27:40. Në periudhën e tretë u zhvillua lojë më interesante, por vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 23:16, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50:56. Mitrovicasit ...
Komentet te Vëllaznimi mposht Trepçën Janë të Mbyllura

Ndërron jetë ish-pjesëtari i UÇK-së

Lajme
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Hasan Hasani nga Smolica ka ndërruar jetë. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook. Haradinaj thotë se Hasani ishte i angazhuar në luftën çlirimtare që nga fillimi i saj dhe se gjatë luftës kishte kryer detyrën e komandantit të shtabit lokal të UÇK-së në Smolicë. Postimi i plotë: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hasan Hasani nga Smolica. Hasani ishte i angazhuar në luftën çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nderë detyrën e komandantit të shtabit lokal në Smolicë. Ngushëlloj familjen, ...
Komentet te Ndërron jetë ish-pjesëtari i UÇK-së Janë të Mbyllura

​Greqia heq kufizimet në fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia Veriore

Rajoni dhe Bota
Greqia ka hequr kufizimet në fluturimet nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të cilat ishin vendosur për të frenuar përhapjen e COVID-19, njoftoi sot Autoriteti Grek i Aviacionit Civil (YPA). Të gjithë udhëtarët nga jashtë do të duhet ende të tregojnë një rezultat negativ në testin COVID-19, i bërë brenda 72 orëve nga mbërritja e tyre, deklaroi YPA. Ata gjithashtu do të duhet të jenë në karantinë në shtëpi ose në vendin e tyre të banimit për shtatë ditë, raporton Reuters. YPA gjithashtu rriti kufirin për vizitorët nga Rusia në 4.000 në javë krahasuar me 500 më parë, në fluturimet në aeroportet në Athinë, Selanik dhe Heraklion në Kretë. Pasagjerët ...
Komentet te ​Greqia heq kufizimet në fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia Veriore Janë të Mbyllura

Gati 125 milionë qytetarë janë vaksinuar në Shtetet e Bashkuara deri më tani

Rajoni dhe Bota
124 milionë e 481 mijë e 412 njerëz janë vaksinuar deri më tani në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Qendra shprehet se amerikanët u vaksinuan me vaksinat e kompanive “Moderna”, “Pfizer/BioNTech” dhe “Johnson and Johnson”. I njëjti burim shprehet se 81 milionë e 415 mijë e 769 njerëz morën në mënyrë të sigurt një dozë, ndërsa 44 milionë e 141 mijë e 228 morën dozën e dytë. Gjithashtu, 7 milionë e 662 mijë e 913 njerëz janë vaksinuar në shtëpitë e të moshuarve dhe me aftësi të kufizuara deri më tani, raporton Reuters./KP ...
Komentet te Gati 125 milionë qytetarë janë vaksinuar në Shtetet e Bashkuara deri më tani Janë të Mbyllura

​Do të ndryshojë jetën tuaj: 5 këshilla nga Jennifer Lopez

ShowBiz
Jennifer Lopez është në dekadën e saj të gjashtë, dhe ajo ka qenë në botën e biznesit të shfaqjes për më shumë se 30 vjet. Ajo u bë e famshme si valltare, këngëtare dhe aktore, dhe sot, e famshmja J.Lo ka tri martesa, dy fëmijë, mbi 20 filma, nëntë albume në studio, një linjë kozmetike dhe disa marrëdhënie për të cilat gumëzhinte e gjithë bota. Kur lajmi i ndërprerjes së pretenduar të marrëdhënies me yllin e bejsbollit, Alex Rodriguez, u shfaq në fund të javës së kaluar, dhe më pas, për fundjavën, mohimet e këtij lajmi, ne pyesnim se çfarë jete të trazuar dashurie një diva latine mund të na ...
Komentet te ​Do të ndryshojë jetën tuaj: 5 këshilla nga Jennifer Lopez Janë të Mbyllura