Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti iu është bashkuara thirrjes së qytetarëve të Shqipërisë, arkivistëve lokal dhe ndërkombëtar, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që në zgjedhjet e 25 prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë të shpall lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të heq dorë nga të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja. “Sot në Ditën Botërore të Ujit i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve lokal dhe ndërkombëtar, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 25 prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë të shpall lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të ...
Komentet te Kurti kërkon që Lumi Vjosa të shpallet “Park Kombëtar” Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
COVID-19 për një vit mori jetën e 1 mijë e 760 personave në Kosovë. ndërkohë që me këtë virus u infektuan 82 mijë e 185 qytetarë në vend. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 12 mijë e 342 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste ...
Komentet te Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Kusari-Lila: Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës Sot në ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Pak orë para se të filloj seanca, deputetja e zgjedhur e legjislaturës së VIII nga lista e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila thotë se sot po fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës. “Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës. Ta shkruajmë bukur së bashku për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh. Mbarësi dhe fat vendi im”, ka shkruar Kusari-Lila në “Facebook”. Me të filluar seanca nga ora 10:00 do të ...
Komentet te Kusari-Lila: Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Reshjet e borës po vazhdojnë të bien pa ndërprerë edhe mëngjesin e kësaj të hëne. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se reshjet e borë do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme. IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. “Ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës me 20 mars, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar. Kjo situatë ...
Komentet te Reshje bore edhe sot Janë të Mbyllura
Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992. Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja ka për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës. Gjithashtu nga viti 2005 deri 2015 shënohet decenia e ujërave. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madhe gjatë këtyre viteve. Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar më 22 mars 1993, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin ...
Komentet te Dita Botërore e Ujit Janë të Mbyllura
Sot mbushen një vit që kur në Kosovë u regjistrua personi i parë që ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës. “Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas. Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhej në njoftim. Ndryshe, dy rastet e para pozitive me koronavirus në Kosovë u regjistruan në mars 2020, ndërsa deri më tash ky numër ka arritur ...
Komentet te Një vit më parë u shënua viktima e parë nga COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Në cilësinë e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova më 23 dhjetor 1997 u bë shpallja e zgjedhjeve te reja ”parlamentare dhe presidenciale” për datën 22 mars 1998, të cilat sipas KQZ-së u mbajtën në 29 zona – njësi zgjedhore, për tu zgjedhur presidenti dhe 130 deputetë, 100 prej të cilëve dalin në zgjedhje të drejtpërdrejta, kurse 30 vendet tjera shpërndahen sipas proporcionit. Kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të 22 Marsit 1998, ishte caktuar gjykatësi Tadej Rodiqi. Sipas KQZ, në këto zgjedhje morën pjesë dhjetë parti politike, tri asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës dhe Lidhja e Qytetarëve e Kosovës, dhe ...
Komentet te 23 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të legjislaturës së tetë, duke filluar nga ora 10:00. Formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, janë pikat e rendit të ditës në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës. Sipas rregullores së Kuvendit, neni 9 pika 1, punimet e mbledhjes konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës. Kjo udhëheqje parashihet të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Në rast se ata mungojnë ose refuzojnë kryesimin e ...
Komentet te Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës Janë të Mbyllura
Europa mund të arrijë imunitet kolektiv deri më 14 korrik, tha sot komisionari evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, duke theksuar rritjen e pritur të dërgesave të vaksinave. “Le të marrim një datë simbolike, më 14 korrik ne kemi mundësinë për të arritur imunitetin në nivelin kontinental,” tha ai për kanalin francez TF1. “Ne e dimë se ekziston vetëm një zgjidhje për fitoren mbi këtë pandemi, dhe ajo është vaksinimi. Vaksinat po vijnë. Midis marsit dhe qershorit, midis 300 dhe 350 milionë doza të vaksinës do të shpërndahen,” specifikoi ai. Komisionari i BE-së Breton tha se dërgesat e vaksinave në Evropë pritet të rriten nga 60 milionë doza të ...
Komentet te Komisionari i BE-së: Evropa mund të arrijë imunitet kolektiv deri më 14 korrik Janë të Mbyllura
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala ka bërë të ditur se shkollat e mesme të ulëta “Abdyl Frashëri” dhe “Gjin Gazuli” në kryeqytet kanë kaluar në sistemin online të mësimit, për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus. Ajo në një postim në Facebook ka lutur prindërit që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët. “Të nderuar nxënës, prindër, mësimdhënës dhe staf i shkollës, duke e pare rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit në shkolla, kërkojmë nga ju që masat antiCOVID-19 të respektohen me përpikëri sipas protokollit. Gjithashtu, i lusim prindërit që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre jashtë ...
Komentet te Dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësim online për shkak të COVID-19 Janë të Mbyllura