Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Dehari: Qytetarët na kanë ngarkuar me përgjegjësi, ta udhëheqim Kosovën me maturi dhe urti

Lajme
Në seancën për konstituimin e legjislaturës së tetë në Kuvend, e drejtuar nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari dhe i ndihmuar nga deputetja më re në moshë, Adelina Grainca, është thënë sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës Avni Dehari nga VV, tha se që të gjithëve, pozitë dhe opozitë, qytetarët kanë ngarkuar deputetët me përgjegjësi ta udhëheqin Kosovën me maturi dhe urti të madhe. Dehari theksoi se më 14 shkurt të këtij viti votueset dhe votuesit e Republikës së Kosovës me bindje të plotë dhe me çiltërsinë më të madhe ia kanë falur besimin t’i përmbushin me sukses ...
Komentet te ​Dehari: Qytetarët na kanë ngarkuar me përgjegjësi, ta udhëheqim Kosovën me maturi dhe urti Janë të Mbyllura

​Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion një-etnik në Kosovë

Lajme
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka shumë çështje që duhet të diskutojë me Serbinë. Kurti theksoi se Serbia duhet të ketë vullnet për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur. Ai në tryezën e organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me Dialogun”, tha se Serbia duhet të ia kthejë Kosovës rreth 3 miliardë euro borxh. Veç tjerash edhe të ofrojë dëmshpërblim për pronat e dëmtuara, kompensimi për vuajtjet e luftës dhe kërkim falja. “Duhet të pranohet realiteti, e dyta të pranohet e vërteta, duhet të trajtohemi të barabartë dhe të përfitojnë qytetarët”, ka thënë ai. Sa i përket asociacionit të komunave serbe, Kurti tha se ...
Komentet te ​Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion një-etnik në Kosovë Janë të Mbyllura

Përshëndetjet e “ngrohta” të Osmanin dhe Konjufcës me liderët e partive opozitare

Lajme
Dy deputetët e zgjedhur nën listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani kanë biseduar shkurtazi me liderët e partive opozitare. Konjfuca në sallën e Kuvendit u pa duke diskutuar me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, ndërsa Osmani e cila është edhe ushtruese detyre e presidentit u përshëndet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndërkohë që pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi ka shkuar në pauzë 20 minutëshe./KP     ...
Komentet te Përshëndetjet e “ngrohta” të Osmanin dhe Konjufcës me liderët e partive opozitare Janë të Mbyllura

Gashi fton Listën e Vjosës t’i bashkohet grupit të LDK-së

Lajme
Para fillimit të seancës konstitutive të Kuvendit shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka “ngacmuar” ish-bashkëpartiakun e tij, Faton Pecin që vie nga Lista e Vjosa Osmani. Gashi me shaka i sugjeroi Pecit që të ulet në anën e ulëseve të cilat janë të paraparë për deputetët e LDK-së. Tashmë ka filluar seanca konstituive e Kuvendit ka nisur e cila po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari dhe deputetja më e re, Adelina Grainca./KP ...
Komentet te Gashi fton Listën e Vjosës t’i bashkohet grupit të LDK-së Janë të Mbyllura

​Kuvendi shkon në pauzë 20 minutëshe

Lajme
Pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi ka shkuar në pauzë 20 minutëshe./KP ...
Komentet te ​Kuvendi shkon në pauzë 20 minutëshe Janë të Mbyllura

​Diplomati britanik Michael Davenport emërohet shef i ri i OSBE-së në Kosovë

Lajme
Diplomati britanik i karrierës, ambasadori Michael Davenport, mori sot detyrën e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë. “OSBE-ja ofron mbështetje të shkëlqyeshme për të drejtat e njeriut, demokratizimin dhe sigurinë publike në Kosovë. Është privilegj të udhëheqësh një ekip të fortë që sjell ekspertizë dhe përvojë të jashtëzakonshme në të gjitha këto fusha. E mirëpres punën në partneritet me të gjitha palët e interesit për zbatimin e mandatit të Misionit,” tha ambasadori Davenport. Ambasadori Davenport ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si Ambasador i BE-së dhe Shef i Delegacionit të BE-së në Serbi nga viti 2013 deri 2017 dhe si Ambasador Britanik në ...
Komentet te ​Diplomati britanik Michael Davenport emërohet shef i ri i OSBE-së në Kosovë Janë të Mbyllura

​Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur

Lajme
Është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Ky komision do të përbëhet nga një anëtarë nga secili parti parlamentare. Nga Lëvizja Vetëvendosje është Adnan Rrustemi, Ganimete Musliu nga PDK, Besian Mustafa nga LDK, Time Kadrijaj nga AAK dhe nga një anëtarë të partive të komuniteteve joshumicë./KP ...
Komentet te ​Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur Janë të Mbyllura

​Kurti thotë se ka gjasa shumë të mira që sot të bëhet kryeministër

Lajme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se gjasat janë shumë të mira që sot ai të bëhet kryeministër. Ai para fillimit të tryezës së organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me dialogun”, ka deklaruar se Kurti: Gjasat i kemi shumë të mira (Video) “Shpresojmë më të mirën, gjasat i kemi shumë të mira”, ka deklaruar ai. Ndërkohë, ka nisur seanca për konsituimin e Kuvendit dhe legjislaturës së tetë. Ndërkaq, gjatë ditës është raportuar se do të formohet edhe qeveria Kurti 2. /Sh.Pajaziti/KP ...
Komentet te ​Kurti thotë se ka gjasa shumë të mira që sot të bëhet kryeministër Janë të Mbyllura

Nis seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, janë pikat e rendit të ditës në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës. Sipas rregullores së Kuvendit, neni 9 pika 1, punimet e mbledhjes konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës. Kjo udhëheqje parashihet të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re, të cilën pritet ta ...
Komentet te Nis seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës Janë të Mbyllura

​Transportuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, qarkullim të autobusëve s’ka as sot

Lajme
E plotësuar (FOTO+VIDEO) Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik po vazhdon edhe sot. Në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përkatësisht para qeverisë, drejtues të Shoqatës së Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të bëjnë një paraqitje publike para mediave në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Marshi-protestues me autobusë i paraparë për sot nga kjo shoqatë ka filluar në orën 10:00. Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi për KosovaPress se nuk heqin dorë nga grevat dhe protesta deri në realizimin e marrëveshjes për subvencionim nga Qeveria. Ndërsa, në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë, rreth 250 ...
Komentet te ​Transportuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, qarkullim të autobusëve s’ka as sot Janë të Mbyllura