Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Xhaferi uron Konjufcën

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, ka uruar Glauk Konjufcën, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Kosovës. Në telegramin e urimit, Xhaferi ka konfirmuar gatishmërinë e tij për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve në nivel të kryetarëve të Kuvendit dhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit. Glauk Konjufca nga partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, është zgjedhur të hënën për kryetar të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Telegrami i urimit: “Më lejoni që në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju ...
Komentet te ​Xhaferi uron Konjufcën Janë të Mbyllura

​Formacionet e mundshme në ndeshjen Belgjikë-Uells

Sport
Belgjika do të kërkoj të hakmerret ndaj Kombëtares së Uellsit, ku sot e fillojnë Botërorin “Katar 2022” si vendas në stadiumin “Den Dreef” në Leuven. “Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e parë në ranglistën botërore, por kanë dështuar që të mposhtin kundërshtarin e tyre në Grupin E Kombëtaren e Uellsit, në takimet e fundit, përcjell KosovaPress. Përballja më interesante mes këtyre dy skuadrave ishte në Evropianin e vitit 2016, ku në çerekfinale Uellsi mposhti Belgjikën me rezultat 3:1. Pas gjashtë xhirove në të gjitha garat, Belgjika ka katër fitore, një barazim dhe një humbje, kurse Uellsi pas gjashtë ndeshjeve ka tre fitore, dy barazime dhe një humbje. Tek “Djajtë ...
Komentet te ​Formacionet e mundshme në ndeshjen Belgjikë-Uells Janë të Mbyllura

​Enver Dugolli rikthehet në detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes

Lajme
Enver Dugolli është emëruar zëvendësministër Ministrisë së Mbrojtjes. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media Ministria e Mbrojtjes. Ky është njoftimi i plotë: Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e zëvendës ministrit të mbrojtjes, ish-veprimtari i çështjes kombëtare, ish-oficeri i TMK-së dhe FSK-së, si dhe ish-atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, gjeneral brigade në pension Enver Dugolli. Me këtë rast, zëvendësministri Dugolli u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Inspektori i përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj dhe shefja e Kabinetit të Ministrit, Agime ...
Komentet te ​Enver Dugolli rikthehet në detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes Janë të Mbyllura

​Kombëtarja e Shqipërisë zbarkon në Andorra

Sport
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Shqipëria do t’i zhvilloje tri ndeshje brenda muajit mars. Skuadra e Edi Rejas do t’i luajë dy ndeshje si mysafir dhe një si vendas në harkun kohor prej gjashtë ditësh, përcjellë KosovaPress. Nesër Shqipëria do të ballafaqohet me Andorran si mysafire me fillim nga ora 20:45 dhe skuadra tashmë ka arritur atje dhe është akomoduar në hotel. Pas Andorras, Shqipëria kthehet në Tiranë ku më 28 mars ballafaqohet me Anglinë dhe më pas udhëton drejt San Marinos më 31 mars 2021./KP ...
Komentet te ​Kombëtarja e Shqipërisë zbarkon në Andorra Janë të Mbyllura

​Abdixhiku e quan të frytshëm dhe pozitiv takimin me Osmanin

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të frytshëm dhe pozitiv takimin me pretendenten për kandidati të presidentit, Vjosa Osmani. Megjithatë, Abdixhiku ka thënë se do të zhvillojë edhe një takim tjetër me Osmanin. “Takimi ka qenë i frytshëm dhe pozitivë dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë ndërmjet njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi folur rreth platformës së saj për të cilat nuk kemi vërejtje, por do të kemi edhe një takim të ardhshëm. Në ndërkohë do t’iu kthehemi edhe organeve të partisë për diskutim”, tha ai. Lidhur me deputetët e Listës Guxo, Abdixhiku tha se ata janë deputetë të koalicionit qeverisës./KP ...
Komentet te ​Abdixhiku e quan të frytshëm dhe pozitiv takimin me Osmanin Janë të Mbyllura

Rama uron Kurtin, e fton për vizitë në Shqipëri

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për postin e të parit të Qeverisë së Kosovës. Në letrën e urimit, Rama shkruan se për vendosmërinë e tij dhe Qeverisë të cilën drejton që të zgjeroj edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve e për çka thotë se beson se tashmë eksitojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektor Rama ka ftuar Kurtin edhe për vizitë në Shqipëri, siç thuhet në letër kurdo që i pari i Qeverisë së Kosovës e ka të përshtatshme. “Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më ...
Komentet te Rama uron Kurtin, e fton për vizitë në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Luis Enrique nuk e zbulon portierin që do të jetë në portë edhe për ndeshjen me Kosovën

Sport
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar se ai tashmë ka vendosur se kush do të jetë portieri i ekipit kombëtar për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare. “La Roja” po përgatitet për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës këtë muaj. Portieri i Brightonit Robert Sánchez ishte një përfshirje e papritur në skuadër së bashku me portierin e Athletic Club Bilbaos, Unai Simon dhe portierin e Manchester United David De Gea, përcjellë KosovaPress. Kepa Arrizabalaga duket se ka humbur teren në ekipin kombëtar të Spanjës ashtu sikur edhe te Chelsea, ndërsa edhe De Gea nuk është në formën e tij më të mirë aktualisht. “Portieri është ...
Komentet te ​Luis Enrique nuk e zbulon portierin që do të jetë në portë edhe për ndeshjen me Kosovën Janë të Mbyllura

Nderohen dëshmorët në Gllogjan: 24 Marsi, dita e kthesës së historisë

Lajme
Janë bërë 23 vjet prej kur Himë Haradinaj dhe Gazmend e Armend Mehmetaj ranë në altarin e lirisë. E vitet nuk ia zvogëluan dhimbjen dhe mallin për të birin Gazmendin, nënë Zyhrës. Ajo kujton me mall të birin, teksa e ka shumë të vështirë të gjejë fjalët për të përshkruar ditën e 24 marsit të vitit 1998. Për të dhe familjen nuk ishte e lehtë humbja e bijve të një shtëpie përnjëherë, porse thotë se ndjehen edhe krenarë që ndonëse të ri, ata sakrifikuan edhe jetën e tyre për liri. Mehmetaj: edhe Agroni edhe Gazmendi e kanë dhënë shpirtin për këtë tokë   “Për mua ishte një ditë e zorit, ...
Komentet te Nderohen dëshmorët në Gllogjan: 24 Marsi, dita e kthesës së historisë Janë të Mbyllura

KQZ miraton 13 rekomandimet për zëvendësimin e deputeteve të Kuvendit të Kosovës

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar 13 rekomandimet për zëvendësimin e deritanishëm të deputetëve të legjislaturës së tetë. Në mbledhjen e së mërkurës po ashtu është vendosur që katër partitë politike që janë gjobitur nga PZAP, t’u ndalohen mjetet nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike. Në mbledhjen e KQZ-së, drejtori i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj theksoi se ky borxh do të ndahet në dy këste me qëllim që të mos dëmtohet buxheti i subjekteve politike. Buleshkaj: Pagesa do të ndahet në dy këste “Ato do të ndahen në dy pjesë, në dy këste, pjesa e parë do të ndahet në tre-mujorin e dytë, ...
Komentet te KQZ miraton 13 rekomandimet për zëvendësimin e deputeteve të Kuvendit të Kosovës Janë të Mbyllura

​Rekord vdekjesh nga Covid-19 në Kosovë

Lajme
17 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, që përbën një rekord që prej fillimit të pandemisë në Kosovë. Ndërsa janë shënuar edhe 781 raste të reja me Covid-19. Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: ...
Komentet te ​Rekord vdekjesh nga Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura