Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Sobotka: Austria mbetet mbështetëse e palëkundur e Kosovës

Lajme
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë post. Në urim thuhet se Austria do të mbetet një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe se do të vazhdojë bashkëpunimi për krijimin e lidhjeve edhe më të ngushta midis dy shteteve mike. “Kjo mund të ilustrohet me programin e punës së qeverisë aktuale austriake, ku përmendet intensifikimi i shkëmbimit midis parlamenteve tona si një nga qëllimet e tij. Unë gjithashtu pres që ta vizitoj Kosovën për t’u takuar personalisht me ju, në momentin kur të kalojë pandemia”, ...
Komentet te Sobotka: Austria mbetet mbështetëse e palëkundur e Kosovës Janë të Mbyllura

IFFHS shpall 10 klubet më të mira në botë të dekadës së fundit

Sport
Spanja, Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia. Sipas IFFHS, 5 ligat kryesore evropiane përfaqësojnë renditjen e 10 klubeve më të mira në botë të dekadës së fundit. Për Federatën Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, ekipi që renditet i pari në këtë renditje speciale është Barcelona, përcjellë KosovaPress. “Katalanasit” janë klubi më i mirë i dekadës që shkon nga 2011 në 2020. Messi dhe shokët e tij të skuadrës kanë fituar shumë vitet e fundit, por ka edhe një italian në 10 më të mirët. Kjo është renditja: 1 Barcelona 2 Real Madrid 3 Bayern Munich 4 Paris – Saint – Germain 5 Atletico Madrid 6 Juventus 7 Chelsea 8 ...
Komentet te IFFHS shpall 10 klubet më të mira në botë të dekadës së fundit Janë të Mbyllura

​Orlando: Mundësitë për bashkëpunimin Kosovë-Itali duhet të intensifikohen edhe më shumë

Lajme
Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Hajriz Koca, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, të cilin e njoftoi mbi aktivitetet e KIESA-s për promovimin e investimeve, eksportit, turizmit, përkrahjen e ndërmarrjeve dhe zhvillimin e zonave ekonomike. Njëherësh ai e falënderoi ambasadorin për gatishmërinë e shtetit italian për të rritur investimet në Kosovë, si dhe eliminimin e barrierave për investitorët potencialë që po investojnë dhe planifikojnë të investojnë në Kosovë. Ambasadori Orlando e njoftoi për hapjen e Zyrës tregtare në kuadër të Ambasadës së Italisë në Prishtinë për rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e investimeve dhe eksportit. Ai gjithashtu theksoi se mundësitë ...
Komentet te ​Orlando: Mundësitë për bashkëpunimin Kosovë-Itali duhet të intensifikohen edhe më shumë Janë të Mbyllura

​Nesër Parlamenti Evropian pritet të miratojë raportin për Kosovën

Lajme
Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon, ka bërë të ditur se nesër Parlamenti Evropian do të miratojë raportin e saj për Kosovën, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më herët Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme. Viola von Cramon në një postim në Twitter, po ashtu ka bërë të ditur se debati mbi raportin e saj do të fillojë rreth orës 11:00. Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ...
Komentet te ​Nesër Parlamenti Evropian pritet të miratojë raportin për Kosovën Janë të Mbyllura

​Reja: Tashmë e kam vendosur formacionin startues ndaj Andorras

Sport
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Eduardo Reja ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes kundër Andorra e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Me këtë rast Reja deklaroi se Andorra është një kundërshtar i fortë i cili duhet të respektohet edhe pse shprehet se lojtarët e tij janë në një formë shumë të mirë fizike. “Nuk është se kemi pasur shumë ditë në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje. Gjithsesi ekipin e kam parë mirë, pra ka pasur lojtarë që kanë luajtur edhe të dielën, që do të thotë që ka pasur pak lodhje në këto ditët e fundit me klubet e tyre. Kam qenë pak ...
Komentet te ​Reja: Tashmë e kam vendosur formacionin startues ndaj Andorras Janë të Mbyllura

​Hoxhaj përsërit: PDK nuk ka votë për Vjosën presidente – është figurë përçarëse

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka përsëritur serish qëndrimin e kësaj partie rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente të ardhshme të Kosovës. Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente, pasi ajo e ka dëshmuar veten si figurë përçarëse që nuk e përfaqëson unitetin e popullit. “Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që përfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes. PDK-ja nuk do ta tradhtojë besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri ...
Komentet te ​Hoxhaj përsërit: PDK nuk ka votë për Vjosën presidente – është figurë përçarëse Janë të Mbyllura

​Qytetarët kujtojnë ditën e nisjes së bombardimeve, bëjnë thirrje të mos harrohet historia

Lajme
Kosovarët kanë të freskëta kujtimet e 24 marsit ’99, dita që ngjalli shpresën që kurrë nuk do të vdiste më për liri dhe pavarësi. Ata thonë se kjo do të jetë dita, e cila do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e tyre, ndërsa bëjnë thirrje të mos harrohet historia. Hajriz Beqiri, i cili në atë kohë ishte zhvendosur në Mitrovicë, tregon për KosovaPress përjetimet e asaj dite, ndërkohë që shprehet kritik, meqë sipas tij të shumtë janë ata që kanë harruar historinë. Ai thotë se kush heziton të njohë këtë datë, nuk ia do të mirën Kosovës. Beqiri: E kujtoj si ditë historike   “E kujtoj si një ditë historike, ...
Komentet te ​Qytetarët kujtojnë ditën e nisjes së bombardimeve, bëjnë thirrje të mos harrohet historia Janë të Mbyllura

​Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi uron kryeparlamentarin Konjufca

Lajme
Kryetari i Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, i ka dërguar një telegram kryeparlamentarit Glauk Konjufca me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës. Në telegramin e urimit, Nika shpreh bindjen e tij se shumica e re parlamentare do të angazhohet në shërbim të vendit dhe të tregojë kujdes të veçantë ndaj shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon. “Shpresojmë shumë që në një të ardhme të afërt do të kemi bashkëpunim institucional ndërmjet Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Kuvendit të Kosovës, për çështje në interes të shqiptarëve në të dy shtetet. Urojmë që punët për zhvillimin e Republikës së ...
Komentet te ​Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi uron kryeparlamentarin Konjufca Janë të Mbyllura

Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave

Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që janë regjistruar dhe 448 raste të reja me Sars Cov-2. Gjatë ditës së fundit janë kryer 2.302 vaksinime, 2.475 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 696 persona. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë etj. Aktualisht në spitalet ...
Komentet te Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave Janë të Mbyllura

​Sipas L’Equipe kjo është kombëtarja me vlerën më të madhe monetare

Sport
Pavarësisht se është kampion aktual i botës, ekipi francez nuk është ekipi që aktualisht ka vlerën më të lartë të tregut. Gazeta “L’Equipe” ka realizuar një raport në të cilin ka krahasuar njëmbëdhjetë ekipet më të shtrenjta në botë dhe ekipi kombëtar francez është në pozitën e katërt. Tabela kryesohet nga Anglia me një vlerë tregu prej 628.3 milionë euro. Skuadra e Southgate ka një sulm që ka Harry Kane (112.5 milionë), Rashford (117.5) dhe Sancho. Vlerësimet e “L’Equipe” janë marrë nga Observatori CIES dhe bazuar në të ftuarit e fundit. Njëmbëdhjetëshja e Francës, sipas “L’Equipe”, ka vlerën e mëposhtme: Lloris (9), Pavard (48), Varane (53), Kimpembe (43), Lucas Hernandez (35); Pogba ...
Komentet te ​Sipas L’Equipe kjo është kombëtarja me vlerën më të madhe monetare Janë të Mbyllura