Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë Igor Zorçiq uron Glauk Konjufcën

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga homologu i tij slloven, Igor Zorçiq. Në telegramin e urimit thuhet se Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë qartë proceset e integrimit të Kosovës dhe përpjekjet e reformës në fushën e ekonomisë, atë sociale, institucionale dhe në të gjitha fushat e tjera. “Jam i kënaqur që marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë zhvilluar me sukses dhe që gjithashtu anëtarët e të dy parlamenteve kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Unë besoj se në të ardhmen ne do të rrisim më tej bashkëpunimin ndër-parlamentar, duke shkëmbyer pikëpamjet, përvojat dhe praktika të mira, ...
Komentet te Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë Igor Zorçiq uron Glauk Konjufcën Janë të Mbyllura

​Kryeprokurori i Shtetit dhe shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Lajme
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi. Diskutimi i çështjeve të përbashkëta lidhur me data-bazën e integruar ndër-institucionale për rastet e dhunës në familje, trajtimi i rasteve të dhunës seksuale dhe viktimave të dhunës seksuale, koordinimi i institucioneve të sundimit të ligjit, krijimi i një mekanizmi për nxjerrjen e raporteve analitike për rastet e dhunës në familje, si dhe thëllimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ishin në fokus të takimit. Përfaqësuesit e UN Women vlerësuan lart aplikimin e data-bazës për rastet e dhunës në familje nga institucionet e ...
Komentet te ​Kryeprokurori i Shtetit dhe shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Janë të Mbyllura

​Konjufca pranon urime nga shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin

Lajme
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Zahir Tanin, ka uruar Glauk Konjufcën për zgjedhjen e tij kryetar të Kuvendit. “Me rastin e inaugurimit të kësaj legjislature të re, unë ju shkruaj për t’ju përgëzuar për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe emërimin tuaj si ushtrues detyre i Presidentit të Kosovës. Në emrin tim dhe në emër të UNMIK-ut, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm. Ju lutemi sigurohuni që UNMIK-u është gati që t’ju ofroj juve dhe të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, çdo mbështetje dhe ndihmë në përputhje me mandatin tonë nga Këshilli i Sigurimit i ...
Komentet te ​Konjufca pranon urime nga shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin Janë të Mbyllura

​Abdixhiku jep sinjale pozitive rreth përkrahjes së Osmanit për presidente

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të frytshëm dhe pozitiv takimin me kandidaten për president, Vjosa Osmani. Megjithatë, paralajmëroi edhe një takim tjetër për t’i qartësuar edhe më tej disa çështje. Ndërkohë tha se do të konsultohen edhe me organet e brendshme partiake dhe se LDK-ja do të jetë unike rreth temës së presidentit. Abixhiku pasi zhvillojë takimin gati dy orësh me Osmanin në Kuvendin e Kosovës, tha se ka një frymë dhe intencë pozitive për ta zhbllokuar situatën e tanishme politike. Derisa theksoi se nuk kanë vërejtje rreth platformës së Osmanit për presidente. Abdixhiku: Takimi ka qenë i frytshëm dhe takim pozitiv Video “Në ...
Komentet te ​Abdixhiku jep sinjale pozitive rreth përkrahjes së Osmanit për presidente Janë të Mbyllura

​Arrestohen 12 persona, zbulohen laboratorët që prodhojnë dokumente të falsifikuara

Lajme
Janë arrestuar 12 persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale, pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal që lidhen me kontrabandë me emigrantë, falsifikim i dokumenteve dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Policia e Kosovës kanë njoftuar se operacioni policor është realizuar në fund të tetorit të vitit të kaluar dhe në mëngjesin e sotëm. Në këto dy aksione janë kontrolluar lokacione të ndryshme, kryesisht në Prishtinë e ku janë gjetur punëtori me laborator të pajisura me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara. Kështu bëri të ditur kolonel, Florie Hajra nga drejtoria e divizionit kundër ...
Komentet te ​Arrestohen 12 persona, zbulohen laboratorët që prodhojnë dokumente të falsifikuara Janë të Mbyllura

​Mbrojtja e quan të papranueshme që Prokuroria të dorëzojë dosjen paraprake në shtator

Lajme
Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara, mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar që sa më parë të marrin dosjen paraprake, në mënyrë që të fillojnë punën e tyre. Vonimi i dorëzimit të dosjes paraprake deri në shtator është cilësuar si e papranueshme. Gjykatësi ka kërkuar nëse mund të ketë një datë të përafërt se kur mund të dorëzohet dosja parapake dhe ka kërkuar datë përfundimtare për përfundimin e hetimeve të pazhvilluara. Prokurorja Claire Lawson, tha se do të jenë në gjendje që deri në javën e dytë të shtatorit 2021 të dorëzojnë dosjen paraprake, pasi që tha se nënkategorizimi i ...
Komentet te ​Mbrojtja e quan të papranueshme që Prokuroria të dorëzojë dosjen paraprake në shtator Janë të Mbyllura

​Gjendja e rënduar me Covid-19, Vitia takon drejtorin dhe Bordin e SHSKUK-së

Lajme
Ministri i posa zgjedhur i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me drejtorin dhe Bordin e ShSKUK-së. KosovaPress ka pritur rreth një orë për të marrë një qëndrim të ministrit Vitia pas takimit me drejtorin Valbon Krasniqi, por i cili nuk ka pranuar të flasë. Ekipi i KosovaPress-it ka insistuar të marrë një qëndrim të tij për gjendjen e rënduar me Covid-19, por i cili shkurt duke ecur ka thënë se ishte një takim pune dhe se u njoftua për gjendjen sa i përket Covid-19. Vitia: Ishte një takim i rregullt pune me drejtorin e ShSKUK-së (Video) “Ishte një takim i rregullt pune. U njoftuam për gjendjen aktuale nga ...
Komentet te ​Gjendja e rënduar me Covid-19, Vitia takon drejtorin dhe Bordin e SHSKUK-së Janë të Mbyllura

​Ushtria ruse kërkon ndihmë turke mbi bombardimet në Alepo

Rajoni dhe Bota
Ushtria ruse i ka kërkuar ndihmë Turqisë në gjetjen dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për granatimet e zonave të banuara në qytetin sirian të Alepo të dielën, njoftoi Interfax. Turqia paraqiti vërejtjet dhe shqetësimet e saj të dërguarit rus dje për shkak të ndezjes së fundit të dhunës në veri-perëndim të Sirisë, raporton Reuters. Burimet dhe dëshmitarët rebelë kanë akuzuar aeroplanët rusë se kanë goditur qytete afër kufirit turk dhe një spital në rajon./KP ...
Komentet te ​Ushtria ruse kërkon ndihmë turke mbi bombardimet në Alepo Janë të Mbyllura

​Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet për dy miqësoret kundër Katarit

Sport
Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U21 po vazhdon seancat përgatitore në Doha, para dy miqësoreve kundër Katarit. Të dy ndeshjet do të zhvillohen brenda tre ditësh, respektivisht me datë 26 dhe 29 mars, përcjell KosovaPress. Skuadra e “Dardanëve” nën drejtimin e trajnerit të ri Michael Nees do të kërkoj që të shfrytëzoj këto dy miqësore kundër Katarit si test para ndeshjes së parë në kuadër të kualifikimeve të Evropianit kundër Andorrës, ndeshje e cila zhvillohet në muajin qershor. Vlen të ceket se në grumbullimin e lojtarëve mungon Mark Marleku, të cilin klubi i tij nuk e lejoi të udhëtoj për shkak të situatës me Covid-19, dhe vendin e tij do ...
Komentet te ​Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet për dy miqësoret kundër Katarit Janë të Mbyllura

​Itali: Vaksinat AstraZeneca ishin të destinuara për Belgjikën

Rajoni dhe Bota
Dozat e vaksinave AstraZeneca të gjetura në një fabrikë në Itali gjatë fundjavës ishin të destinuara për Belgjikën, tha sot një zyrtar italian në kushte anonime. Komisioni Evropian i kërkoi kryeministrit italian të shtunën të inspektojë një seri të caktuar vaksinash në fabrikën në Anania, në juglindje të kryeqytetit Romë, shtoi zyrtari, raporton Reuters. Kontrollet u kryen nga karabinierët e policisë ushtarake italiane midis të shtunës dhe të dielës, tha zyrtari./KP ...
Komentet te ​Itali: Vaksinat AstraZeneca ishin të destinuara për Belgjikën Janë të Mbyllura