Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

1 mijë e 803 të vdekur nga COVD-19, IKShPK: Respektoni masat

Lajme
COVID-19 për një vit në Kosovë mori jetën e 1 mijë e 803 qytetarëve. Së fundmi numri i rasteve të vdekjeve por edhe i të infektuarve ka shënuar rritje. së fundmi 781 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa që nga 13 marsi e deri më tash janë 84 mijë e 498 persona që janë infektuar me këtë virus. Shkak i rritjeve të rasteve të vdekjeve dhe rasteve pozitive Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore. “Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e ...
Komentet te 1 mijë e 803 të vdekur nga COVD-19, IKShPK: Respektoni masat Janë të Mbyllura

Mithat Frashëri, kundërshtari i komunizmit

Lajme
Në Janinë, më 25 mars 1889, u lind Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes së Prizrenit – Mithati ishte nipi i Samiut dhe Naimit. Mithati shkollohet në Stamboll, punësohet në administratën osmane. Ai kujtohet jo vetëm për prejardhjen, por edhe për librarinë, partinë (Balli Kombëtar), dhe kundërshtimin e komunizmit. Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14-22 nëntor 1908. Mithat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta. Në moshën 32-vjeç u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në ...
Komentet te Mithat Frashëri, kundërshtari i komunizmit Janë të Mbyllura

​22 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Lajme
22 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën. Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga ky Krusha e Madhe. Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë. Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti ...
Komentet te ​22 vjet nga masakra në Krushë të Madhe Janë të Mbyllura

​Një vit nga rënia e Qeverisë Kurti

Lajme
Sot mbushet një vit nga rënia e Qeverisë Kurti, pasi Kuvendi i Kosovës, me kërkesë të 44 deputetëve, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, mbështeti mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019 dhe ajo arriti të bëjë koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa. Qeveria e re që nga fillimi pati probleme në funksionimin e mirëfilltë për shkak të fërkimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, e cila arriti kulmin e saj pasi ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu nga radhët e ...
Komentet te ​Një vit nga rënia e Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura

JA ZGJIDHJA MË E MIRË PËR GJUMË TË QETË

Lajme
Çaji i kamomilit është një kurë e hershme e mjekësisë alternative e sidomos për qetësim para gjumit. Por cila është zgjedhja më e mirë për çajin e kamomilit, uji apo qumështi?   Një filxhan qumësht i ngrohtë me çaj kamomili rekomandohet më shumë nga mjekët si një qetësues para gjumit. Për një shëndet të mirë, ky kombinim është i duhuri. Përziejeni qumështin dhe kamomilin në një enë të vogël: lërini të ziejnë në zjarr të ulët për 15-20 minuta. Pijeni të ngrohtë./RTK ...
Komentet te JA ZGJIDHJA MË E MIRË PËR GJUMË TË QETË Janë të Mbyllura

SI TË ULNI TENSIONIN ME 3 METODA PLOTËSISHT NATYRALE

Lajme
Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.   Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor, shkruan ” U.S. National Library of Medicine”. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave, transmeton lajmi.net. Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Kura me lëng limoni Përbërësit Ujë Një limon Udhëzimet ...
Komentet te SI TË ULNI TENSIONIN ME 3 METODA PLOTËSISHT NATYRALE Janë të Mbyllura

​Macron: BE nuk pati besim në zhvillimin e shpejtë të vaksinave antiCOVID

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Francës Emmanuel Macron beson se udhëheqësit evropianë nuk arritën të ishin në dijeni se vaksinat kundërCOVID-19 do të zhvillohen në një kohë të shkurtër dhe ai e sheh tash këtë si arsyen e mbetjes prapa të BE-së krahasuar me vendet e tjera në imunizim. “Të gjithë ekspertët kanë thënë se vaksina nuk është zhvilluar kurrë në historinë e njerëzimit për më pak se një vit,” tha Macron sot në kanalin televiziv grek ERT, raporton Reuters. Ai theksoi se qasja e BE-së ishte e kujdesshme dhe se ata menduan se vaksinës i duhej shumë më shumë kohë, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat tashmë në verën e vitit ...
Komentet te ​Macron: BE nuk pati besim në zhvillimin e shpejtë të vaksinave antiCOVID Janë të Mbyllura

Liderët e BE-së nesër me Biden për të ardhmen e marrëdhënieve BE-SHBA

Rajoni dhe Bota
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) do të takohen më 25 dhe 26 mars në një samit dy-ditor që do të mbahet përmes video konferencës për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Evropë. Është planifikuar që presidenti i ri i SHBA, Joseph Biden, të bashkohet me udhëheqësit e BE-së në një video-lidhje në ditën e parë të samitit, me të cilin do të diskutojë të ardhmen e bashkëpunimit transatlantik. Agjenda e samitit do të përfshijë gjithashtu luftën kundër COVID-19, marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, Turqinë, si dhe çështje ekonomike. Para takimit, udhëheqësit e BE-së thonë se aktualisht përparësia kryesore është përshpejtimi i vaksinimit në të gjithë Unionin, që do të ...
Komentet te Liderët e BE-së nesër me Biden për të ardhmen e marrëdhënieve BE-SHBA Janë të Mbyllura

​Dhjetëra kimikate “misterioze” zbulohen në trupin e njeriut

Lajme
Më shumë se njëqind kimikate të ndryshme gjenden në trupin e njeriut, nga të cilat 55 nuk janë regjistruar deri më tani, dhe 42 janë kimikate “misterioze”, origjina e të cilave nuk dihet, tregoi një studim i ri nga Universiteti i San Francisko. Sipas hulumtimit të kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, ka shumë të ngjarë që këto kimikate të vijnë nga produkte të konsumit dhe burime të tjera industriale. “Këto kimikate kanë të ngjarë të kenë qenë në njerëz për një kohë të gjatë, por tani teknologjia po na ndihmon t’i identifikojmë ato më mirë”, tha Tracy Woodruff, një profesoreshë e obstetrikës, gjinekologjisë ...
Komentet te ​Dhjetëra kimikate “misterioze” zbulohen në trupin e njeriut Janë të Mbyllura

Në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Daut Haradinaj prezanton “Kodin e Gjeneralëve”

Lajme
Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ka vendosur të dalë me një projekt-ide, i cili quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se 24 marsi është një prej datave me të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, ku 23 vjet më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloi luftën frontale në Dukagjin. “Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë. Ideja ime është që ky organizim ...
Komentet te Në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Daut Haradinaj prezanton “Kodin e Gjeneralëve” Janë të Mbyllura