Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Hendboll/ Kosova mëson rivalët për Euro 2022

Sport
Të enjten është tërhequr shorti për kualifikimet e rregullta për Euro 2022 në konkurrencë të femrave. Evropiani i ardhshëm i hendbollisteve mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Këto tri kombëtare kualifikohen direkt, njëjtë si Norvegjia si kampione aktuale. Evropiani do të mbahet në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse kualifikimet e rregullta nisin në tetor të këtij viti. Shpresat janë shumë të mëdha që në kualifikimet e rregullta do të paraqitet edhe Kombëtarja jonë. Kosova është në fazën e parë kualifikuese së bashku në grup me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese luhen prej 31 majit e deri më 6 qershor. Ndeshjet ...
Komentet te Hendboll/ Kosova mëson rivalët për Euro 2022 Janë të Mbyllura

​Kosovarët pro integrimit të vendit në BE, në Serbi më shumë se gjysma kundër integrimit

Lajme
Kosovarët po del të jenë më optimist sesa serbët lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Derisa 92 përqind e qytetarëve të Kosovës e përkrahin anëtarësimin e vendit në BE, në Serbi as gjysma e qytetarëve nuk e përkrahin integrimin e vendit të tyre në BE. Kështu u bë e ditur në një konferencë për media me rastin e publikimit të raportit “Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i Kosovës dhe Serbisë në BE: Perceptimet e qytetarëve në dy vendet për sigurinë publike dhe kërcënimet kryesore të komunitetit dhe sigurisë” nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Në edicionin e 10-të të barometrit kosovar të sigurisë, ku edhe u prezantua ...
Komentet te ​Kosovarët pro integrimit të vendit në BE, në Serbi më shumë se gjysma kundër integrimit Janë të Mbyllura

​Shqipëri – Angli në rrezik, FSHF kërkon nga autoritetet të garantojnë sigurinë e ndeshjes

Sport
Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar sot një njoftim ku ka bërë të ditur se sot ka pranuar një shkresë nga Drejtoria e Policisë në Tiranë e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00. FSHF ka bërë kërkesë për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, gjë e cila ende nuk ka ndodhur dhe edhe sot kërkon reagimin urgjent të këtyre strukturave në lidhje me këtë çështje. “Anulimi i ndeshjes Shqipëri – Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të ...
Komentet te ​Shqipëri – Angli në rrezik, FSHF kërkon nga autoritetet të garantojnë sigurinë e ndeshjes Janë të Mbyllura

OEK dhe OEAK: ​Kuvendi të marrë vendim urgjent për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike

Ekonomi
Pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë, u bëjnë thirrje Kryesisë së Kuvendit dhe deputetëve të legjislaturës së re që me urgjencë të trajtojnë çështjen e tranzicionit të konsumatorëve komercialë në nivelin e tensionin 35 kV dhe 10 kV në tregun e lirë të furnizimit me energji elektrike, respektivisht detyrimin ligjor për sigurimin e operatorit të përshtatshëm për furnizim me energji elektrike me tarifa jo të rregulluara nga data 1 prill. Sipas një komunikate të OEAK, derisa në rrethana ideale, liberalizimi i tregut të energjisë do të sillte përfitime për konsumatorët në treg, në rastin ...
Komentet te OEK dhe OEAK: ​Kuvendi të marrë vendim urgjent për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike Janë të Mbyllura

Vrasje në tenativë, paraburgim ndaj një personi, 7 të tjerë në arrest shtëpiak

Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.M dhe caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve R.M, D.O, E.T, R.N, I.N, SH.N dhe R.N. Sipas gjykatës, i pandehuri D.M më datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, tenton ta privoj nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përleshjes fizike në mes të pandehurve R.N, SH.N, I.N dhe R.N, në njërën anë dhe të pandehurve D.M, E.T, D.O dhe R.M, në anën tjetër, e cila kishte ardh si pasojë e një konflikti verbal paraprak, i pandehuri nxjerr nga xhaketa e tij një brisk dhe me të njëjtin ...
Komentet te Vrasje në tenativë, paraburgim ndaj një personi, 7 të tjerë në arrest shtëpiak Janë të Mbyllura

​Pas triumfit ndaj Lituanisë, Kosova stërvitet sot para ndeshjes me Suedinë

Sport
Fitorja me rezultat 4-0 e Kosovës në miqësoren ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” tashmë ka mbetur prapa krahëve sepse sfidat e radhës tashmë janë në prag. Të dielën vjen sfida e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe në Prishtinë zbarkon Kombëtarja e Suedisë, raporton KosovaPress. Sot, ekipi kombëtar i Kosovës nën urdhrat e trajnerit Bernard Challabdes do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali me fillim nga ora 13:00./KP ...
Komentet te ​Pas triumfit ndaj Lituanisë, Kosova stërvitet sot para ndeshjes me Suedinë Janë të Mbyllura

ATK nga 1 prilli edhe me një shërbim të ri elektronik

Lajme
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga data 01 prill do të ofrojë edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI, do të mundësohet deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim duke ngarkuar edhe listën e personave të të cilëve iu është mbajtur Tatimi në Burim. ATK thotë se nga data 01 prill deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim (TMB) përmes formularit “ËR – PASQYRA MUJORE E MBAJTJES NË BURIM DHE PAGESËS SË TATIMIT NË INTERES, TË DREJTA PRONËSORE, QIRA, FITORE NË LOTARI DHE LOJRA TË FATIT DHE PERSONIN JO-REZIDENT” do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike. Sipas ATK-së, për të deklaruar Tatimet e Mbajtura ...
Komentet te ATK nga 1 prilli edhe me një shërbim të ri elektronik Janë të Mbyllura

Erdogani uron Kurtin, i kërkon ta rishikojë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Lajme
Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Erdogan në letër e urimit dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që ta rishikojë këtë vendim brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. “Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të solidarizohet në çdo fushë me popullin vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, pasi që e di se edhe ju keni, gjithashtu, shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se ...
Komentet te Erdogani uron Kurtin, i kërkon ta rishikojë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem Janë të Mbyllura

​Sogojeva: Kundërshtojmë masat shtrënguese, hoteleria dhe gastronomia nuk janë vatër e pandemisë

Lajme
Masat shtrënguese që mund të merren në mbroje nga Covid-19 nga java e ardhshme prej Qeverisë së re, pritet të kundërshtohen nga bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë në vend. Madje, drejtues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës i drejtohen edhe me një letër të hapur kryeministrit të ri Albin Kurti, me anë të së cilës besojnë dhe shpresojmë që të ketë bashkëpunim dhe mirëkuptim si për menaxhimin e pandemisë, ashtu edhe në kthimin e normalitetit të situatës. Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva thotë në një intervistë për KosovaPress, që mos të merret vendimi nga qeveria e Kosovës ad-hoc për masat e reja ...
Komentet te ​Sogojeva: Kundërshtojmë masat shtrënguese, hoteleria dhe gastronomia nuk janë vatër e pandemisë Janë të Mbyllura

Kryeministri Kurti pranon letër urime nga Italia, Turqia, Kroacia, Çekia dhe Hungaria

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urime nga Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán. Ai është uruar për fillimin e punës në krye të Qeverise së Republikës së Kosovës dhe i është ofruar bashkëpunim ndërshtetëror./KP    ...
Komentet te Kryeministri Kurti pranon letër urime nga Italia, Turqia, Kroacia, Çekia dhe Hungaria Janë të Mbyllura