Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Liverpooli planifikon rikthimin e befasishëm të Luis Suarezit

Sport
Luis Suarez mund të bëjë një rikthim spektakolar në “Anfield Road”. “The Reds” thuhet se janë në kërkim të një golashënuesi veteran, me ish-yllin e tyre që është i aftë për ta plotësuar atë rol, përcjellë KosovaPress. Liverpooli është vendosur të bëjë një ofertë drejt Atletico Madridit për sulmuesin Luis Suarez, sipas “Fichajes”. Më herët në karrierën e tij Suarez shënoi 69 gola në Premier Ligë në vetëm katër sezone në “Anfield”. Nëse Mohamed Salah do të largohej nga të Kuqtë, ai do të bënte një zëvendësim me emër të madh. 34-vjeçari ka mbetur efektiv sa i përket shënimit të golave edhe në këtë sezon, duke shënuar 19 herë në ...
Komentet te ​Liverpooli planifikon rikthimin e befasishëm të Luis Suarezit Janë të Mbyllura

​Haradinaj kujton të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka kujtuar të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc, që dhanë jetën njëzetedy vite më parë. Haradinaj ka thënë se si shoqëri dhe si shtet duhet të kërkojmë drejtësi për ta. “Sot kujtojmë të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc, që i falën jetën Atdheut njëzetedy vite më parë. Si shoqëri e si shtet, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për ta. Ata që vranë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë tanë, duhet të përgjigjen“, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. “Dëshmorët e Martirët janë ndërgjegjja jonë kombëtare, motivimi e frymëzimi për të ruajtur atë që e fituam me ...
Komentet te ​Haradinaj kujton të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc Janë të Mbyllura

Mediat italiane shkruajnë për lëndimin e Amir Rrahmanit

Sport
Mbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani u largua nga skuadra e Kosovës për shkak të një dëmtimi në muskul dhe u kthye në Itali. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar humbi dy ndeshjet e fundit kundër Milanit dhe Romës në Serie A për shkak të dëmtimit të kofshës dhe Kosova ka vendosur ta kthejë atë përsëri në Napoli. Rrahmani nuk do të jetë në dispozicion për kualifikimet e Kupës së Botës kundër Suedisë dhe Spanjës këtë muaj dhe “Il Mattino” raporton se ish-mbrojtësi i Hellas Veronas është dërguar përsëri në Napoli për të vazhduar programin e rimëkëmbjes në klubin e tij. Rrahmani ka luajtur vetëm 13 ndeshje që nga transferimi i tij në “ Diego ...
Komentet te Mediat italiane shkruajnë për lëndimin e Amir Rrahmanit Janë të Mbyllura

Trajneri i Lituanisë gjen fajtorin e humbjes nga Kosova

Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Lituaninë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje ishte një test për të dy skuadrat para ndeshjeve të vlefshme për kualifikim për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përcjellë KosovaPress. Strategu i kombëtares lituaneze Valdas Urbonas, i cili mori pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, siguroi se rezultati nuk ishte i kënaqshëm, por e pranoi atë si një fazë të përgatitjes për ndeshjen e së dielës në Zvicër. Ai deklaroi se Kosova ishte një kundërshtar i fortë dhe shtoi se në këtë disfatë ka ndikuar shumë mungesa e lojtarëve ...
Komentet te Trajneri i Lituanisë gjen fajtorin e humbjes nga Kosova Janë të Mbyllura

Osmani: Masakra e Krushës së Madhe dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe që ndodhi 22 vite më parë nga forcat serbe të cilët masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën. Osmani thotë se masakra e Krushës së Madhe mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati dhe është dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidial të Serbisë. “Këto ditë bëhen 22-vjet nga masakra e Krushës së Madhe, e cila përveç se dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë, mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati. Janë shumë të pagjetur, fati i ...
Komentet te Osmani: Masakra e Krushës së Madhe dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë Janë të Mbyllura

Komiteti Olimpik zgjedh sot presidentin e ri, këta janë kandidatët për president

Sport
Asambleja e Punës 2020 dhe Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahen sot në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim në ora 15:00. Fillimisht është paraparë të mbahet Asambleja e Punës 2020 dhe pas përfundimit të pikave të përcaktuara sipas Rendit të Ditës, do të mbahet Asambleja Zgjedhore. Komisioni i Pavarur Zgjedhor më datën 19 mars 2021, u ka dërguar raportin asambleistëve me kandidatët për president, nënpresidentë dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Për herë të parë për pozitën e presidentit do të jenë tre kandidatë: Besim Hasani nga Federata e Kërlingut të Kosovës, Ismet Krasniqi nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Linda ...
Komentet te Komiteti Olimpik zgjedh sot presidentin e ri, këta janë kandidatët për president Janë të Mbyllura

Ky është lojtari 19 vjeçar i Lazios që humbi jetën në aksident

Sport
Lazio është në zi pas vdekjes tragjike të lojtarit 19-vjeçar të ekipit të të rinjve Daniel Guerini. Adoleshenti, i cili festoi vetëm ditëlindjen e tij të 19-të të dielën, humbi jetën në një aksident automobilistik në Romë të mërkurën në mbrëmje. Guerini ishte në makinë me dy shokë të tjerë adoleshentë, të cilët janë në gjendje të rëndë, kur u përplas me një Mercedes Class A që drejtohej nga një burrë 68-vjeçar, përcjellë KosovaPress. Ai ka lindur në Romë, por kishte ardhur përmes ekipeve të të rinjve të Torinos, Fiorentinas dhe SPAL-it. Guerini përfaqësoi Italinë në nivelet U-15 dhe U-16./KP ...
Komentet te Ky është lojtari 19 vjeçar i Lazios që humbi jetën në aksident Janë të Mbyllura

Policia aksion për parandalimin e trafikimit me armë

Lajme
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka nisur një operacion policor që ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani tregoi se operacioni policor përfshinë disa lokacione të ndryshme dhe se po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente. “Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po ...
Komentet te Policia aksion për parandalimin e trafikimit me armë Janë të Mbyllura

​Nis sot misioni i Shqipërisë për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përballet me Andorran

Sport
Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot misionin e saj për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe do të përballet me Andorra, njëri prej pesë kundërshtarëve të saj në Grupin I. Ndeshja zhvillohet në stadiumin stadiumin nacional të Andorras dhe fillon nga ora 20:45 derisa do të drejtohet nga gjyqtari bullgar Chinkov, përcjellë KosovaPress. Para ndeshjes, trajneri Edi Reja kërkoi vëmendjen dhe përkushtimin e lojtarëve të tij në këtë ndeshje duke e cilësuar Andorra si një kundërshtar të fortë. Këto janë formacionet e mundshme: Andorra: Gomes; Rubio, San Nicolas, Garcia, Cervos; Martinez, Pujol, Rebes, Monero; Vieira; Alaez Shqipëria: Berisha; Ismajli, Djimsiti, Veseli; Hysaj, Bare, Kallaku, Lenjani; Memushaj; Cikalleshi, ...
Komentet te ​Nis sot misioni i Shqipërisë për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përballet me Andorran Janë të Mbyllura

Sot pritet të miratohet raporti për Kosovën nga Parlamenti Evropian

Lajme
Raporti për Kosovën pritet të miratohet sot nga Parlamenti Evropian, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më herët Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme. Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovë, Viola von Cramon, duke thënë se debati mbi raportin e saj do të fillojë rreth orës 11:00. Në një postim në Twitter Viola von Cramon ka treguar se në ora 17:00 bashkë me raportuesin e përhershëm për Serbinë, Vladimír Bilčík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në ...
Komentet te Sot pritet të miratohet raporti për Kosovën nga Parlamenti Evropian Janë të Mbyllura